Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Libri i Jobit

Kapitujt

Përmbajtja

  • 1

    • Integriteti dhe pasuria e Jobit (1-5)

    • Satanai vë në diskutim motivet e Jobit (6-12)

    • Jobi humb zotërimet dhe fëmijët (13-19)

    • Jobi nuk fajëson Perëndinë (20-22)

  • 2

    • Satanai vë në diskutim sërish motivet e Jobit (1-5)

    • Satanai lejohet të godasë shëndetin e Jobit (6-8)

    • Gruaja e Jobit: «Mallko Perëndinë dhe vdis!» (9, 10)

    • Vijnë tre shokët e Jobit (11-13)

  • 3

    • Jobi vajton për lindjen e tij (1-26)

  • 4

    • Fjalimi i parë i Elifazit (1-21)

      • Përçmon integritetin e Jobit (7, 8)

      • Tregon mesazhin e një krijese të padukshme (12-17)

      • ‘Perëndia s’u zë besë shërbëtorëve të vet’ (18)

  • 5

    • Vazhdon fjalimi i parë i Elifazit (1-27)

      • ‘Perëndia i zë në lak të mençurit me dinakërinë e tyre’ (13)

      • ‘Jobi s’duhet ta hedhë poshtë disiplinën e Perëndisë’ (17)

  • 6

    • Përgjigjja e Jobit (1-30)

      • Pretendon se ka të drejtë të ankohet (2-6)

      • Ngushëlluesit e tij janë të pabesë (15-18)

      • «Fjalët e sinqerta nuk sjellin dhembje!» (25)

  • 7

    • Vazhdon përgjigjja e Jobit (1-21)

      • Jeta është luftë (1, 2)

      • «Pse më ke vënë në shënjestër?» (20)

  • 8

    • Fjalimi i parë i Beldadit (1-22)

      • Lë të kuptohet se bijtë e Jobit kanë mëkatuar (4)

      • ‘Po të ishe i kulluar, Perëndia do të të mbronte’ (6)

      • Lë të kuptohet se Jobi është i lig (13)

  • 9

    • Përgjigjja e Jobit (1-35)

      • Njeriu nuk debaton dot me Perëndinë (2-4)

      • ‘Perëndia bën gjëra të pahetueshme’ (10)

      • Njeriu nuk ballafaqohet dot me Perëndinë (32)

  • 10

    • Vazhdon përgjigjja e Jobit (1-22)

      • ‘Pse më kundërvihet Perëndia?’ (2)

      • Perëndia në krahasim me Jobin vdekatar (4-12)

      • ‘A mund të gjej pak lehtësim?’ (20)

  • 11

    • Fjalimi i parë i Zofarit (1-20)

      • E akuzon Jobin për fjalë boshe (2, 3)

      • I thotë Jobit ta flakë të keqen (14)

  • 12

    • Përgjigjja e Jobit (1-25)

      • «Nuk qëndroj më poshtë se ju» (3)

      • «Jam bërë gazi i botës» (4)

      • ‘Perëndia është i mençur’ (13)

      • Perëndia është më i lartë se gjykatësit e mbretërit (17, 18)

  • 13

    • Vazhdon përgjigjja e Jobit (1-28)

      • ‘Sa do të doja të flitja me Perëndinë’ (3)

      • «Jeni mjekë që nuk shëroni» (4)

      • «E di se kam të drejtë» (18)

      • Pyet pse Perëndia e konsideron si armik (24)

  • 14

    • Vazhdon përgjigjja e Jobit (1-22)

      • Njeriu është jetëshkurtër dhe i mbytur me halle (1)

      • «Edhe për një pemë ka shpresë» (7)

      • «Ah, sikur të më fshihje në Varr!» (13)

      • «Po të vdesë njeriu, a kthehet prapë në jetë?» (14)

      • Perëndia do të ketë mall për veprën e duarve të tij (15)

  • 15

    • Fjalimi i dytë i Elifazit (1-35)

      • Pohon se Jobi nuk ka frikë nga Perëndia (4)

      • E quan Jobin arrogant (7-9)

      • ‘Perëndia nuk ka besim as te engjëjt e vet’ (15)

      • ‘I ligu mundohet’ (20-24)

  • 16

    • Përgjigjja e Jobit (1-22)

      • ‘Ju ma bëni zemrën plagë!’ (2)

      • Pohon se Perëndia e ka bërë shënjestrën e tij (12)

  • 17

    • Vazhdon përgjigjja e Jobit (1-16)

      • «Tallësit më rrethojnë» (2)

      •  «Perëndia më ka bërë gazin e botës» (6)

      • «Varri do të më bëhet shtëpi» (13)

  • 18

    • Fjalimi i dytë i Beldadit (1-21)

      • Përshkruan shortin e mëkatarëve (5-20)

      • Lë të kuptohet se Jobi nuk e njeh Perëndinë (21)

  • 19

    • Përgjigjja e Jobit (1-29)

      • Hedh poshtë qortimin e «shokëve» (1-6)

      • Thotë se e kanë braktisur (13-19)

      • «Shpenguesi im rron» (25)

  • 20

    • Fjalimi i dytë i Zofarit (1-29)

      • Ndihet i ofenduar nga Jobi (2, 3)

      • Lë të kuptohet se Jobi është i lig (5)

      • Pohon se Jobi kënaqet me mëkatin (12, 13)

  • 21

    • Përgjigjja e Jobit (1-34)

      • ‘Pse të ligjtë begatohen?’ (7-13)

      • Demaskon «ngushëlluesit» e tij (27-34)

  • 22

    • Fjalimi i tretë i Elifazit (1-30)

      • ‘Ç’i hyn në punë njeriu Perëndisë?’ (2, 3)

      • Akuzon Jobin për lakmi dhe padrejtësi (6-9)

      • ‘Kthehu te Perëndia dhe do ta marrësh veten’ (23)

  • 23

    • Përgjigjja e Jobit (1-17)

      • Do që t’ia parashtrojë çështjen e vet Perëndisë (1-7)

      • Thotë se nuk e gjen dot Perëndinë (8, 9)

      • «Kam qëndruar në udhën e tij pa u shmangur» (11)

  • 24

    • Vazhdon përgjigjja e Jobit (1-25)

      • ‘Pse nuk ka caktuar një kohë Perëndia?’ (1)

      • Thotë se Perëndia e lejon ligësinë (12)

      • Mëkatarëve iu pëlqen errësira (13-17)

  • 25

    • Fjalimi i tretë i Beldadit (1-6)

      • ‘Si mund të jetë i pafajshëm njeriu para Perëndisë?’ (4)

      • Pohon se integriteti i njeriut është i kotë (5, 6)

  • 26

    • Përgjigjja e Jobit (1-14)

      • «Ama ç’e ndihmoke të pafuqishmin!» (1-4)

      • ‘Perëndia e mban tokën varur në asgjë’ (7)

      • ‘Veç thekët e udhëve të Perëndisë’ (14)

  • 27

    • Jobi është i vendosur të mbajë integritetin (1-23)

      • «Nga integriteti im nuk do të heq dorë» (5)

      • I ligu nuk ka shpresë (8)

      • «Pse janë kaq boshe gjithë fjalët tuaja?» (12)

      • I ligu ngelet pa gjë (13-23)

  • 28

    • Jobi bën dallimin mes pasurive të tokës dhe mençurisë (1-28)

      • Përpjekjet e njeriut për të gërmuar thellë në tokë (1-11)

      • Mençuria vlen shumë më tepër se margaritarët (18)

      • Të kesh nderim të thellë për Jehovain, do të thotë mençuri e vërtetë (28)

  • 29

    • Jobi kujton ditët e lumtura para sprovave (1-25)

      • I respektuar në portën e qytetit (7-10)

      • Sjellja e tij e drejtë në të kaluarën (11-17)

      • Të gjithë ia vinin veshin këshillës së tij (21-23)

  • 30

    • Jobi përshkruan si i ka ndryshuar jeta (1-31)

      • E tallin njerëz të pavlerë (1-15)

      • I duket sikur Perëndia s’e ndihmon (20, 21)

      • «Lëkura më është nxirë» (30)

  • 31

    • Jobi mbron integritetin e vet (1-40)

      • «Një besëlidhje me sytë e mi» (1)

      • Kërkon që Perëndia ta peshojë (6)

      • Nuk është kurorëshkelës (9-12)

      • Nuk e lakmon paranë (24, 25)

      • Nuk është idhujtar (26-28)

  • 32

    • Elihu i ri fillon të diskutojë (1-22)

      • Zemërohet me Jobin dhe me shokët e Jobit (2, 3)

      • Nga respekti, priti para se të fliste (6, 7)

      • Mosha s’të bën medoemos të mençur (9)

      • Elihu mezi pret të flasë (18-20)

  • 33

    • Elihu e korrigjon Jobin ngaqë e mban veten për të drejtë (1-33)

      • Gjendet një shpërblesë (24)

      • I kthehet gjallëria e ditëve të rinisë (25)

  • 34

    • Elihu mbron drejtësinë dhe udhët e Perëndisë (1-37)

      •  Jobi tha se Perëndia ia ka mohuar drejtësinë (5)

      • Perëndia i vërtetë nuk vepron kurrë me ligësi (10)

      • Jobi nuk i di gjërat (35)

  • 35

    • Elihu nxjerr në pah arsyetimin e gabuar të Jobit (1-16)

      • Jobi thotë se është më i drejtë se Perëndia (2)

      • Perëndia është aq i lartë sa nuk ndikohet nga mëkati (5, 6)

      • Jobi duhet të presë Perëndinë (14)

  • 36

    • Elihu lartëson madhështinë e pahetueshme të Perëndisë (1-33)

      • Ata që binden, begatohen; të ligjtë hidhen poshtë (11-13)

      • «E ku ka mësues si Perëndia?!» (22)

      • Jobi duhet të madhërojë Perëndinë (24)

      • «Madhështinë e Perëndisë as që e konceptojmë dot» (26)

      • Perëndia ka në kontroll shiun dhe rrufetë (27-33)

  • 37

    • Forcat e natyrës zbulojnë madhështinë e Perëndisë (1-24)

      • Perëndia mund t’i ndalojë veprimtaritë e njerëzve (7)

      • ‘Mendo për veprat e mrekullueshme të Perëndisë’ (14)

      • Njeriu nuk arrin ta kuptojë Perëndinë (23)

      • Asnjeri s’duhet ta mbajë veten për të mençur (24)

  • 38

    • Jehovai jep një mësim për të treguar sa i vogël është njeriu (1-41)

      • ‘Ku ishe kur u krijua toka?’ (4-6)

      • Bijtë e Perëndisë brohoritnin tërë ngazëllim (7)

      • Pyetje rreth fenomeneve natyrore (8-32)

      • «Ligjet që drejtojnë trupat qiellorë» (33)

  • 39

    • Krijimi i kafshëve tregon padijen e njeriut (1-30)

      • Dhitë e malit dhe drenushat (1-4)

      • Gomari i egër (5-8)

      • Demi i egër (9-12)

      • Struci (13-18)

      • Kali (19-25)

      • Fajkoi dhe shqiponja (26-30)

  • 40

    • Jehovai bën pyetje të tjera (1-24)

      • Jobi e pranon se nuk ka çfarë të thotë (3-5)

      • «Mos do ta vësh në diskutim drejtësinë time?» (8)

      • Perëndia përshkruan forcën e behemothit (15-24)

  • 41

    • Perëndia përshkruan leviathanin e jashtëzakonshëm (1-34)

  • 42

    • Jobi i përgjigjet Jehovait (1-6)

    • Tre shokët e Jobit konsiderohen fajtorë (7-9)

    • Jehovai ia kthen përsëri begatinë Jobit (10-17)

      • Djemtë dhe vajzat e Jobit (13-15)