Jeremia 47:1-7

  • Profecia kundër filistinëve (1-7)

47  Kjo është fjala që Jehovai i drejtoi profetit Jeremia për filistinët,+ përpara se faraoni të godiste Gazën.  Kështu thotë Jehovai: «Ja, ujërat nga veriu po vijnëdhe janë bërë një përrua përmbytës. Ato do të përmbytin vendin dhe gjithçka në të,qytetin dhe banorët e tij. Burrat do të bërtasin,dhe kushdo që banon në vend do të ulërijë.   Nga zhurma e përplasjes së thundrave të hamshorëve të armikut,nga gjëmimi i karrocave të tij të luftës,nga zhurma e rrotave,etërit nuk do të kthehen që të shpëtojnë as djemtë e vet,ngaqë do t’i ketë lëshuar zemra,*   sepse po vjen dita që do të shkatërrohen të gjithë filistinët,+që do të shfaroset çdo aleat që ka mbetur në Tir+ e në Sidon.+ Sepse Jehovai do t’i shkatërrojë filistinët,të mbijetuarit e ishullit të Kaftorit.*+   Në Gazë do të rruajnë kokën.* Ashkeloni dergjet i rrënuar.+ O të mbijetuar të rrafshinës* së tyre,deri kur do të bëni prerje në trup?+   O shpatë e Jehovait,+deri kur nuk do të rrish e qetë? Futu në mill.* Pusho dhe hesht!   Si mund të rrijë ajo e qetë,kur Jehovai i ka dhënë një urdhër? Ai e ka caktuar të sulmojë Ashkelonin dhe bregun e detit.+ Atje e ka caktuar të jetë.»

Shënime në fund të faqes

Ose «do t’u lëshohen duart».
Domethënë, i Kretës.
Domethënë, do t’i rruajnë kokat në shenjë vajtimi e turpi.
Ose «të ultësirës».
Ose «në këllëf».