Jeremia 33:1-26

  • Premtohet rivendosja (1-13)

  • Siguri nën ‘filizin e drejtë’ (14-16)

  • Besëlidhja me Davidin dhe me priftërinjtë (17-26)

    • Besëlidhja për ditën dhe për natën (20)

33  Fjala e Jehovait iu drejtua Jeremisë për herë të dytë kur ishte ende i mbyllur në Oborrin e Rojës:+  «Kështu thotë Jehovai, Bërësi i tokës, po, Jehovai, ai që e formoi dhe e bëri të patundshme; Jehova është emri i tij:  ‘Më thirr dhe do të të përgjigjem, e menjëherë do të të tregoj gjëra të mëdha e të pakuptueshme, gjëra që nuk i ke ditur.’+  Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit, për shtëpitë e këtij qyteti dhe për shtëpitë e mbretërve të Judës që janë shembur për të shërbyer si mbrojtje nga ledhet rrethuese dhe nga shpata e armikut,+  si edhe për ata që po vijnë për të luftuar kundër kaldeasve, po, për ata që do t’i mbushin këto shtëpi me kufomat e veta kur t’i vras nga zemërimi e tërbimi im, ngaqë më kanë detyruar me ligësinë e tyre t’i largoj sytë nga ky qytet:  ‘Unë do t’i sjell qytetit shërim e shëndet,+ do t’i shëroj ata e do t’u jap me bollëk paqe dhe të vërtetë.+  Do t’i kthej robërit e Judës e të Izraelit+ dhe do t’i forcoj si në fillim.+  Do t’i pastroj nga tërë faji i mëkateve që kanë bërë kundër meje,+ dhe do t’ua fal tërë fajet e mëkateve e të shkeljeve* që kanë kryer kundër meje.+  Emri i këtij qyteti do të më sjellë ngazëllim, dhe ky qytet do të jetë burim lavdie e lëvdimi për mua para gjithë kombeve të tokës, të cilat do të dëgjojnë për tërë mirësinë që do t’u sjell atyre.+ Kombet do të tmerrohen dhe do të dridhen+ nga gjithë mirësia dhe paqja që do t’i sjell atij.’+ 10  Kështu thotë Jehovai: “Në këtë vend që do ta quani të shkretë, pa njeri dhe pa bagëti, në qytetet e Judës e në rrugët e Jerusalemit që janë të shkretuara, pa njeri e pa banorë dhe pa bagëti, do të dëgjohet përsëri 11  britma e ngazëllimit dhe e gëzimit,+ zëri i dhëndrit e i nuses, zëri i atyre që do të thonë: ‘Falënderoni Jehovain e ushtrive, sepse Jehovai është i mirë;+ dashuria e tij besnike zgjat përjetë!’+ Ata do të sjellin blatime falënderimi në shtëpinë e Jehovait,+ sepse unë do t’i kthej robërit e këtij vendi, siç ishin në fillim,​—thotë Jehovai.” 12  Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Në këtë vend të shkretë pa njeri e pa bagëti dhe në mbarë qytetet e tij do të ketë përsëri kullota për barinjtë, ku të pushojnë kopetë e tyre.+ 13  Në qytetet e rajonit malor, në qytetet e ultësirës, në qytetet e jugut, në vendin e Beniaminit, në rrethinat e Jerusalemit+ dhe në qytetet e Judës+ do të kalojnë përsëri kope nën duart e atij që i numëron,​—thotë Jehovai. 14  Ja, po vijnë ditët,​—thotë Jehovai,—​kur do të përmbush premtimin që thashë për shtëpinë e Izraelit dhe për shtëpinë e Judës.+ 15  Në atë kohë do të bëj që të mbijë për Davidin një filiz*+ i drejtë, dhe ai do të gjykojë me drejtësi e do të bëjë atë që është e drejtë në vend.+ 16  Në ato ditë Juda do të shpëtojë,+ dhe Jerusalemi do të banojë i sigurt.+ E ai do të quhet: Jehovai është drejtësia jonë.’+ 17  Kështu thotë Jehovai: ‘Një nga pasardhësit e Davidit do të ulet gjithmonë në fronin e shtëpisë së Izraelit,+ 18  dhe priftërinjtë levitë do të kenë gjithnjë dikë që të paraqitë para meje blatimet e plota të djegura, blatime në drithë dhe flijime.’» 19  Jehovai i drejtoi Jeremisë edhe këtë mesazh: 20  «Kështu thotë Jehovai: ‘Vetëm po të prishni besëlidhjen time për ditën dhe natën, që dita dhe nata të mos vijnë në kohën e vet,+ 21  atëherë mund të prishet besëlidhja ime me Davidin,+ shërbëtorin tim, që ai të mos ketë një bir që të mbretërojë si mbret në fronin e tij,+ dhe mund të prishet besëlidhja ime me priftërinjtë levitë, shërbëtorët e mi.+ 22  Ashtu si ushtria e qiejve nuk mund të numërohet dhe si rëra e detit nuk mund të matet, po kështu do t’i shtoj pasardhësit* e Davidit, shërbëtorit tim, si edhe levitët që më shërbejnë.’» 23  Pastaj Jehovai i drejtoi Jeremisë këtë fjalë: 24  «A nuk e ke vënë re ç’thonë kundërshtarët mes këtij populli: ‘Jehovai do t’i hedhë poshtë dy familjet që ka zgjedhur.’ Ata e trajtojnë popullin tim me përbuzje, sikur të mos jetë më një komb. 25  Kështu thotë Jehovai: ‘Siç është e sigurt që kam themeluar besëlidhjen time për ditën dhe natën,+ për ligjet e qiellit dhe të tokës,+ 26  po kështu nuk do t’i hedh kurrë poshtë pasardhësit* e Jakobit dhe të Davidit, shërbëtorit tim, dhe nga pasardhësit* e tij do të zgjedh sundimtarë për pasardhësit* e Abrahamit, të Isakut dhe të Jakobit. Unë do t’i mbledh robërit e tyre,+ sepse do të më dhimbsen.’»+

Shënime në fund të faqes

Ose «trashëgimtar».
Fjalë për fjalë «farën».
Fjalë për fjalë «farën».
Fjalë për fjalë «fara».
Fjalë për fjalë «farën».