Jobi 26:1-14

  • Përgjigjja e Jobit (1-14)

    • «Ama ç’e ndihmoke të pafuqishmin!» (1-4)

    • ‘Perëndia e mban tokën varur në asgjë’ (7)

    • ‘Veç thekët e udhëve të Perëndisë’ (14)

26  Jobi iu përgjigj:   «Ama ç’e ndihmoke të pafuqishmin! Ama ç’ia forcoke krahët të dobëtit!+   Sa bukur e këshilloke atë që s’ka mençuri!+ Gjithë atë mençuri* ke shpalosur!   Kujt po i flet kështu?!Kush t’i fryu në vesh këto fjalë?*   Ata që dergjen të pafuqishëm në vdekje, dridhen;janë më poshtë se ujërat dhe banorët e tyre.   Varri* është lakuriq para Perëndisë,*+vendi i kalbjes* është i pambuluar.   Ai e shpalos veriun* në zbrazëti,+tokën e mban varur në asgjë;   i mbështjell ujërat brenda reve,+e nën peshën e tyre retë nuk çahen;   mbi fronin e vet i nden retë si vel që të mos shihet;+ 10  përcakton horizontin* mbi sipërfaqen e ujërave+dhe vë një kufi mes dritës dhe errësirës. 11  Shtyllat e qiellit tronditen,shtangen nga qortimi i tij. 12  Me fuqinë e tij e trazon detin,+me mençurinë e vet e bën copë-copë përbindëshin e detit.*+ 13  Me frymën* e tij e kthjellon qiellin;dora e tij e shpon tejpërtej gjarprin e pakapshëm.* 14  E pra, këto s’janë veç thekët e udhëve të tij,+e ne kemi dëgjuar veç pëshpërimën e zërit të tij! Ndaj kush mund ta kuptojë bubullimën e tij të fuqishme?»+

Shënime në fund të faqes

Ose «mençuri praktike; gjykim të shëndoshë».
Fjalë për fjalë «Fryma e kujt doli prej teje?»
Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «para tij».
Ose «Abadoni».
Ose «qiellin e veriut».
Fjalë për fjalë «një rreth».
Fjalë për fjalë «Rahabën».
Ose «erën».
Ose «që rrëshqet».