Jobi 13:1-28

  • Vazhdon përgjigjja e Jobit (1-28)

    • ‘Sa do të doja të flitja me Perëndinë’ (3)

    • «Jeni mjekë që nuk shëroni» (4)

    • «E di se kam të drejtë» (18)

    • Pyet pse Perëndia e konsideron si armik (24)

13  Ja, syri im i ka parë të gjitha këto,veshi im i ka dëgjuar dhe i ka kuptuar.   Ato që dini ju, i di edhe unë,e nuk qëndroj më poshtë se ju.   Në të vërtetë, do të doja të flitja me të Plotfuqishmin;Perëndisë do të më pëlqente t’ia paraqitja çështjen time.+   Por ju më përbaltni me gënjeshtra;jeni që të gjithë mjekë që nuk shëroni.+   Ah, sikur të mos e hapnit fare gojën! Kështu do të tregoheshit të mençur.+   Dëgjoni, ju lutem, argumentet e mia,vërjani veshin mbrojtjes së buzëve të mia.   Mos do të thoni akuza të padrejta në emër të Perëndisë? Do të nxirrni nga goja mashtrime në emër të tij?   A do të merrni anën e tij? A do t’i dilni krah Perëndisë së vërtetë në gjyq?   Mos do t’ju dilte për mirë sikur t’ju hetonte?+ Do t’ia hidhnit atij, siç ia hidhni vdekatarit? 10  E nëse fshehurazi mbani me hatër,+ai pa dyshim ka për t’ju qortuar. 11  A nuk do të frikësoheshit prej lavdisë së tij? A nuk do t’ju fuste ai tmerrin? 12  Fjalët tuaja të mençura* janë gjepura;*mbrojtja juaj është aq e dobët sa një fortesë argjile. 13  Pushoni e më lini të flas, e pastaj të dalë ku të dalë! 14  Pse po rrezikoj?* Pse po e vë kokën në rrezik?* 15  Edhe sikur të më vriste,prapë do ta prisja plot shpresë;+para tij do ta çoja çështjen time.* 16  Atëherë ai do të bëhej shpëtimi im,+se asnjë i lig* s’mund të paraqitet përpara tij.+ 17  Dëgjojini mirë fjalët e mia,vërjani veshin asaj që do të them, 18  se jam përgatitur për çështjen time,e di se kam të drejtë. 19  Kush do të debatojë me mua? Po ta mbaja gojën mbyllur, me siguri do të vdisja!* 20  Veç dy gjëra kërkoj prej teje, o Perëndi,*e unë nuk do të fshihem nga ti: 21  largoje dorën tënde të rëndë nga unëdhe mos më ngjall më tmerr.+ 22  Më thirr, e unë do të të përgjigjem,ose më lër të flas unë, e ti m’u përgjigj. 23  Çfarë gabimesh e mëkatesh kam bërë? Ma trego fajin e mëkatin tim. 24  Pse i largon sytë nga unë+e më konsideron armikun tënd?+ 25  Mos do t’i futësh frikën një gjetheje që e ka marrë era? Vallë do të ndjekësh pas një fije kashte? 26  Se ti vazhdon të mbash shënim akuza të rënda kundër mejedhe më kërkon llogari për fajet e rinisë. 27  M’i ke vënë këmbët në fallaká,*tërë shtigjet e mia i heton dhe çdo hap timin gjurmon. 28  Kështu njeriu* tretet si një kalbësirë,si një rrobë që e bren mola.

Shënime në fund të faqes

Ose «të paharrueshme».
Ose «janë dokrra në hi».
Fjalë për fjalë «Pse po e mbaj mishin ndër dhëmbë?»
Ose «Pse po e vë shpirtin në pëllëmbë?»
Ose «do t’i mbroja udhët e mia».
Ose «asnjë apostat».
Një mundësi tjetër «Nëse dikush e bën këtë, unë do të hesht e do të vdes».
Fjalë për fjalë «Veç dy gjëra mos më bëj».
Fjalë për fjalë «ai», mund t’i referohet Jobit.