Jeremia 25:1-38

  • Çështja e Jehovait me kombet (1-38)

    • Kombet do t’i shërbejnë Babilonisë për 70 vjet (11)

    • Kupa e verës së tërbimit të Perëndisë (15)

    • Një e keqe përhapet komb më komb (32)

    • Të vrarët nga Jehovai (33)

25  Në vitin e katërt të mbretërimit të Jehojakimit,+ birit të Josisë, mbretit të Judës, që ishte viti i parë i mbretërimit të Nabukodonosorit,* mbretit të Babilonisë, Jeremisë iu drejtua një mesazh për popullin e Judës.  Kjo është fjala që profeti Jeremia tha për* mbarë popullin e Judës dhe banorët e Jerusalemit:  «Që nga viti i 13-të i mbretërimit të Josisë,+ birit të Amonit, mbretit të Judës, e deri sot, në këta 23 vjet, më është drejtuar fjala e Jehovait dhe ju kam folur herë pas here,* por nuk më keni dëgjuar.+  E Jehovai ju dërgonte herë pas here* gjithë shërbëtorët e tij, profetët, por ju nuk dëgjonit dhe as e kthyet veshin nga ai. +  Ata ju thoshin: ‘Kthehuni, ju lutem, secili nga udha e ligë dhe nga veprimet e liga,+ që të vazhdoni të banoni për një kohë të gjatë në vendin që Jehovai jua dha para shumë kohësh juve e paraardhësve tuaj.  Mos shkoni pas perëndive të tjera për t’u shërbyer dhe për t’u përkulur para tyre, që të mos e fyeni me veprën e duarve tuaja; përndryshe ai do të sjellë mbi ju të keqen.’  Por ju nuk më dëgjuat,​—thotë Jehovai.—​Përkundrazi, më fyet me veprën e duarve tuaja, për të keqen tuaj.+  Prandaj kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Meqë nuk iu bindët fjalëve të mia,  unë po thërras tërë fiset e veriut,+​—thotë Jehovai,—​dhe Nabukodonosorin,* mbretin e Babilonisë, shërbëtorin tim,+ e do t’i sjell kundër këtij vendi,+ kundër banorëve të tij e kundër tërë kombeve rreth e qark.+ Ju dhe këto kombe do t’ju caktoj për shfarosje* e do t’ju bëj objekt llahtarie e talljesh,* një vend të shkretë përgjithnjë. 10  Do t’u jap fund zërave të tyre të ngazëlluar e të gëzuar,+ zërit të dhëndrit e të nuses,+ zhurmës së mokrës* dhe dritës së llambës. 11  I gjithë vendi do të kthehet në rrënojë e do të bëhet objekt llahtarie, dhe këto kombe do t’i shërbejnë për 70 vjet mbretit të Babilonisë.+ 12  Por, kur të jenë mbushur 70 vjet,+ do t’i kërkoj llogari* mbretit të Babilonisë dhe atij kombi për fajin e tyre,+​—thotë Jehovai,—​dhe do ta katandis në shkreti përgjithmonë vendin e kaldeasve.+ 13  Do të sjell mbi atë vend të gjitha gjërat që kam thënë kundër tij, gjithë ç’është shkruar në këtë libër që Jeremia ka profetizuar kundër tërë kombeve, 14  sepse shumë kombe e mbretër të mëdhenj+ do t’i bëjnë skllevër,+ dhe unë do t’i shpaguaj sipas veprimeve e veprave të duarve të tyre.’»+ 15  Kështu më tha Jehovai, Perëndia i Izraelit: «Merre nga dora ime këtë kupë me verën e tërbimit tim dhe jepua të gjitha kombeve ku do të të dërgoj, që ta pinë. 16  Ata do ta pinë, do t’u merren këmbët e do të sillen si të çmendur, për shkak të shpatës që do të dërgoj mes tyre.»+ 17  Kështu e mora kupën nga dora e Jehovait dhe ua dhashë ta pinin të gjitha kombet ku më dërgoi Jehovai.+ 18  Fillova me Jerusalemin e qytetet e Judës,+ mbretërit dhe princat e tij, për t’i kthyer në shkreti, në objekt llahtarie e talljesh, si dhe në diçka për t’u përdorur si mallkim,+ siç po ndodh sot. 19  Pastaj vazhdova me faraonin, mbretin e Egjiptit, bashkë me shërbëtorët, princat dhe tërë popullin e tij,+ 20  si edhe gjithë të huajt që jetonin atje; gjithë mbretërit e vendit të Uzit; gjithë mbretërit e vendit të filistinëve;+ Ashkelonin;+ Gazën; Ekronin dhe të mbijetuarit e Ashdodit; 21  Edomin;+ Moabin+ dhe amonitët;+ 22  gjithë mbretërit e Tirit, gjithë mbretërit e Sidonit+ dhe gjithë mbretërit e ishujve të detit; 23  Dedanin,+ Temën, Buzin dhe tërë ata që i kanë flokët të prerë te tëmthat;+ 24  gjithë mbretërit e arabëve+ dhe mbretërit e popujve të ndryshëm që banojnë në shkretëtirë; 25  gjithë mbretërit e Zimrit; gjithë mbretërit e Elamit+ dhe gjithë mbretërit e medëve;+ 26  gjithë mbretërit e veriut afër dhe larg, njëri pas tjetrit, dhe gjithë mbretëritë e tjera që janë mbi faqen e dheut. Pas tyre do të pijë edhe mbreti i Sheshakut.*+ 27  «Thuaju atyre: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Pini derisa të deheni, të villni e të bini përtokë, aq sa të mos ngriheni dot më+ për shkak të shpatës që do të dërgoj mes jush.’” 28  Në qoftë se nuk pranojnë ta marrin kupën nga dora jote që ta pinë, thuaju: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Do ta pini se s’bën! 29  E nëse unë po e sjell të keqen duke filluar nga qyteti që mban emrin tim,+ a do t’ju lë ju pa ndëshkuar?!+ Nuk do t’ju lë pa ndëshkuar, sepse do të thërras një shpatë kundër gjithë banorëve të tokës,​—thotë Jehovai i ushtrive.’” 30  Ti do t’u profetizosh atyre të gjitha këto fjalë dhe do t’u thuash: ‘Nga lart Jehovai do të ulërijë si një luandhe nga banesa e shenjtë do të bëjë që zëri i tij të dëgjohet. Do të ulërijë kundër vendbanimit të tij;do të nxjerrë një britmë triumfuese kundër tërë banorëve të tokës,që do të ushtojë si kënga e atyre që shtypin rrush në shtypëse. 31  Një zhurmë do të përhapet deri në skajet e tokës,sepse Jehovai ka një çështje me kombet. Ai do të gjykojë vetë çdo njeri.*+ Të ligjtë do t’ia dorëzojë shpatës,​—thotë Jehovai.’ 32  “Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Ja, një e keqe do të përhapet komb më komb,+dhe një furtunë e madhe do të shpërthejë nga skajet më të largëta të tokës.+ 33  Atë ditë të vrarët nga Jehovai do të jenë nga njëri skaj i tokës në tjetrin. Ata nuk do t’i vajtojnë, as do t’i mbledhin a t’i varrosin. Do të bëhen si pleh mbi faqen e dheut.’ 34  Ulërini dhe bërtitni, o barinj! Zhgërryhuni, o të parët e kopesë,sepse erdhi koha të thereni dhe të shpërndaheni,e ju do të bini si një enë e çmuar. 35  Barinjtë nuk kanë ku të ikin,dhe s’ka shpëtim për të parët e kopesë. 36  Dëgjoni klithmën e barinjvedhe ulërimën e të parëve të kopesë,sepse Jehovai po u shkatërron kullotën. 37  Vendbanimet e qeta janë bërë të pajetanga zemërimi i zjarrtë i Jehovait. 38  Ai ka dalë si një luan i ri* nga strofka,+sepse vendi i tyre është bërë objekt llahtarie,nga shpata mizoredhe nga zemërimi i tij i zjarrtë.”»

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «Nabukodrezarit», një variant tjetër i këtij emri.
Ose «i tha».
Fjalë për fjalë «ju kam folur duke u çuar herët».
Fjalë për fjalë «ju dërgonte duke u çuar herët».
Fjalë për fjalë «Nabukodrezarin», një variant tjetër i këtij emri.
Fjalë për fjalë «diçka për t’u fishkëllyer».
Ose «do ta ndëshkoj».
Me sa duket ky është një emër kriptografik për Babelin (Babiloninë).
Fjalë për fjalë «çdo mish».
Ose «luan i ri me krifë».