Jobi 31:1-40

  • Jobi mbron integritetin e vet (1-40)

    • «Një besëlidhje me sytë e mi» (1)

    • Kërkon që Perëndia ta peshojë (6)

    • Nuk është kurorëshkelës (9-12)

    • Nuk e lakmon paranë (24, 25)

    • Nuk është idhujtar (26-28)

31  Kam bërë një besëlidhje me sytë e mi.+E si mund t’ia ngul sytë* një vajze të re?*+   Po ta bëja këtë, ç’shpërblim do të merrja nga Perëndia atje lart? Ç’trashëgimi do të më jepte i Plotfuqishmi?   A nuk i pret shkatërrimi ata që bëjnë veç keq? Nuk i pret e keqja ata që merren me të këqija?+   A nuk i sheh Perëndia udhët e mia?+ A nuk m’i numëron ai tërë hapat?   Vallë, kam ecur ndonjëherë në shtigjet e gënjeshtrës?* Mos kam nxituar me hapat e mi drejt mashtrimit?+   Le të më peshojë Perëndia me peshore të saktë,+atëherë do ta shohë se jam njeri me integritet.*+   Nëse hapat e mi janë larguar nga udha e drejtë,+nëse zemra ime ka ndjekur sytë e mi+a nëse i kam ndyrë duart,   atëherë mbjellsha unë dhe ngrëntë tjetri,+u shkultë me rrënjë ajo që mbjell!*   Nëse zemra më është joshur nga një grua tjetër,+e nëse kam zënë pusí+ te dera e tjetrit,* 10  atëherë gruaja ime bloftë drithë për një tjetër,e burra të tjerë paçin marrëdhënie me të!*+ 11  Se kjo do të ishte sjellje e turpshme nga ana ime,një faj që meriton ndëshkimin e gjykatësve;+ 12  do të ishte si një zjarr që përpin e shkatërron,*+i cili do të shkrumbonte deri në rrënjë* gjithçka kam. 13  Nëse ia kam mohuar drejtësinë shërbëtorit a shërbëtores simekur kishin një ankesë* kundër meje, 14  ç’do të bëj kur Perëndia të ngrihet kundër meje?Si do t’i përgjigjem kur të më kërkojë llogari?+ 15  Ai që më bëri mua në bark të nënës, a nuk i bëri edhe ata?+ Para se të lindnim,* a nuk na formoi po Ai?+ 16  Nëse nuk i kam dhënë të varfrit atë që kërkonte+e nëse u kam sjellë trishtim syve të vejushës,*+ 17  nëse e kam ngrënë i vetëm ushqimin time nëse nuk e kam ndarë me jetimët,+ 18  (se që në rininë time jam bëra baba për jetimin,dhe që fëmijë* i jam bërë krah vejushës), 19  nëse e kam parë dikë të vdiste nga i ftohti ngaqë s’kishte rroba,ose të varfrin që s’kishte me ç’të mbulohej,+ 20  nëse ai s’më ka falënderuar*+teksa ngrohej me leshin e deleve të mia, 21  nëse e kam kërcënuar me grusht ndonjë jetim+kur kishte nevojë për ndihmën time te porta e qytetit,*+ 22  atëherë më daltë shpatulla* vendite m’u theftë krahu në bërryl!* 23  Në të vërtetë i frikësohesha shkatërrimit që sjell Perëndia,dhe lavdia e tij më mbushte me frikë e nderim. 24  Nëse i kam varur shpresat tek ari,a nëse i kam thënë arit të kulluar: ‘Ti je siguria ime!’+ 25  nëse i jam gëzuar pasurisë sime të madhe,+ngaqë kisha grumbulluar mjaft zotërime,+ 26  nëse e kam parë diellin* të shndristedhe hënën të lëvizte në shkëlqimin e saj,+ 27  e zemra në fshehtësi më mashtronte,dhe me dorë u dërgoja puthje në shenjë adhurimi,+ 28  atëherë do të ishte një faj që meriton ndëshkimin e gjykatësve,sepse do të kisha mohuar Perëndinë e vërtetë atje lart. 29  A jam gëzuar ndonjëherë për të keqen e armikut?+ A më është bërë qejfi kur i binin të zeza? 30  Kurrë nuk e lejova gojën time të mëkatonte,që ta mallkonte e të dëshironte vdekjen e tij.+ 31  A s’kanë thënë njerëzit e tendës sime:‘A ka njeri që të mos jetë ngopur me ushqimin* e tij?’+ 32  Asnjë i panjohur* s’kishte pse të flinte jashtë,+sepse i hapja dyert për çdo udhëtar. 33  Mos jam përpjekur ndonjëherë t’i mbuloj mëkatet siç bëjnë të tjerët,+duke i fshehur fajet në xhepat e rrobave? 34  Mos i jam trembur reagimit të shumicës?Përbuzja e fiseve të tjera vallë më ka shtënë tmerrin,aq sa të heshtja e të kisha frikë të dilja nga dera? 35  Ah, sikur të më dëgjonte dikush!+ Atëherë do t’i firmosja me emrin tim gjithë fjalët që kam thënë!* Ah, sikur të më përgjigjej i Plotfuqishmi!+ Ah, sikur akuzuesi im t’i kishte hedhur me shkrim akuzat kundër meje! 36  Mbi supe do ta mbaja atë dokument,rreth kokës si kurorë do ta lidhja. 37  Do t’i jepja llogari Perëndisë për çdo hap timin;atij do t’i drejtohesha plot siguri, si një princ. 38  Nëse toka ime këlthet kundër mejee të gjitha brazdat e saj vajtojnë, 39  nëse i kam ngrënë frytet e saj pa paguar,+nëse pronarët e saj psherëtijnë të brengosur për fajin tim,+ 40  atëherë dalshin gjembaçë në vend të grurit,dhe barëra me erë të keqe në vend të elbit!» Këtu përfundojnë fjalët e Jobit.

Shënime në fund të faqes

Ose «t’ia ngul sytë gjithë epsh; t’i tregoj vëmendje të papërshtatshme».
Fjalë për fjalë «një virgjëreshe».
Një mundësi tjetër «me gënjeshtarë?»
Ose «u shkulshin me rrënjë pasardhësit e mi!»
Ose «e të afërmit». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «burra të tjerë u përkulshin mbi të!»
Fjalë për fjalë «që përpin deri në shkatërrim».
Ose «do të çrrënjoste».
Ose «çështje ligjore».
Fjalë për fjalë «Në bark».
Fjalë për fjalë «e lija vejushën t’i ligeshin sytë».
Fjalë për fjalë «që në bark të nënës».
Fjalë për fjalë «ijët e tij s’më kanë bekuar».
Një mundësi tjetër «kur shihja se kisha përkrahje te porta e qytetit».
Ose «krahu».
Ose «që nga zgavra; që nga kocka e sipërme».
Fjalë për fjalë «dritën».
Fjalë për fjalë «mishin».
Ose «i ardhur».
Ose «Ja nënshkrimi im; Ja firma ime!»