Jeremia 1:1-19

  • Jeremia caktohet profet (1-10)

  • Vegimi i pemës së bajames (11, 12)

  • Vegimi i kazanit (13-16)

  • Jeremia merr forcë për të kryer caktimin (17-19)

1  Këto janë fjalët e Jeremisë,* birit të Hilkiahut, njërit prej priftërinjve në Anatoth,+ në vendin e Beniaminit.  Atij iu drejtua fjala e Jehovait në ditët e Josisë,+ birit të Amonit,+ mbretit të Judës, në vitin e 13-të të mbretërimit të tij.  Fjala iu drejtua edhe në ditët e Jehojakimit,+ birit të Josisë, mbretit të Judës, deri në fund të vitit të 11-të të mbretërimit të Zedekisë,+ birit të Josisë, mbretit të Judës, domethënë derisa banorët e Jerusalemit shkuan në mërgim në muajin e 5-të të atij viti.+  Jehovai më drejtoi këtë fjalë:   «Para se të të formoja në bark të nënës, të njihja,*+dhe para se të lindje,* të shenjtërova.*+ Unë të bëra profet të kombeve.»   Por unë thashë: «Oh, Zotëri Sovran Jehova! Jam veçse një djalosh+ e nuk di të flas.»+   Atëherë Jehovai më tha: «Mos thuaj: ‘Jam veçse një djalosh’,sepse duhet të shkosh te të gjithë ata që do të të dërgojdhe duhet t’u thuash gjithçka që do të të urdhëroj.+   Mos ki frikë prej tyre,+sepse unë jam me ty për të të shpëtuar,+​—thotë Jehovai.»  Pas kësaj, Jehovai zgjati dorën dhe më preku buzët.+ Atëherë Jehovai më tha: «T’i vura fjalët e mia në gojë.+ 10  Sot të kam dhënë autoritet mbi kombet dhe mbi mbretëritë, që të shkulësh e të rrëzosh, të shkatërrosh e të shembësh, të ndërtosh e të mbjellësh.»+ 11  Jehovai më foli përsëri e më pyeti: «Çfarë sheh, Jeremia?» Unë thashë: «Shoh degën e një bajameje.»* 12  Jehovai më tha: «Ashtu është, sepse unë qëndroj zgjuar që ta plotësoj fjalën time.» 13  Jehovai më pyeti për herë të dytë: «Çfarë sheh?» Unë thashë: «Shoh një kazan që zien* në veri dhe gryka e tij është anuar drejt jugut.» 14  Jehovai m’u përgjigj: «Nga veriu do të vërsulet një e keqekundër tërë banorëve të vendit.+ 15  Unë do të thërras tërë fiset e mbretërive të veriut,​—shpall Jehovai.+ Ata do të vijnë; secili do të vërë fronin e vetnë hyrje të portave të Jerusalemit,+kundër mureve të tij rreth e qarkdhe kundër tërë qyteteve të Judës.+ 16  Unë do të shpall gjykimet e mia kundër tyre për gjithë të ligat që kanë bërë,ngaqë më kanë braktisur,+ngaqë u paraqitin tym blatimesh perëndive të tjera+dhe përkulen përpara veprave të duarve të tyre.+ 17  Por ti bëhu gati të veprosh!* Çohu e thuaju atyre gjithçka që do të të urdhëroj! Mos u tmerro nga ata,+përndryshe unë do të të bëj të tmerrohesh përpara tyre. 18  Ja, sot të kam bërë si qytet të fortifikuar,si shtyllë hekuri e si mure prej bakri kundër tërë vendit,+përpara mbretërve të Judës e princave të saj,përpara priftërinjve e popullit të vendit.+ 19  Ata kanë për të luftuar kundër teje,por nuk do të të mposhtin,sepse unë jam me ty+ për të të shpëtuar,​—thotë Jehovai.»

Shënime në fund të faqes

Mund të ketë kuptimin «Jehovai lartëson».
Ose «të zgjodha».
Fjalë për fjalë «para se të dilje nga barku».
Ose «të ndava veç». Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
Fjalë për fjalë «e asaj që zgjohet».
Fjalë për fjalë «që po i fryjnë», veprim që tregon se po i fryjnë zjarrit nën të.
Fjalë për fjalë «ngjishe rrobën në ijë!»