Jeremia 15:1-21

  • Jehovai nuk do ta ndryshojë gjykimin (1-9)

  • Jeremia ankohet (10)

  • Jehovai përgjigjet (11-14)

  • Jeremia lutet (15-18)

    • Të përpish fjalët e Perëndisë sjell kënaqësi (16)

  • Jeremia merr forcë nga Jehovai (19-21)

15  Atëherë Jehovai më tha: «Edhe sikur Moisiu e Samueli të ishin para meje,+ ky popull nuk do të kishte kurrsesi pëlqimin tim. Flakini larg syve të mi! Le të ikin!  Nëse të thonë: ‘Ku të ikim?’, ti duhet t’u thuash: “Kështu thotë Jehovai: ‘Kushdo që është për plagën vdekjeprurëse, nga plaga vdekjeprurëse do të vdesë! Kushdo që është për shpatën, nga shpata do të vdesë!+ Kushdo që është për zinë e bukës, nga zia e bukës do të vdesë! Kushdo që është për robërinë, në robëri do të shkojë!+  Unë kam caktuar kundër tyre katër lloje të këqijash:*+ shpatën për t’i vrarë, qentë për t’i tërhequr zvarrë, zogjtë e qiellit dhe egërsirat e tokës për t’i gllabëruar e për t’i rrënuar,+​—thotë Jehovai.—​  Do t’i katandis aq keq, sa tërë mbretëritë e tokës do të llahtarisen kur t’i shohin,+ për shkak të asaj që Manaseu, mbreti i Judës, biri i Hezekisë, bëri në Jerusalem.+   Kujt do t’i dhimbsesh, o Jerusalem? Kush do të ta qajë hallin? Kush do të ndalet për të të pyetur si je?   Ti vetë më ke braktisur,​—thotë Jehovai.+ Më kthen vazhdimisht shpinën.*+ Prandaj unë do ta ngre dorën kundër teje dhe do të të shkatërroj.+ U lodha duke ndier dhembshuri* për ty.   Te portat e vendit, me sfurk do t’i hedh në erë. Do t’i lë pa fëmijë.+ Do ta shkatërroj popullin tim,meqë nuk pranon të kthehet nga udha e tij.+   Para syve të mi, vejushat do të bëhen më të shumta se kokrrizat e rërës së detit. Në mesditë do të sjell kundër tyre shkatërruesin, kundër nënës e kundër të riut. Do të shkaktoj papritur trazirë dhe tmerr.   Gruaja që lindi shtatë bij, është tretur,po gulçon.* Dielli i saj perëndoi kur ishte akoma ditë,duke i sjellë turp e poshtërim.* Ata pak që do të mbeten,do t’ia jap shpatës së armiqve,​—thotë Jehovai.’”»+ 10  «I mjeri unë, o nënë! Ti ke lindur një njeri si unë,+një njeri me të cilin bën sherr e grindet i gjithë vendi. As i kam dhënë e as i kam marrë hua njeriu,por të tërë më mallkojnë.» 11  Jehovai tha: «Pa dyshim do të të ndihmoj.* Pa dyshim do të ndërhyj për ty tek armikukur të jesh në hall dhe në vuajtje. 12  A mund ta copëtojë dikush hekurin,hekurin që vjen nga veriu dhe bakrin? 13  Të mirat dhe thesaret tuaja do t’i jap si plaçkë,+pa asnjë çmim, për shkak të tërë mëkateve që keni kryer nëpër gjithë territoret tuaja. 14  Do t’ua jap armiqvepër t’i çuar në një vend që nuk e keni njohur,+sepse zemërimi më është ndezur si zjarrdhe po shpërthen kundër jush.»+ 15  Ti e di mirë vuajtjen time, o Jehova. Më kujto dhe drejtoje vëmendjen nga unëe hakmerru kundër përndjekësve të mi.+ Mos lejo që të vdes* vetëm pse ti tregohesh i duruar me ta.* Veç për ty po e duroj këtë poshtërim.+ 16  Kur më erdhën fjalët e tua, i përpiva.+ O Jehova, o Perëndi i ushtrive,fjala jote u bë ngazëllimi dhe gëzimi i zemrës sime,sepse mbaj emrin tënd. 17  Nuk shoqërohem me tallësit, nuk gëzoj me ta,+ngaqë jam nën autoritetin tënd,* ulem vetëm,sepse ti më ke mbushur me indinjatë.*+ 18  Pse dhembja ime është kronike dhe plaga e pashërueshme? S’pranon që të shërohet. A do të bëhesh për mua si një burim uji që të gënjen,tek i cili nuk ke siguri?! 19  Prandaj kështu thotë Jehovai: «Nëse kthehesh tek unë,do të kesh prapë miratimin tim e do të më shërbesh.* E nëse e dallon atë që është e çmuar nga ajo që s’ka pikë vlere,ti do të bëhesh goja ime.* Atyre do t’u duhet të kthehen te ti,por ti nuk do të kthehesh tek ata. 20  Unë po të bëj si një mur bakri të fortifikuar për këtë popull.+ Ata pa dyshim do të luftojnë kundër teje,por nuk do të të mposhtin,+sepse unë jam me ty për të të shpëtuar e për të të çliruar,​—thotë Jehovai. 21  Do të të shpëtoj nga dora e të ligjvedhe do të të shpengoj* nga dora e mizorëve.»

Shënime në fund të faqes

Një mundësi tjetër «katër lloje gjykimesh».
Një mundësi tjetër «Ecën vazhdimisht mbrapsht».
Ose «keqardhje».
Ose «shpirti i saj po gulçon».
Një mundësi tjetër «i ka ardhur turp dhe është skuqur».
Ose «do të të shërbej për mirë».
Fjalë për fjalë «Mos më merr».
Ose «ngaqë ti nuk zemërohesh shpejt me ta».
Ose «Ngaqë dora jote është mbi mua».
Ose «me një mesazh dënimi».
Fjalë për fjalë «do të qëndrosh para meje».
Ose «do të bëhesh zëdhënësi im».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».