Jeremia 45:1-5

  • Mesazhi i Jehovait për Barukun (1-5)

45  Në vitin e 4-t të mbretërimit të Jehojakimit,+ birit të Josisë, mbretit të Judës, kjo ishte fjala që profeti Jeremia i drejtoi Barukut,+ birit të Nerjahut, ndërkohë që ky shkruante në një libër gjithë fjalët që i diktonte Jeremia:+  «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit, për ty Baruk:  “Ti ke thënë: ‘Mjerë unë, sepse Jehovai i ka shtuar hidhërim dhembjes sime! Ma lodhën shpirtin gjithë këto rënkime dhe nuk gjej qetësi.’”  Thuaji atij këtë: “Kështu thotë Jehovai: ‘Ja, atë që kam ndërtuar, do ta shemb, dhe atë që kam mbjellë, do ta shkul, po, mbarë vendin.+  Por ti po kërkon* gjëra të mëdha për veten. Mos kërko më gjëra të tilla. Në fakt unë do të sjell një të keqe mbi çdo njeri,*+​—thotë Jehovai,—​kurse ty do të të jap si shpërblim* jetën tënde,+ kudo që të shkosh.’”»

Shënime në fund të faqes

Ose «po pret».
Fjalë për fjalë «mish».
Fjalë për fjalë «plaçkë».