Levitiku 1:1-17

  • Blatimi i djegur (1-17)

1  Dhe Jehovai thirri Moisiun e i tha nga tenda e takimit:*+  «Thuaju izraelitëve:* ‘Nëse ndonjëri nga ju do t’i paraqitë Jehovait një blatim nga kafshët shtëpiake, duhet ta marrë blatimin nga bagëtia e imët ose e trashë.+  Nëse bën një blatim të djegur nga bagëtia e trashë, duhet të paraqitë një mashkull të shëndetshëm,+ të cilin do t’ia paraqitë Jehovait me vullnet të lirë+ në hyrje të tendës së takimit.  Ai do të vërë dorën mbi kokën e kafshës që do të përdoret për blatimin e djegur, dhe blatimi i tij do të pranohet që t’i shlyhen mëkatet.  Pastaj demi i ri duhet therur para Jehovait, dhe djemtë e Aronit, priftërinjtë,+ do të paraqitin gjakun e me të do të spërkatin të gjitha anët e altarit,+ që gjendet në hyrje të tendës së takimit.  Blatimi i djegur duhet rrjepur e duhet ndarë në copa.+  Djemtë e Aronit, priftërinjtë, do të vënë zjarr mbi altar+ dhe do të sistemojnë drutë në zjarr.  Djemtë e Aronit, priftërinjtë, do t’i sistemojnë copat e mishit+ bashkë me kokën dhe dhjamin e veshkave sipër druve të zjarrit që është ndezur mbi altar.  Zorrët dhe kërcinjtë duhen larë me ujë, dhe prifti do t’i vërë të gjitha këto mbi altar që të digjen e të nxjerrin tym si blatim i djegur, një blatim i bërë me zjarr, me aromë të këndshme* për Jehovain.+ 10  Nëse bën një blatim të djegur nga bagëtitë e imëta,+ nga dhentë a nga dhitë, do të paraqitë një mashkull të shëndetshëm.+ 11  Blatimi duhet therur në anën veriore të altarit, para Jehovait, dhe djemtë e Aronit, priftërinjtë, do të spërkatin me gjakun e tij altarin në të gjitha anët.+ 12  Blatimi duhet ndarë në copa dhe, bashkë me kokën e dhjamin e veshkave, prifti do ta sistemojë sipër druve të zjarrit që është ndezur mbi altar. 13  Zorrët dhe kërcinjtë duhen larë me ujë, dhe prifti do t’i paraqitë e do t’i vërë të gjitha këto mbi altar që të digjen e të nxjerrin tym. Ky është një blatim i djegur, një blatim i bërë me zjarr, me aromë të këndshme* për Jehovain. 14  Por nëse paraqit zogj si blatim të djegur për Jehovain, ai do të paraqitë si blatim turtuj ose zogj pëllumbash.+ 15  Prifti do ta çojë tek altari e do t’ia çajë pak gushën, e pastaj do ta vërë të digjet e të nxjerrë tym mbi altar, kurse gjakun do t’ia kullojë në anë të altarit. 16  Do t’ia heqë gushën dhe puplat e do t’ia hedhë afër altarit, në anën lindore, te vendi i hirit.*+ 17  Do ta çajë mes krahëve, por nuk do ta ndajë më dysh. Pastaj prifti do ta vërë mbi altar që të digjet e të nxjerrë tym sipër druve të zjarrit. Ky është një blatim i djegur, një blatim i bërë me zjarr, me aromë të këndshme* për Jehovain.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «bijve të Izraelit».
Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
Ose «i hirit të lyrosur», pra, i hirit të lagur me yndyrën e flijimeve.
Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».