Jobi 3:1-26

  • Jobi vajton për lindjen e tij (1-26)

3  Pas kësaj Jobi filloi të fliste e të mallkonte ditën që kishte lindur.*+  Ai tha:   «U shoftë dita që linda+ dhe nata kur dikush tha: ‘Është ngjizur një djalë!’   U bëftë errësirë ajo ditë! Perëndia lart në qiell e harroftë! Drita më mos e ndriçoftë!   Errësira e thellë* e marrtë sërish! Një re e zezë e mbuloftë! Gjithçka e zymtë e tmerroftë!   Terri atë natë e pushtoftë!+ Mes ditëve të vitit mos gëzoftë! Mes ditëve të muajve mos u numëroftë!   Po, shterpë u bëftë ajo natë! Britmë gëzimi në të mos u dëgjoftë!   E mallkofshin ata që mallkojnë ditën,ata që janë në gjendje të zgjojnë leviathanin!*+   Në mugëtirën e asaj nate, yjet u errësofshin! Le të presë ajo më kot dritëne mos i paftë rrezet e agimit, 10  ngaqë nuk ia mbylli barkun nënës sime+dhe as ua fshehu dhembjen syve të mi. 11  Pse nuk vdiqa sapo erdha në jetë?! Pse nuk dhashë frymë sapo dola nga barku i nënës?!+ 12  Pse më priti prehri i saj dhe gjinjtë që të më mëndnin? 13  Se tani do të prehesha i qetë,+do të flija e do të pushoja+ 14  bashkë me mbretërit e tokës dhe këshilltarët e tyre,të cilët ngritën për vete monumente që tani s’janë veçse rrënoja;* 15  ose me princat që zotëronin are që shtëpitë i kishin plot argjend. 16  Veç të kisha qenë si një foshnjë e dështuar,e askush të mos e merrte vesh,si një fëmijë që s’e sheh kurrë dritën e diellit! 17  Në varr, edhe të ligjve nuk u vlon më tërbimi,edhe të rraskapiturit prehen në paqe.+ 18  Atje të gjithë të burgosurit kanë qetësi,e askush nuk i detyron më të punojnë. 19  Të vegjël e të mëdhenj janë njësoj atje,+dhe skllavi s’është më skllav i zotërisë së tij. 20  Pse e lë të shohë dritë njeriun që vuan?! Pse i fal jetë shpirtvrerosurit?!*+ 21  Pse nuk u vjen vdekja atyre që mezi e presin,+atyre që e kërkojnë më shumë se thesaret e fshehura, 22  atyre që s’do t’i mbante vendi nga gëzimidhe që do të ishin të lumtur kur ta gjenin varrin? 23  Pse Perëndia e lë të shohë dritë atë që e ka humbur rrugën,kur Ai vetë e ka lënë pa rrugëdalje?!+ 24  Psherëtimat janë ushqimi im,+dhe rënkimet+ e mia janë si ujëra vërshuese, 25  sepse asaj që i tmerrohesha, ajo më ndodhi,dhe asaj që i trembesha, ajo më ra. 26  Nuk gjej aspak paqe, qetësi, prehje,sepse telashet s’më lënë të marr frymë.»

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «ditën e tij».
Ose «Errësira dhe hija e vdekjes».
Mendohet se i referohet krokodilit ose ndonjë kafshe tjetër të madhe e të fuqishme ujore.
Një mundësi tjetër «të cilët ngritën për vete vende të shkreta».
Ose «atij që ka një hall të madh?!»