Jeremia 19:1-15

  • Jeremia duhet të copëtojë një poç argjile (1-15)

    • Flijojnë fëmijë për Baalin (5)

19  Kështu tha Jehovai: «Shko dhe bli një poç balte te një poçar.+ Thirr disa pleq nga populli e disa pleq nga priftërinjtë  dhe shko në Luginën e Birit të Hinomit,+ në hyrje të Portës së Copave të Poçeve. Atje shpall fjalët që do të të them.  Thuaj: “Dëgjoni fjalën e Jehovait, o mbretër të Judës dhe banorë të Jerusalemit! Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Ja, unë do të sjell një të keqe në këtë vend dhe do të tronditet* kushdo që e dëgjon,  sepse ata më braktisën mua+ dhe e bënë këtë vend që të mos njihet më.+ Në të paraqesin flijime për perënditë e tjera që nuk i kishin njohur, as ata, as paraardhësit e tyre dhe as mbretërit e Judës, dhe e kanë mbushur këtë vend me gjak të pafajshmish.+  Ngritën vendet e larta për Baalin, që të djegin bijtë e tyre në zjarr si blatime të plota të djegura për Baalin,+ diçka që nuk e urdhërova, as e thashë dhe as më ka shkuar kurrë ndër mend.*+  Prandaj po vijnë ditët,​—thotë Jehovai,—​kur ky vend nuk do të quhet më Tofet ose Lugina e Birit të Hinomit, por Lugina e Vrasjes.+  Unë do t’i prish planet e Judës e të Jerusalemit në këtë vend e do të bëj që armiqtë dhe dora e atyre që kërkojnë t’u marrin jetën, t’i vrasin me shpatë. Kufomat e tyre do t’ua jap si ushqim zogjve të qiellit dhe egërsirave të tokës.+  Do ta bëj një objekt llahtarie dhe talljesh* këtë qytet. Kushdo që do t’i kalojë pranë, do t’ia ngulë sytë i tmerruar e do të tallet për të gjitha plagët e tij.+  Do t’i bëj të hanë mishin e djemve dhe të vajzave të veta, e do të hanë mishin e njëri-tjetrit, për shkak të rrethimit dhe nga dëshpërimi që do të kenë kur t’i bllokojnë armiqtë e ata që kërkojnë jetën e tyre.’”+ 10  Pastaj, para syve të burrave që janë me ty, thyeje poçin 11  dhe thuaju: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Ashtu siç thyhet një enë poçari e nuk mund të ndreqet më, po kështu do ta thyej këtë popull dhe këtë qytet; dhe ata do t’i varrosin në Tofet, derisa ai të stërmbushet.+ 12  Ja çfarë do të bëj me këtë vend dhe me banorët e tij,​—thotë Jehovai,—​do ta bëj këtë qytet si Tofetin. 13  Shtëpitë e Jerusalemit e të mbretërve të Judës do të bëhen si ky vend i papastër, si Tofeti,+ pra, tërë shtëpitë në tarracat e të cilave i paraqitnin flijime ushtrisë së qiejve+ dhe derdhnin blatim në pije për perënditë e tjera.’”»+ 14  Kur Jeremia u kthye nga Tofeti ku e kishte dërguar Jehovai për të profetizuar, qëndroi në oborrin e shtëpisë së Jehovait e i tha gjithë popullit: 15  «Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Këtij qyteti dhe të gjitha qytezave përreth do t’u sjell tërë të keqen që kam shpallur, sepse ata refuzuan me kokëfortësi* t’u bindeshin fjalëve të mia.’»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «t’i dridhen veshët».
Ose «zemra ime nuk e ka dashur kurrë».
Fjalë për fjalë «diçka për t’u fishkëllyer».
Fjalë për fjalë «e ngurtësuan qafën që të mos».