Jeremia 16:1-21

  • Jeremia nuk duhet të martohet, të vajtojë apo të festojë (1-9)

  • Ndëshkimi, pastaj rivendosja (10-21)

16  Jehovai më drejtoi edhe këtë fjalë:  «Mos merr grua dhe mos ki djem e vajza në këtë vend,  sepse kështu thotë Jehovai për djemtë e vajzat që lindin në këtë vend, për nënat që i lindin dhe për etërit që i sjellin në jetë:  ‘Do të vdesin nga sëmundje vdekjeprurëse.+ Nuk do të vajtohen dhe as do të varrosen. Do të bëhen si pleh mbi faqen e dheut+ e do të marrin fund nga shpata dhe zia e bukës.+ Kufomat e tyre do të bëhen ushqim për zogjtë e qiellit dhe egërsirat e tokës.’   Kështu thotë Jehovai: “Mos hyr në një shtëpi ku shtrohet dreka për zi,e mos vajto e mos ua qaj hallin,+sepse unë ia kam hequr paqen këtij populli,​—thotë Jehovai. I kam hequr edhe dashurinë besnike dhe mëshirën.+   Si i madhi, edhe i vogli, do të vdesin në këtë vend;as do të varrosen,e as do t’i vajtojnë. Askush nuk do të bëjë prerje në trup dhe as do të rruajë kokën për ta.*   Askush nuk do të sigurojë bukë për ata që vajtojnë,që t’i ngushëllojë për të vdekurin,dhe askush nuk do t’u japë të pinë kupën e ngushëllimitpër humbjen e babait a të nënës.   Gjithashtu, mos hyr në asnjë shtëpi ku festohet,që të ulesh me ta për të ngrënë e për të pirë.  Faktikisht kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Ja, në këtë vend, para syve tuaj dhe në ditët tuaja, unë do t’i jap fund zërit të ngazëllimit e të gëzimit, zërit të dhëndrit e të nuses.’+ 10  Kur t’ia thuash këtij populli gjithë këto fjalë, ata do të të pyesin: ‘Pse Jehovai ka shpallur tërë këtë të keqe për ne? Ç’faj e ç’mëkat kemi bërë kundër Jehovait, Perëndisë tonë?’+ 11  Ti duhet t’u përgjigjesh: ‘Ngaqë paraardhësit tuaj më braktisën,+​—thotë Jehovai,—​dhe shkuan pas perëndive të tjera, u shërbyen e u përkulën para tyre.+ Po, më braktisën mua dhe nuk e respektuan ligjin tim.+ 12  Megjithatë, ju keni vepruar shumë më keq se paraardhësit tuaj.+ Secili ndjek me kokëfortësi zemrën e vet të ligë, në vend që të më bindet.+ 13  Prandaj, unë do t’ju flak në një vend që nuk e keni njohur as ju e as paraardhësit tuaj,+ dhe atje do t’ju duhet t’u shërbeni perëndive të tjera ditë e natë,+ sepse nuk do ta keni kurrsesi pëlqimin tim. 14  Megjithatë, po vijnë ditët,​—thotë Jehovai,—​kur nuk do të thuhet më: “Siç është e vërtetë që Jehovai rron, i cili nxori popullin e Izraelit nga vendi i Egjiptit!”,+ 15  përkundrazi do të thuhet: “Siç është e vërtetë që Jehovai rron, i cili nxori popullin e Izraelit nga vendi i veriut dhe nga gjithë vendet ku i kishte shpërndarë!” E unë do t’i kthej përsëri në tokën që u dhashë paraardhësve të tyre.+ 16  Ja, unë do të thërras shumë peshkatarë,​—thotë Jehovai. Ata do t’i peshkojnë. Pastaj do të dërgoj shumë gjuetarë,që do t’i kërkojnë në çdo mal, në çdo kodërdhe në të çarat e shkrepave. 17  Sytë e mi shohin çdo gjë që bëjnë.* Ata nuk fshihen dot nga unë,dhe as fajin nuk e fshehin dot nga sytë e mi. 18  Para së gjithash, unë do të kërkoj një shpagim të plotë për fajin dhe mëkatet e tyre’,+ngaqë e kanë përdhosur vendin tim me figurat e pajeta* të idhujve të tyre të pështirë. E kanë mbushur trashëgiminë time me gjërat e tyre të neveritshme.’”»+ 19  O Jehova, forca e kalaja ime,streha ime në ditë vuajtjeje!+ Te ti do të vijnë kombet nga skajet e tokëse do të thonë: «Paraardhësit tanë trashëguan vetëm gënjeshtrën,kotësinë dhe gjëra pa vlerë.»+ 20  A mund të bëjë njeriu perëndi për vete,kur ato nuk janë vërtet perëndi?+ 21  «Prandaj, unë do t’u jap një mësim;këtë herë do t’u tregoj pushtetin dhe fuqinë time,dhe ata kanë për ta marrë vesh se emri im është Jehova.

Shënime në fund të faqes

Zakone pagane vajtimi që, me sa duket, ndiqeshin në Izraelin apostat.
Fjalë për fjalë «tërë udhët e tyre».
Fjalë për fjalë «me kufomat e».