Jeremia 28:1-17

  • Jeremia përballet me profetin e rremë Hananiah (1-17)

28  Atë vit, pra, në fillim të mbretërimit të Zedekisë,+ mbretit të Judës, në muajin e pestë të vitit të katërt, profeti Hananiah, biri i Azurit nga Gibeoni,+ i tha Jeremisë në shtëpinë e Jehovait, para priftërinjve dhe gjithë popullit:  «Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Unë do ta thyej zgjedhën e mbretit të Babilonisë.+  Brenda dy vjetësh do t’i kthej në këtë vend gjithë pajisjet e shtëpisë së Jehovait, që Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, i mori e i çoi në Babiloni.+  Do të kthej në këtë vend edhe Jekoninë,+ birin e Jehojakimit,+ mbretin e Judës, dhe tërë të mërguarit e Judës që kanë shkuar në Babiloni,+​—thotë Jehovai,—​sepse do ta thyej zgjedhën e mbretit të Babilonisë.’»  Pastaj profeti Jeremia i foli profetit Hananiah në sy të priftërinjve dhe në sy të të gjithë popullit që ishte në shtëpinë e Jehovait.  Jeremia i tha: «Amin!* Ashtu bëftë Jehovai! I plotësoftë Jehovai fjalët që ke profetizuar dhe i ktheftë nga Babilonia në këtë vend pajisjet e shtëpisë së Jehovait dhe tërë të mërguarit!  Megjithatë, të lutem, dëgjo këtë mesazh që po të them ty dhe mbarë popullit.  Edhe profetët që ishin para meje e para teje, kohë më parë, profetizuan për shumë vende dhe për mbretëri të mëdha, për luftëra, për të këqija e murtaja.*  Nëse një profet profetizon për paqe dhe fjala e tij del e vërtetë, atëherë do të kuptohet se atë profet e ka dërguar vërtet Jehovai.» 10  Me të dëgjuar këtë, profeti Hananiah ia hoqi zgjedhën nga qafa profetit Jeremia dhe e theu.+ 11  Pastaj tha në sy të gjithë popullit: «Kështu thotë Jehovai: ‘Në të njëjtën mënyrë do ta thyej brenda dy vjetëve zgjedhën e Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, nga qafa e tërë kombeve.’»+ E profeti Jeremia iku. 12  Pasi profeti Hananiah e theu zgjedhën që kishte në qafë profeti Jeremia, Jehovai i drejtoi Jeremisë këtë mesazh: 13  «Shko e thuaji Hananiahut: “Kështu thotë Jehovai: ‘Ti theve një zgjedhë druri,+ por ajo do të zëvendësohet me një zgjedhë hekuri.’ 14  Se kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Unë do t’u vë në qafë gjithë këtyre kombeve një zgjedhë hekuri, që t’i shërbejnë Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, dhe do t’i shërbejnë se s’bën.+ Edhe egërsirat e fushës do t’ia jap atij.’”»+ 15  Atëherë profeti Jeremia i tha profetit Hananiah:+ «Dëgjo të lutem, o Hananiah! Ty nuk të ka dërguar Jehovai, përkundrazi, e ke bërë këtë popull që të besojë një gënjeshtër.+ 16  Prandaj kështu thotë Jehovai: ‘Ja, unë do të të zhduk nga faqja e dheut. Këtë vit do të vdesësh, sepse nxite rebelimin kundër Jehovait.’»+ 17  E profeti Hananiah vdiq në muajin e shtatë të atij viti.

Shënime në fund të faqes

Ose «Ashtu qoftë!»
Ose «sëmundje».