Jobi 16:1-22

  • Përgjigjja e Jobit (1-22)

    • ‘Ju ma bëni zemrën plagë!’ (2)

    • Pohon se Perëndia e ka bërë shënjestrën e tij (12)

16  Jobi iu përgjigj:   «Sa e sa herë kam dëgjuar fjalë të tilla! E në vend që të më ngushëlloni, po ma bëni zemrën plagë!+   Si s’paskan fund fjalët boshe?* Ç’të* shtyn të më përgjigjesh kështu?   Edhe unë fare mirë mund të flisja si ju,e po të ishit ju në vendin tim,edhe unë mund të sillja argumente bindëse kundër jushe ta tundja kokën gjithë përbuzje.+   Në vend të kësaj, do t’ju jepja forcë me fjalët e gojës sime,dhe me ngushëllimin e buzëve të mia do t’jua lehtësoja dhembjen.+   Nëse flas, dhembja nuk më lehtësohet,+e nëse e mbyll gojën, dhembja nuk më pakësohet.   Mirëpo tani Perëndia m’i ka prerë fuqitë;+gjithë shtëpinë time* e ka rrënuar.   Më ka mbërthyer edhe mua, e gjendja ime dëshmon për këtë;edhe trupi im kockë e lëkurë ngrihet e jep prova kundër meje.   Gjithë zemërim, ai më ka dërrmuar;kundër meje ushqen mëri dhe kërcëllin dhëmbët;+sytë e tij më shpojnë tejpërtej sikur ta kisha armik.+ 10  Njerëzit hapin gojën për të më gllabëruar,+më godasin me shuplaka faqeve gjithë përçmimdhe kundër meje mblidhen turma-turma.+ 11  Në dorë të çunakëve më lë Perëndia,në duart e të ligjve më vërvit.+ 12  Isha rehat, por ai më bëri copë-copë;+më kapi nga zverku e më dërrmoi,pastaj më bëri shënjestrën e vet. 13  Harkëtarët e tij më rrethojnë ngado;+ai m’i shpon veshkat+ pa pikë dhembshurie;tëmthin ma derdh përtokë. 14  Më hap të çarë pas të çare;si një luftëtar më vërsulet. 15  Kam qepur copë thesi* për të mbuluar lëkurën;+dinjitetin* tim e kam groposur në pluhur.+ 16  Fytyra më është skuqur nga të qarat+e sytë më kanë vënë rrathë të zinj,* 17  edhe pse duart e mia s’e njohin dhunëndhe lutja ime është e sinqertë. 18  O tokë, mos e mbulo gjakun tim!+ Mos u ndaltë klithma ime! 19  Megjithatë, dëshmitari im është në qiej;ai që dëshmon për mua është atje lart. 20  Shokët e mi më tallin+teksa derdh lot* para Perëndisë.+ 21  Dikush tjetër le të gjykojë mes meje dhe Perëndisë,siç do të gjykonte mes një njeriu dhe shokut të tij.+ 22  Mbeten edhe pak vjet,e unë do të marr shtegun nga i cili s’ka më kthim.+

Shënime në fund të faqes

Ose «fjalët e thëna në erë?»
I drejtohet Elifazit.
Ose «gjithë sa ishin rreth meje».
Ose «forcën». Fjalë për fjalë «bririn».
Ose «mbi qepalla më rëndon hija e vdekjes».
Një mundësi tjetër «rri zgjuar e shoh».