Jeremia 24:1-10

  • Fiqtë e mirë dhe të këqij (1-10)

24  Nabukodonosori,* mbreti i Babilonisë, kishte çuar në mërgim nga Jerusalemi në Babiloni Jekoninë,*+ birin e Jehojakimit,+ mbretin e Judës, bashkë me princat e Judës, artizanët dhe metalpunuesit.*+ Në atë kohë, Jehovai më tregoi dy shporta me fiq që ishin vendosur para tempullit të Jehovait.  Në njërën shportë fiqtë ishin shumë të mirë, si fiqtë e hershëm, kurse në shportën tjetër fiqtë ishin aq të këqij sa nuk haheshin.  Jehovai më pyeti: «Çfarë sheh, Jeremia?» Unë iu përgjigja: «Shoh fiq. Fiqtë e mirë janë shumë të mirë, kurse të këqijtë janë shumë të këqij, aq sa nuk hahen.»+  Atëherë fjala e Jehovait m’u drejtua:  «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Ashtu si këta fiq të mirë do t’i shoh të mërguarit e Judës, të cilët i kam larguar nga ky vend për në vendin e kaldeasve.  Unë do t’i mbaj sytë tek ata për të mirën e tyre dhe do të bëj që të kthehen në këtë vend.+ Do t’i ndërtoj, e nuk do t’i shemb; do t’i mbjell, e nuk do t’i shkul.+  Do t’u zgjoj në zemër dëshirën për të më njohur mirë, që unë jam Jehovai.+ Ata do të jenë populli im, dhe unë do të jem Perëndia i tyre,+ sepse do të kthehen tek unë me gjithë zemër.+  Por, ashtu si fiqtë e këqij që janë aq të këqij sa nuk mund të hahen,+​—thotë Jehovai,—​ashtu do ta shoh edhe Zedekinë,+ mbretin e Judës, bashkë me princat, ata që kanë mbetur në Jerusalem dhe ata që banojnë në Egjipt.+  Do t’i katandis aq keq, sa tërë mbretëritë e tokës do të llahtarisen kur t’i shohin.+ Në të gjitha vendet ku do t’i shpërndaj,+ do t’i poshtëroj dhe do t’i bëj një shprehje proverbiale. Ata do të bëhen gazi i botës e do t’i përmendin si mallkim,+ 10  dhe unë do të dërgoj kundër tyre shpatën,+ zinë e bukës dhe murtajën,*+ derisa të zhduken nga vendi që u dhashë atyre dhe paraardhësve të tyre.’»

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «Nabukodrezari», një variant tjetër i këtij emri.
Quhet edhe Jehojakin dhe Koniah.
Një mundësi tjetër «ndërtuesit e ledheve».
Ose «sëmundje».