Jobi 27:1-23

  • Jobi është i vendosur të mbajë integritetin (1-23)

    • «Nga integriteti im nuk do të heq dorë» (5)

    • I ligu nuk ka shpresë (8)

    • «Pse janë kaq boshe gjithë fjalët tuaja?» (12)

    • I ligu ngelet pa gjë (13-23)

27  Jobi vazhdoi me këto fjalë:*   «Siç është e vërtetë që Perëndia rron, ai që ma ka mohuar drejtësinë,+e siç është e vërtetë që i Plotfuqishmi rron, ai që ma ka hidhëruar shpirtin,+   derisa të kem frymë brenda mejee derisa në flegrat e mia të jetë fryma e Perëndisë,+   nga buzët e mia s’do të dalë asnjë padrejtësi,as gjuha ime nuk do të nxjerrë mashtrime!   Por juve as që e çoj ndër mend t’ju shpall të drejtë! Nga integriteti* im nuk do të heq dorë* derisa të vdes!+   Pas drejtësisë sime do të mbahem forte prej saj kurrë nuk do të heq dorë;+sa të jem gjallë,* zemra ime s’ka për të më dënuar.*   Armiku im u ndëshkoftë si i ligu,dhe ai që më sulmon, si i padrejti!   Ç’shpresë i mbetet të ligut* kur shkatërrohet,+kur Perëndia i jep fund jetës së tij?   A do t’ia dëgjojë Perëndia klithmatkur të gjendet ngushtë e ta mbytin hallet?+ 10  Mos vallë do të gjejë kënaqësi tek i Plotfuqishmi? Mos do t’i lutet ndonjëherë Perëndisë? 11  Unë do t’ju mësoj për fuqinë e Perëndisë;*udhët e të Plotfuqishmit nuk do t’jua fsheh. 12  E nëse të gjithë paskeni parë vegime,*pse janë kaq boshe gjithë fjalët tuaja? 13  Ja pjesa që i takon të ligut nga Perëndia,+trashëgimia që merr tirani nga i Plotfuqishmi: 14  në pastë shumë djem, do të bien të vdekur nga shpata,+pasardhësit e vet nuk do të ngopen me bukë; 15  djemve që i mbeten, do t’ua marrë jetën ndonjë sëmundje,e vejushat e tyre nuk kanë për t’i qarë; 16  edhe në grumbulloftë argjend si të ishte pluhure plot rroba të bukura si të ishin argjilë, 17  edhe sikur t’i mbledhë të gjitha këto,do të jetë i drejti që do t’i veshë, e jo ai,+të pafajshmit do ta ndajnë mes tyre tërë argjendin e tij; 18  ai ndërton një shtëpi po aq të brishtë sa shtëpiza e molës,si një barakë në arë+ që ka ngritur roja; 19  ai bie në shtrat i pasur, por pasuria e vet fluturon,*e kur i hapë sytë, s’i ka mbetur më asgjë; 20  tmerret e përpijnë si një përmbytje,natën një shtrëngatë e hedh tutje;+ 21  era e lindjes do ta marrë, e ai do të zhduket,larg vendit të tij ka për ta vërvitur;+ 22  pa pikë dhembshurie do t’i vërsulet,+teksa ai mundohet gjithë dëshpërim t’ia mbathë larg duarve të saj;+ 23  Gjithë përçmim ajo do të duartrokasë për të,e nga vendi i vet do t’i fishkëllejë për ta tallur.*+

Shënime në fund të faqes

Ose «me këtë shprehje proverbiale».
Ose «Do ta mbaj integritetin tim.»
Ose «për asnjë nga ditët e mia».
Ose «s’ka për të më qortuar».
Ose «apostatit».
Një mundësi tjetër «me anë të dorës së Perëndisë».
Fjalë për fjalë «por nuk korr asgjë».
Një mundësi tjetër «Njerëzit do të duartrokasin gjithë përçmim për të, e nga vendi i tyre do t’i fishkëllejnë për ta tallur».