Sipas Lukës 17:1-37

  • Shkaqet për pengesë, falja dhe besimi (1-6)

  • «Skllevër që nuk meritojmë asgjë» (7-10)

  • Shërohen dhjetë të lebrosur (11-19)

  • Ardhja e Mbretërisë së Perëndisë (20-37)

    • «Mbretëria e Perëndisë është mes jush» (21)

    • «Kujtoni gruan e Lotit!» (32)

17  Pastaj Jezui u tha dishepujve: «Shkaqe për pengesë do të ketë se s’bën, por mjerë ai njeri që bëhet gur pengese!  Për të, do të ishte më mirë të varte rreth qafës një gur mulliri e të hidhej në det, sesa të pengonte një nga këta të vegjël.*+  Kushtojini vëmendje vetes! Nëse vëllai yt mëkaton, qortoje+ dhe, nëse pendohet, fale.+  Edhe nëse mëkaton shtatë herë në ditë kundër teje, e megjithatë kthehet te ti shtatë herë dhe të thotë: ‘Më fal’, ti duhet ta falësh.»+  Atëherë apostujt i thanë Zotërisë: «Na jep më shumë besim.»+  Prandaj Zotëria u tha: «Po të kishit besim sa një kokërr sinapi, do t’i thoshit këtij mani të zi: ‘Shkulu me rrënjë e mbillu në det!’ dhe ai do t’ju bindej.+  Kush nga ju, po të kishte një skllav që punon tokën ose që kullot kopenë, do t’i thoshte kur të kthehej: ‘Hajde shpejt dhe ulu që të hash.’  Përkundrazi, a nuk do t’i thoshte: ‘Më bëj gati darkën, vër përparësen dhe më shërbe derisa të kem ngrënë e të kem pirë. Pastaj mund të hash e të pish edhe ti.’  Mos do t’i ishte mirënjohës skllavit thjesht ngaqë bëri atë që kishte për detyrë? S’ma merr mendja. 10  Po njësoj edhe ju, pasi të keni bërë gjithë gjërat që ju ishin caktuar, thoni: ‘Jemi veçse skllevër që nuk meritojmë asgjë.* Bëmë vetëm atë që duhej të bënim.’»+ 11  Kur ishte rrugës për në Jerusalem, Jezui kaloi përgjatë kufirit të Samarisë dhe të Galilesë. 12  Ndërsa po hynte në një fshat, i dolën përpara dhjetë të lebrosur, të cilët qëndruan në një farë distance+ 13  dhe thirrën me zë të lartë: «Jezu, Mësues, ki mëshirë për ne!» 14  Me t’i vënë re, ai u tha: «Shkoni dhe paraqituni te priftërinjtë.»+ Ndërsa po iknin, u pastruan nga lebra.+ 15  Por një prej tyre, me të parë se ishte shëruar, u kthye dhe i dha lavdi Perëndisë me zë të lartë. 16  Pastaj u përkul me fytyrë përtokë te këmbët e Jezuit dhe e falënderoi. Ky në fakt ishte samaritan.+ 17  Jezui pyeti: «A nuk u pastruan dhjetë? Ku janë nëntë të tjerët? 18  Asnjë tjetër nuk u kthye që t’i jepte lavdi Perëndisë, përveç këtij njeriu nga një komb tjetër?» 19  Atëherë i tha: «Ngrihu dhe vazhdo rrugën. Besimi yt të shëroi.»+ 20  Tani, kur farisenjtë e pyetën se kur do të vinte Mbretëria e Perëndisë,+ ai iu përgjigj: «Mbretëria e Perëndisë nuk do të bjerë në sy kur të vijë 21  dhe as do të thuhet: ‘Shikoni, është këtu!’ ose ‘Shikoni, është atje!’, sepse ja, Mbretëria e Perëndisë është mes jush.»+ 22  Pastaj u tha dishepujve: «Do të vijë koha kur do të doni të shihni një nga ditët e Birit të njeriut, por nuk do ta shihni dot. 23  Do t’ju thonë: ‘Shikoni, është atje!’ ose ‘Shikoni, është këtu!’, por ju mos dilni dhe mos shkoni pas tyre,+ 24  sepse ashtu si vetëtima ndriçon nga njëra anë e qiellit në tjetrën, ashtu do të jetë Biri i njeriut+ atë ditë.*+ 25  Megjithatë, më parë ai duhet të heqë shumë vuajtje dhe të hidhet poshtë nga ky brez.+ 26  Veç kësaj, ashtu si ndodhi në ditët e Noesë,+ kështu do të jetë edhe në ditët e Birit të njeriut:+ 27  njerëzit hanin e pinin, burrat e gratë martoheshin, deri ditën kur Noeja hyri në arkë+ dhe erdhi Përmbytja e i shkatërroi të gjithë.+ 28  Do të jetë njësoj si ndodhi në ditët e Lotit:+ njerëzit hanin, pinin, blinin, shitnin, mbillnin dhe ndërtonin. 29  Por ditën që Loti doli nga Sodoma, nga qielli ra zjarr e squfur dhe i shkatërroi të gjithë.+ 30  Po kështu do të jetë edhe ditën kur të shfaqet Biri i njeriut.+ 31  Atë ditë, ai që është në tarracë, por që të mirat i ka në shtëpi, të mos zbresë për t’i marrë. Edhe ai që është në fushë, të mos kthehet te gjërat që ka lënë pas. 32  Kujtoni gruan e Lotit!+ 33  Kushdo që kërkon ta mbrojë jetën* e vet, do ta humbasë, por kushdo që e humbet, do ta shpëtojë.+ 34  Unë po ju them se atë natë dy veta do të jenë në një shtrat: njëri do të merret dhe tjetri do të lihet.+ 35  Dy gra do të jenë duke bluar në të njëjtin mulli: njëra do të merret dhe tjetra do të lihet.» 36  *—— 37  Prandaj ata e pyetën: «Ku, Zotëri?» Ai iu përgjigj: «Ku të jetë kërma, atje do të mblidhen edhe shqiponjat.»*+

Shënime në fund të faqes

Ose «një nga këta njerëz të thjeshtë».
Fjalë për fjalë «të padobishëm».
Fjalë për fjalë «në ditën e vet».
Ose «shpirtin».
Disa lloje shqiponjash hanë kërma.