Jobi 17:1-16

  • Vazhdon përgjigjja e Jobit (1-16)

    • «Tallësit më rrethojnë» (2)

    • «Perëndia më ka bërë gazin e botës» (6)

    • «Varri do të më bëhet shtëpi» (13)

17  Fuqitë* më janë shterur e ditët po më shuhen. S’më pret gjë tjetër veç varrit!+   Tallësit më rrethojnë ngado,+e syri më sheh veç rebelimet e tyre.   Të lutem, o Perëndi, dil garant për mua,se kush tjetër do të shtrëngonte duart me mua në shenjë zotimi?+   Ti ua ke mbyllur mendjen* që aftësia dalluese të mos hyjë,+prandaj nuk i lejon të triumfojnë mbi mua.   Këta janë gati ta ndajnë pasurinë me shokët,ndërkohë që fëmijëve të vet u shuhet drita e syve.*   Perëndia më ka bërë gazin e botës,*+ja pse jam katandisur në njeri që e pështyjnë në fytyrë.+   Sytë më janë venitur nga ankthi+dhe tërë gjymtyrët e mia janë veç një hije.   Të drejtët m’i ngulin sytë të shtangur;të pafajshmit indinjohen për shkak të të ligjve.*   I drejti qëndron i patundur në udhën e vet,+dhe ai që i ka duart të pastra, bëhet gjithnjë e më i fortë.+ 10  Gjithsesi, hajdeni të gjithë e nisjani prapë me argumentet tuaja,se deri tani s’keni nxjerrë ndonjë fjalë të mençur nga goja.+ 11  Ditët e mia shkuan;+planet, po, dëshirat e zemrës sime, u shkatërruan.+ 12  Ata vazhdojnë të ma kthejnë natën në ditëe më thonë: ‘Pas territ afron drita.’ 13  Nëse pres edhe pak, Varri* do të më bëhet shtëpi,+e në errësirë+ do ta shtroj shtratin. 14  Varrit*+ do t’i thërras: ‘Je babai im!’ Vemjen do ta quaj: ‘Nëna ime! Motra ime!’ 15  Ku është, pra, shpresa ime?+ A sheh dikush shpresë për mua? 16  Ajo* do të zbresë deri te portat e hekurta të Varrit,*e bashkë me të, do të kthehem në pluhur.»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «Fryma». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «zemrën».
Ka të ngjarë nga uria ose mjerimi.
Fjalë për fjalë «një proverb».
Ose «të apostatëve».
Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «Gropës».
Domethënë, shpresa ime.
Ose «të Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.