Jeremia 14:1-22

  • Thatësira, zia e bukës dhe shpata (1-12)

  • Dënohen profetët e rremë (13-18)

  • Jeremia pranon mëkatet e popullit (19-22)

14  Kjo është fjala e Jehovait që iu drejtua Jeremisë në lidhje me thatësirën:+   Juda po vajton+ dhe portat e saj janë rrëzuar. Ato shemben përtokë të ligështuara,dhe një klithmë ngrihet nga Jerusalemi.   Zotërinjtë e tyre dërgojnë për ujë shërbëtorët.* Këta shkojnë te sternat,* por s’gjejnë ujë;kthehen me enët bosh;të turpëruar e të zhgënjyermbulojnë kokën.   Ngaqë toka është plasaritur,sepse nuk ka pasur shi në vend,+bujqit janë në ankth dhe mbulojnë kokën.   Edhe drenusha e braktis të voglin e vet,sepse nuk ka bar.   Gomarët e egër ndalen në kodrat e zhveshura,gulçojnë si çakejtë. Sytë u janë venitur, sepse nuk ka bar.+   O Jehova, edhe nëse fajet tona dëshmojnë kundër nesh,vepro për hir të emrit tënd.+ Vërtet, pabesitë tona janë të shumta,+sepse kemi mëkatuar kundër teje.   O shpresa e Izraelit, Shpëtimtari i tij+ në kohë vuajtjeje,pse bëhesh si një i huaj në vend,si një udhëtar që ndalon vetëm për të kaluar natën?   Pse sillesh si një njeri që shtanget,si një njeri i fuqishëm që s’mund të shpëtojë? Se ti je mes nesh, o Jehova,+dhe ne mbajmë emrin tënd.+ Mos na braktis! 10  Kështu thotë Jehovai për këtë popull: «Ata duan të enden andej-këtej;+ nuk i kanë frenuar këmbët,+ prandaj unë, Jehovai, nuk kënaqem fare me ta.+ Tani do ta kujtoj fajin e tyre dhe do t’u kërkoj llogari për mëkatet e tyre.»+ 11  Atëherë Jehovai më tha: «Mos m’u lut për këtë popull që t’i shkojnë gjërat mirë.+ 12  Kur agjërojnë, nuk e dëgjoj përgjërimin e tyre+ dhe, kur më paraqitin blatimin e plotë të djegur dhe blatimin në drithë, nuk kënaqem.+ Përkundrazi do t’i shfaros me anë të shpatës, të zisë së bukës dhe të murtajës.»*+ 13  Me të dëgjuar këtë, unë thashë: «Oh, Zotëri Sovran Jehova! Ja, profetët u thonë atyre: ‘Nuk do ta shihni shpatën e nuk do të ketë asnjë zi buke; Perëndia do t’ju japë paqe të vërtetë në këtë vend.’»+ 14  Atëherë Jehovai ma ktheu: «Profetët profetizojnë gënjeshtra në emrin tim.+ Nuk i kam dërguar unë, nuk i kam urdhëruar dhe as kam folur me ta.+ Profetizojnë një vegim* të gënjeshtërt, një fall të kotë dhe mashtrimin e zemrës së tyre.+ 15  Prandaj kështu them unë, Jehovai: ‘Profetët që profetizojnë në emrin tim, edhe pse nuk i kam dërguar unë, dhe thonë se nuk do të vijë as shpata e as zia e bukës në këtë vend, ata vetë do të vdesin nga shpata dhe nga zia e bukës.+ 16  Njerëzit, të cilëve u profetizojnë, do të flaken në rrugët e Jerusalemit për shkak të zisë së bukës dhe të shpatës, e askush nuk do t’i varrosë+​—as ata, as gratë e tyre, as djemtë dhe vajzat e tyre—​sepse unë do të derdh mbi ta të keqen që meritojnë.’+ 17  Duhet t’u thuash atyre këto fjalë: ‘Sytë e mi derdhshin lot ditë e natë dhe mos pushofshin,+sepse virgjëresha e popullit tim është thyer e është shkatërruar plotësisht,+ka një plagë tepër të rëndë. 18  Po të dal në arë, shoh të vrarët nga shpata;+po të hyj në qytet, shoh sëmundje nga zia e bukës,+sepse edhe profeti, edhe prifti enden në një vend që nuk e njohin.’»+ 19  Vallë e ke hedhur poshtë krejtësisht Judën? Vallë e ke urryer thellësisht Sionin?+ Pse na ke goditur kaq rëndë, sa nuk ka shërim për ne?+ Shpresohej për paqe, por nuk erdhi asgjë e mirë.Shpresohej për një kohë shërimi, por erdhi tmerri.+ 20  O Jehova, e pranojmë ligësinë tonë,fajin e paraardhësve tanë,sepse kemi mëkatuar kundër teje.+ 21  Për hir të emrit tënd, mos na hidh poshtë!+ Mos e përçmo fronin tënd të lavdishëm. Kujtoje dhe mos e prish besëlidhjen me ne.+ 22  A mund të sjellë shi ndonjë idhull i kotë i kombeve? Madje edhe qiejt, a mund të japin vetë shira të bollshme? O Jehova, Perëndia ynë, a nuk je ti i vetmi që mund ta bësh këtë?+ E ne shpresojmë te ti,sepse vetëm ti i ke bërë gjithë këto gjëra.

Shënime në fund të faqes

Ose «të vegjlit».
Ose «hendeqet e ujit».
Ose «të sëmundjes».