Malakia 4:1-6

  • Elija vjen para ditës së Jehovait (1-6)

    • «Do të shkëlqejë dielli i drejtësisë» (2)

4  Se ja, po vjen dita që djeg si furrë,+ kur të gjithë ata që i kalojnë caqet me arrogancë e të gjithë ata që s’heqin dorë nga ligësia do të bëhen si kashta. Dita që po vjen ka për t’i përpirë,​—thotë Jehovai i ushtrive,—​aq sa s’ka për t’u lënë as rrënjë, as degë.  Për ju që nderoni* emrin tim do të shkëlqejë dielli i drejtësisë, që sjell shërim me rrezet* e tij; do të lodroni si viça të majmë.  Do t’i shkelni të ligjtë, sepse ata do të bëhen si pluhur nën këmbët tuaja ditën kur të veproj,​—thotë Jehovai i ushtrive.  Kujtoni Ligjin e Moisiut, shërbëtorit tim, rregullat e vendimet gjyqësore që urdhërova në Horeb që të bindej i gjithë Izraeli.+  Ja, para se të vijë dita e madhe e Jehovait, ditë që ngjall frikë e nderim,+ po ju dërgoj profetin Elija.+  Ai do t’i kthejë zemrat e etërve si të fëmijëve,+ dhe zemrat e fëmijëve si të etërve,* që të mos vij e ta godas tokën e ta caktojë për shkatërrim.»*

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «i frikësoheni».
Fjalë për fjalë «krahët».
Ose «do t’i kthejë zemrat e etërve te fëmijët, dhe zemrat e fëmijëve te etërit».