Jeremia 2:1-37

  • Izraeli braktis Jehovain për perënditë e tjera (1-37)

    • Izraeli krahasohet me një hardhi të egër (21)

    • Rrobat e njollosura me gjak (34)

2  Jehovai më drejtoi këtë fjalë:  «Shko dhe shpalli Jerusalemit: “Kështu thotë Jehovai: ‘E kujtoj mirë përkushtimin* tënd gjatë rinisë sate,+dashurinë që më tregoje kur ishe e fejuar,+se si më ndiqje në shkretëtirë,në një vend të pambjellë.’+   Izraeli ishte i shenjtë për Jehovain,+fryti i parë i të korrave të tij. ‘Cilido që përpiqej ta gllabëronte, bëhej me fajdhe e priste e zeza,​—thotë Jehovai.’”»+   Dëgjoni fjalën e Jehovait, o shtëpi e Jakobit,e të gjitha ju, o familje të shtëpisë së Izraelit!   Kështu thotë Jehovai: «Ç’faj gjetën tek unë paraardhësit tuaj,+që u larguan aq shumë prej mejedhe shkuan pas idhujve të kotë+ e u bënë edhe vetë të kotë?+   Ata nuk thanë: ‘Të kërkojmë me ngulm Jehovain,*atë që na nxori nga vendi i Egjiptit,+që na priu në shkretëtirë,në një vend të shkretë+ e me gropa,në një vend të zhuritur+ e që dergjet në terr,në një vend ku nuk shkel këmbë njeriu,në një vend ku s’banon kush.’   Pastaj ju çova në një vend me pemishte,që të shijonit frytet dhe të mirat e tij.+ Por, pasi hytë në vendin tim, ju e ndotët;e bëtë trashëgiminë time diçka të neveritshme.+   Priftërinjtë nuk thanë: ‘Të kërkojmë me ngulm Jehovain.’*+ Ata që merreshin me ligjin, nuk më njohën,kurse barinjtë u rebeluan kundër meje.+ Profetët profetizuan në emër të Baalit+e rendën pas atyre që nuk mund të sillnin dobi.   Prandaj unë do t’ju padit përsëri,+​—thotë Jehovai. Do të ngre padi edhe kundër bijve të bijve tuaj. 10  Kaloni në viset bregdetare* të kititëve+ dhe shihni. Po, dërgoni njerëz në Kedar+ dhe mendohuni mirë. Shihni nëse ka ndodhur një gjë si kjo. 11  Cili komb i ka këmbyer perënditë e veta me të tjera që në të vërtetë nuk janë perëndi?! E megjithatë populli im e ka këmbyer lavdinë time me diçka që s’vlen për gjë.+ 12  Shtanguni prej kësaj, o qiej;dridhuni nga tmerri,​—thotë Jehovai. 13  Se populli im ka bërë dy gjëra të këqija: më ka braktisur mua, burimin e ujit të jetës,*+dhe ka gërmuar* për vete sterna,*sterna të prishura që s’mund të mbajnë ujë. 14  Mos është Izraeli një shërbëtor a skllav i lindur në shtëpi? Pse e kanë plaçkitur atëherë? 15  Kundër tij ulërijnë+ luanët e rinj;*ata ia kanë dhënë ulërimës. Ata e bënë vendin e tij objekt llahtarie. Qyteteve u kanë vënë zjarrin, që atje të mos banojë askush. 16  Njerëzit e Nofit*+ e të Tafnesit+ do të të rrënojnë!* 17  A nuk ia bëre vetes këtë gjë,duke braktisur Jehovain, Perëndinë tënd,+ndërkohë që të printe udhës? 18  Pse dëshiron të shkosh në Egjipt+për të pirë ujërat e Shihorit?* Pse dëshiron të shkosh në Asiri+për të pirë ujërat e Lumit?* 19  Ligësia jote duhet të të ndreqëdhe pabesitë e tua duhet të të korrigjojnë. Dije dhe kuptoje sa gjë e keqee sa e hidhur është+ të braktisësh Jehovain, Perëndinë tënd;ti nuk më ke nderuar thellësisht,*+​—thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive. 20  Kohë më parë unë ta theva zgjedhën,+t’i këputa vargonjtë,megjithatë ti the: ‘S’do të të shërbej.’ Në fakt mbi çdo kodër të lartë dhe nën çdo pemë të harlisur+u shtrive sa gjatë gjerë dhe e shite veten si prostitutë.+ 21  Unë të kisha mbjellë si rrush të kuq të zgjedhur,+ i tëri farë e mirë. Si ka mundësi që u shndërrove në bisqe të prishura të një hardhie të egër para meje?+ 22  Edhe sikur të laheshe me sodë* dhe të përdorje shumë finjë,*faji yt do të mbetej si njollë para meje,+​—thotë Zotëria Sovran Jehova. 23  Si mund të thuash: ‘Nuk jam ndotur,nuk kam ndjekur Baalët.’ Pa shih udhën tënde në luginë. Shiko ç’ke bërë. Ti je si një deve e re dhe e shpejtë,që vrapon kot më kot sa andej këtej. 24  Je si një gomaricë e egër e mësuar me shkretëtirën. Kur është në afsh e nuhat erën. Kush mund ta mbajë në periudhën e çiftimit? Të gjithë ata që e kërkojnë, nuk do të rraskapiten,sepse do ta gjejnë në periudhën* e saj. 25  Mos lër që të të zbathen këmbëtdhe të të thahet fyti. Por ti the: ‘Është e kotë!+ Unë kam rënë në dashuri me të huaj*+dhe do të ndjek ata.’+ 26  Ashtu siç turpërohet hajduti kur e kapin,po kështu është turpëruar shtëpia e Izraelit,ata, mbretërit, princat,priftërinjtë e profetët e tyre.+ 27  Ata i thonë një peme: ‘Ti je ati im’,+dhe një guri: ‘Ti më linde.’ Kurse mua më kthejnë shpinën.*+ Por kur të jenë në ditë të keqe, do të luten: ‘Hajde, na shpëto!’+ 28  Ku janë perënditë që bëre?+ Të vijnë e të të shpëtojnë, nëse munden, kur të jesh në ditë të keqe;sepse perënditë e tua janë aq të shumta sa qytetet e tua, o Judë!+ 29  Pse vazhdoni të ngrini akuza kundër meje? Pse jeni rebeluar të gjithë kundër meje?+​—thotë Jehovai. 30  Më kot i kam goditur bijtë tuaj.+ Ata nuk kanë pranuar të disiplinoheshin.*+ Vetë shpata juaj i gllabëroi profetët tuaj,+si një luan grabitqar. 31  O brez, merreni parasysh fjalën e Jehovait! Mos jam bërë për Izraelin si një shkretëtirëose një vend me terr mbytës? Pse populli im thotë: ‘Do të sorollatemi ku të duame nuk do të kthehemi më te ti.’+ 32  A mund t’i harrojë një virgjëreshë stolitë e sajapo një nuse rripat e kraharorit?* E megjithatë, populli im më ka harruar prej kohësh.+ 33  Sa me mjeshtëri, o grua, e ke përgatitur udhën për të kërkuar dashurinë! Ti je stërvitur në udhët e ligësisë.+ 34  Edhe rrobat e tua janë njollosur me gjakun e pafajshëm të njerëzve të varfër.+ Ndonëse nuk i pashë të plaçkitnin shtëpinë tënde,në të gjitha rrobat e tua ka njolla gjaku.+ 35  Por ti thua: ‘Jam e pafajshme. Me siguri ai nuk është më i zemëruar me mua.’ Tani unë do të sjell gjykimin kundër teje,ngaqë thua: ‘Nuk kam mëkatuar.’ 36  Pse e shpërfill kaq lehtë udhën tënde të paqëndrueshme? Edhe për Egjiptin do të të vijë turp,+siç të erdhi turp për Asirinë.+ 37  Për këtë arsye do të dalësh me duart në kokë,+sepse Jehovai i ka hedhur poshtë ata që ishin siguria jote;ata nuk do të të ndihmojnë.»

Shënime në fund të faqes

Ose «dashurinë besnike».
Fjalë për fjalë «Ku është Jehovai?»
Fjalë për fjalë «Ku është Jehovai?»
Ose «ishujt».
Fjalë për fjalë «ujit të gjallë».
Ose «ka hapur», ka shumë të ngjarë në shkëmb.
Domethënë, depo të nëndheshme për të mbledhur ujë.
Ose «luanët e rinj me krifë».
Ose «e Memfisit».
Fjalë për fjalë «do të të hanë majën e kokës».
Domethënë, degë e lumit Nil.
Domethënë, lumi Eufrat.
Fjalë për fjalë «nuk më je frikësuar». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «alkal».
Ose «sapun».
Fjalë për fjalë «muajin».
Ose «perëndi të huaja».
Ose «më kthejnë kurrizin, e jo fytyrën».
Ose «jelekun e nusërisë?»