Jeremia 18:1-23

  • Argjila në duart e poçarit (1-12)

  • Jehovai i kthen kurrizin Izraelit (13-17)

  • Komplot kundër Jeremisë; përgjërimi i tij (18-23)

18  Kjo është fjala që i drejtoi Jehovai Jeremisë:  «Ngrihu e shko te shtëpia e poçarit.+ Atje do të dëgjosh fjalët e mia.»  Kështu, shkova te shtëpia e poçarit, dhe ai po punonte në rrotovile.  Por ena që po bënte me argjilë iu prish në dorë, prandaj i hyri punës përsëri dhe bëri me të një enë tjetër, siç i pëlqeu.*  Atëherë Jehovai më tha:  «A nuk mund të veproj edhe unë me ju, o shtëpi e Izraelit, ashtu si ky poçar?​—thotë Jehovai.—​Ja, ju jeni në dorën time si argjila në dorën e poçarit, o shtëpi e Izraelit.+  Sa herë që flas për të shkulur me rrënjë, për të rrëzuar dhe për të shkatërruar një komb a një mbretëri,+  dhe ai komb heq dorë nga ligësia kundër së cilës fola, edhe unë do të ndryshoj mendje* për shkatërrimin që kisha ndër mend t’i sillja.+  Por, sa herë që flas për të ndërtuar dhe për të themeluar* një komb a një mbretëri, 10  dhe ai komb bën atë që është e keqe në sytë e mi duke mos iu bindur zërit tim, edhe unë do të ndryshoj mendje* për të mirën që kisha ndër mend t’i bëja. 11  E tani të lutem, thuaju burrave të Judës dhe banorëve të Jerusalemit: “Kështu thotë Jehovai: ‘Ja, unë po përgatis* një shkatërrim dhe po thur një plan kundër jush. Kthehuni, ju lutem, nga udha e ligë dhe ndryshoni sjelljen e veprimet tuaja.’”»+ 12  Por ata thanë: «Është e kotë,+ sepse do të ecim sipas mendimeve tona dhe secili nga ne do të veprojë me kokëfortësi, si t’i thotë zemra e vet e ligë.»+ 13  Prandaj kështu thotë Jehovai: «Ju lutem, pyetni nëpër kombe. Kush ka dëgjuar diçka të tillë? Virgjëresha e Izraelit ka bërë diçka tepër të llahtarshme.+ 14  Vallë, zhduket bora e Libanit nga shkëmbinjtë e shpateve të tij?! A do të thahen ujërat e freskëta që rrjedhin nga larg?! 15  Megjithatë populli im më ka harruar,+sepse i paraqit flijime* diçkaje të kotë.+ Prandaj pengohet dhe largohet nga shtigjet ku ecte kohë më parë,+që të ecë në rrugica, në udhë të pashtruara. 16  Kështu e bën vendin e vet objekt llahtarie+dhe objekt talljesh* përgjithnjë.+ Kushdo që do t’i kalojë pranë,do t’ia ngulë sytë i tmerruar e do të tundë kokën.+ 17  Ashtu si era e lindjes shpërndan bykun, kështu do ta shpërndaj popullin përpara armikut. Në atë ditë të zezë do t’i përçmoj, e nuk do t’i miratoj.»*+ 18  Atëherë ata thanë: «Ejani dhe le të kurdisim një komplot kundër Jeremisë,+ sepse priftërinjtë do të mësojnë gjithnjë ligjin,* të mençurit këshillën dhe profetët fjalën. Ejani dhe le të flasim kundër tij* e të mos u kushtojmë fare vëmendje fjalëve që thotë.» 19  Më kushto vëmendje, o Jehova,dhe dëgjo ç’thonë kundërshtarët e mi! 20  A duhet kthyer e mira me të keqe? Ata kanë hapur një gropë për të më marrë jetën.+ Kujto se si dola para teje për të folur mirë për ta,që ta ndalja tërbimin tënd ndaj tyre. 21  Prandaj lëri bijtë e tyre në dorë të zisë së bukës,dorëzoji te fuqia e shpatës.+ U mbetshin gratë pa fëmijë dhe vejusha!+ U vdekshin burrat nga plaga vdekjeprurësedhe rënçin të vdekur në betejë nga shpata të rinjtë!+ 22  Një britmë u dëgjoftë nga shtëpitë e tyre,kur befas të sjellësh kundër tyre plaçkitësit,sepse kanë hapur një gropë për të më zënëe kanë ngritur gracka për këmbët e mia.+ 23  Por ti, o Jehova,i di mirë planet që kanë bërë për të më vrarë.+ Mos ua mbulo fajin! Mos ua fshi mëkatin! U pengofshin para teje+kur të veprosh gjithë zemërim kundër tyre!+

Shënime në fund të faqes

Ose «siç iu duk e drejtë poçarit në sytë e vet».
Ose «do të më vijë keq».
Fjalë për fjalë «për ta mbjellë».
Ose «do të më vijë keq».
Fjalë për fjalë «po formoj».
Ose «tym blatimi».
Fjalë për fjalë «diçka për t’u fishkëllyer».
Fjalë për fjalë «do t’i kthej kurrizin, e jo fytyrën».
Ose «udhëzimin».
Fjalë për fjalë «ta godasim me gjuhë».