Sipas Markut 12:1-44

  • Ilustrimi me kultivuesit vrasës (1-12)

  • Perëndia dhe Cezari (13-17)

  • Pyetja për ringjalljen (18-27)

  • Dy urdhërimet më të mëdha (28-34)

  • A është Krishti biri i Davidit? (35-37a)

  • «Ruhuni nga skribët» (37b-40)

  • Dy monedhat e vejushës së varfër (41-44)

12  Ai nisi t’u tregonte ilustrime: «Një njeri mbolli një vresht,+ e rrethoi me gardh, gërmoi një vend për shtypësen e rrushit, ngriti një kullë,+ ua la me qira kultivuesve dhe udhëtoi në dhé të huaj.+  Kur erdhi stina e vjeljes së rrushit, dërgoi te kultivuesit një skllav që të merrte nga ata pjesën e vet të fryteve të vreshtit.  Por ata e kapën, e rrahën dhe e kthyen mbrapsht duarbosh.  Ai u dërgoi një skllav tjetër, të cilin e goditën në kokë dhe e poshtëruan.+  Pastaj u dërgoi edhe një tjetër, por ata e vranë. Dërgoi edhe shumë të tjerë, mirëpo disa i rrahën e disa i vranë.  Ai kishte edhe një bir të dashur,+ që e dërgoi të fundit dhe tha: ‘Tim bir do ta respektojnë.’  Por kultivuesit i thanë njëri-tjetrit: ‘Ky është trashëgimtari.+ Hajdeni ta vrasim dhe trashëgimia do të bëhet jona!’  Kështu e kapën, e vranë dhe e flakën jashtë vreshtit.+  Çfarë do të bëjë i zoti i vreshtit? Ai do të vijë, do t’i vrasë kultivuesit, dhe vreshtin do t’ua japë të tjerëve.+ 10  A nuk e keni lexuar kurrë këtë shkrim: ‘Guri që ndërtuesit hodhën poshtë, u bë guri kryesor i qoshes.*+ 11  Këtë e bëri vetë Jehovai,* dhe në sytë tanë është diçka e mrekullueshme.’»+ 12  Me të dëgjuar këtë, kundërshtarët e tij e kuptuan se e tha ilustrimin për ta, prandaj donin ta arrestonin,* por kishin frikë nga turma. Kështu e lanë dhe ikën.+ 13  Më pas i dërguan disa farisenj dhe disa përkrahës të partisë së Herodit, që ta zinin në grackë me fjalët e veta.+ 14  Këta erdhën e i thanë: «Mësues, ne e dimë që ti thua të vërtetën e që nuk mban anën e askujt, sepse nuk shikon pamjen e jashtme të njerëzve, por mëson udhën e Perëndisë sipas së vërtetës. Është e ligjshme* t’i paguhet Cezarit haraç* për kokë, apo jo? 15  Duhet ta paguajmë apo jo?» Meqë e dalloi hipokrizinë e tyre, ai u tha: «Pse më vini në provë? Më sillni një denar* që ta shikoj.» 16  Ata i çuan një denar dhe ai i pyeti: «Të kujt janë kjo fytyrë dhe ky mbishkrim?» Ata iu përgjigjën: «Të Cezarit.» 17  Atëherë Jezui u tha: «Paguajini Cezarit gjërat e Cezarit,+ kurse Perëndisë gjërat e Perëndisë.»+ Ata u mahnitën nga fjalët e tij. 18  Pastaj vajtën saducenjtë, të cilët thonë se nuk ka ringjallje,+ dhe e pyetën:+ 19  «Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse dikush vdes dhe lë pas gruan, por nuk lë fëmijë, gruan duhet ta marrë i vëllai që t’i lërë atij pasardhës.+ 20  Ishin shtatë vëllezër. I pari u martua, por vdiq pa lënë pasardhës. 21  Prandaj gruan e tij e mori i dyti, por edhe ai vdiq pa lënë pasardhës, e njësoj edhe i treti. 22  Të shtatë nuk lanë asnjë pasardhës. E fundit fare vdiq gruaja. 23  Në ringjallje, cili do ta marrë? Meqë të shtatë e patën për grua.» 24  Jezui iu përgjigj: «E keni gabim, ngaqë nuk njihni as Shkrimet, as fuqinë e Perëndisë,+ 25  sepse, kur të ngrihen nga të vdekurit, as burrat, as gratë nuk do të martohen, por do të jenë porsi engjëjt në qiej.+ 26  Sa për ngritjen e të vdekurve, a nuk keni lexuar në librin e Moisiut, në tregimin për shkurren me gjemba, kur Perëndia i tha: ‘Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit.’+ 27  Ai nuk është Perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve. Ju gaboheni rëndë.»+ 28  Një nga skribët që ishte afruar dhe i dëgjoi të diskutonin, kur e pa se u ishte përgjigjur mirë, e pyeti: «Cili është i pari* i të gjitha urdhërimeve?»+ 29  Jezui u përgjigj: «I pari është: ‘Dëgjo, o Izrael, Jehovai,* Perëndia ynë, është një Jehova,* 30  dhe duaje Jehovain,* Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin* tënd, me gjithë mendjen tënde dhe me gjithë forcën tënde.’+ 31  I dyti është: ‘Duaje të afërmin tënd* si veten.’+ Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta.» 32  Skribi i tha: «Mësues, mirë e the dhe në përputhje me të vërtetën, se ‘Ai është Një dhe se nuk ka tjetër veç tij’.+ 33  Gjithashtu, ta duash atë me gjithë zemër, me gjithë aftësinë për të kuptuar e me gjithë forcën, si dhe ta duash të afërmin si veten, vlen shumë më tepër se gjithë blatimet e plota të djegura dhe flijimet.»+ 34  Atëherë Jezui e kuptoi se ai iu përgjigj me mend, prandaj i tha: «Ti nuk je larg nga Mbretëria e Perëndisë.» Dhe askush nuk guxoi ta pyeste më.+ 35  Megjithatë, ndërsa po i mësonte në tempull, Jezui pyeti: «Si vallë thonë skribët se Krishti është bir i Davidit+ 36  përderisa vetë Davidi tha me anë të frymës së shenjtë:+ “Jehovai* i tha Zotërisë tim: ‘Ulu në të djathtën time derisa t’i vë armiqtë e tu nën këmbët e tua.’”+ 37  Davidi vetë e quan ‘Zotëri’, si atëherë qenka bir i tij?!»+ E gjithë turma po e dëgjonte me kënaqësi. 38  Ai vazhdoi t’i mësonte: «Ruhuni nga skribët, që u pëlqen të shëtitin me veshje të gjata, t’i përshëndetin nëpër sheshe pazari,+ 39  që duan vendet e para* në sinagoga dhe kryet e vendit nëpër darka,+ 40  që gllabërojnë shtëpitë* e vejushave dhe bëjnë lutje të gjata për t’u dukur. Ata do të marrin një gjykim më të ashpër.»* 41  Pastaj u ul përballë arkave* të thesarit+ dhe nisi të vërente turmën që hidhte pará në to, e shumë të pasur po hidhnin goxha.+ 42  Tani, erdhi edhe një vejushë e varfër dhe hodhi dy monedha me vlerë shumë të vogël.*+ 43  Prandaj ai i thirri pranë dishepujt dhe u tha: «Vërtet po ju them se kjo vejushë e varfër hodhi më shumë se gjithë të tjerët që hodhën pará në arkat e thesarit,+ 44  sepse ata të gjithë hodhën nga tepricat, kurse ajo, në skamjen* e saj, hodhi gjithë sa kishte, gjithçka kishte për të jetuar.»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «koka e qoshes».
Ose «ta kapnin».
Ose «e drejtë».
Ose «më i rëndësishmi».
Ose «tjetrin». Shih Fjalorthin.
Ose «më të mira».
Ose «pronat».
Ose «më të rreptë».
Ose «mbajtëseve».
Fjalë për fjalë «2 lepta, që janë 1 kuadran». Shih Shtojcën B14.
Ose «në varfërinë».