Levitiku 21:1-24

  • Priftërinj, të shenjtë e të pandotur (1-9)

  • Kryeprifti të mos ndotet (10-15)

  • Priftërinjtë nuk duhet të kenë të meta fizike (16-24)

21  Jehovai i tha akoma Moisiut: «Thuaju priftërinjve, djemve të Aronit: ‘Askush të mos ndotet për një të vdekur* mes popullit.*+  Por prifti mund të ndotet për një të afërm të ngushtë gjaku: nënën, babanë, djalin, vajzën, vëllanë  dhe për të motrën, nëse ishte virgjëreshë që jetonte me të dhe nuk ishte martuar ende.  Megjithatë nuk mund të ndotet e të përdhoset për një grua të martuar brenda popullit të tij.  Priftërinjë të mos e rruajnë kokën,+ as cepat e mjekrës dhe të mos bëjnë prerje në trup.+  Ata duhet të jenë të shenjtë për Perëndinë e tyre+ e nuk duhet të përdhosin emrin e Perëndisë së tyre,+ sepse ata paraqitin blatimet e bëra me zjarr për Jehovain, bukën* e Perëndisë së tyre, prandaj duhet të jenë të shenjtë.+  Prifti nuk duhet të martohet me një prostitutë,+ as me një grua të çnderuar a të divorcuar nga burri,+ sepse ai është i shenjtë për Perëndinë e tij.  Shenjtërojeni,+ sepse ai paraqit bukën e Perëndisë tuaj. Ai duhet të jetë i shenjtë për ju, sepse unë, Jehovai, që po ju shenjtëroj, jam i shenjtë.+  Tani, nëse vajza e një prifti humb nderin duke u marrë me prostitucion, ajo çnderon të atin. Duhet të vritet e të digjet në zjarr.+ 10  Ai që është kryeprift mes vëllezërve të tij, mbi kokën e të cilit është derdhur vaji i mirosjes+ dhe është emëruar* që të veshë rrobat e tij priftërore,+ të mos e lërë kokën të çrregullt e të mos i shqyejë rrobat.+ 11  Të mos i afrohet asnjë të vdekuri;*+ të mos ndotet as për të ëmën, as për të atin. 12  Të mos dalë nga shenjtërorja e të mos përdhosë shenjtëroren e Perëndisë së vet,+ sepse mbi të është shenja e kushtimit, pra, vaji i mirosjes i Perëndisë së tij.+ Unë jam Jehovai! 13  Ai duhet të martohet me një vajzë të virgjër.+ 14  Ai nuk mund të martohet me një vejushë, me një grua të divorcuar, të çnderuar ose prostitutë, por duhet të marrë për grua një virgjëreshë nga populli i tij. 15  Të mos i çnderojë pasardhësit* e tij mes popullit,+ sepse unë, Jehovai, po e shenjtëroj.’» 16  Më pas Jehovai i tha Moisiut: 17  «Thuaji Aronit: ‘Gjatë tërë brezave, askush nga pasardhësit* e tu të mos afrohet për të paraqitur bukën e Perëndisë së tij nëse ka ndonjë të metë në trup. 18  Të mos afrohet asnjë burrë që ka ndonjë të metë në trup: asnjë i verbër, i çalë, i shfytyruar,* me njërën gjymtyrë të gjatë, 19  me këmbë ose dorë të thyer, 20  kurrizdalë, xhuxh,* i sëmurë nga sytë, me ekzemë a qere ose me testikuj të shtypur.+ 21  Askush nga pasardhësit* e Aronit që ka ndonjë të metë në trup nuk mund të afrohet për t’i paraqitur Jehovait blatimet e bëra me zjarr; ai ka një të metë në trup, prandaj nuk mund të afrohet për të paraqitur bukën e Perëndisë së tij. 22  Mirëpo mund të hajë nga buka e Perëndisë së vet, nga gjërat shumë të shenjta+ dhe nga gjërat e shenjta.+ 23  Ama nuk mund t’i afrohet perdes*+ dhe altarit,+ pasi ka një të metë në trup; ai nuk duhet ta përdhosë shenjtëroren time,+ sepse unë, Jehovai, po i shenjtëroj.’»+ 24  Kështu, Moisiu ia tha këto Aronit, djemve të tij dhe tërë izraelitëve.

Shënime në fund të faqes

Ose «për një shpirt».
Mund t’i referohet fisit të priftit. Shih edhe vargjet 4, 14, 15.
Ose «ushqimin», u referohet flijimeve.
Fjalë për fjalë «i është mbushur dora».
Ose «asnjë shpirti të vdekur». Fjala hebraike néfesh këtu lidhet me një fjalë hebraike që do të thotë «i vdekur».
Fjalë për fjalë «farën».
Fjalë për fjalë «fara».
Ose «me hundë të çarë».
Një mundësi tjetër «kockë e lëkurë».
Fjalë për fjalë «fara».