Isaia 63:1-19

  • Hakmarrja e Jehovait ndaj kombeve (1-6)

  • Dashuria besnike e Jehovait në të shkuarën (7-14)

  • Lutja e pendimit (15-19)

63  Kush është ky që vjen nga Edomi,+që vjen nga Bozrahu+ me rroba në ngjyrë të ndezur,*me veshje madhështoree që marshon me fuqi të madhe? «Jam Unë, që flas me drejtësidhe që kam shumë fuqi për të shpëtuar.»   Pse e ke veshjen të kuqedhe rrobat si ata që shtypin në shtypësen e rrushit?+   «Kam shtypur i vetëm në shtypësen e rrushit;*nga të gjithë popujt, asnjë nuk ishte me mua. I shtypja pareshtur nga zemërimidhe i shkelja nga tërbimi.+ Rrobat m’u spërkatën me gjakun e tyre,tërë veshjet m’u njollosën,   sepse kam vendosur të sjell* ditën e hakmarrjes,+ka ardhur viti që të riblej popullin tim.   Pashë, por nuk kishte asnjë që të më ndihmonte;u trondita që nuk kishte asnjë që të më mbështeste. Kështu, krahu im më solli shpëtim*+dhe tërbimi im më mbështeti.   Nga zemërimi i shtypa popujt me këmbë,i deha me tërbimin tim+dhe e derdha gjakun e tyre përtokë.»   Do të përmend veprat e dashurisë besnike të Jehovait,veprat e denja për lëvdim të Jehovait,sepse Jehovai ka bërë kaq shumë për ne,+ka bërë shumë gjëra të mira për shtëpinë e Izraelitnga mëshira dhe nga dashuria e tij e madhe besnike.   Në fakt, ai tha: «Janë pa dyshim populli im, bij që do të jenë besnikë.»*+ Prandaj, ai u bë Shpëtimtari i tyre.+   Ai vuajti për të gjitha vuajtjet e tyre.+ Lajmëtari i tij personal* i shpëtoi.+ Me dashuri dhe me dhembshuri, ai i ribleu,+i ngriti dhe i mbajti gjatë gjithë ditëve të shkuara.+ 10  Por ata u rebeluan+ dhe e hidhëruan frymën e tij të shenjtë.+ Kështu që ai u bë armiku i tyre+dhe luftoi kundër tyre.+ 11  Populli kujtonte ditët e shkuara,ditët e shërbëtorit të tij, Moisiut: «Ku është Ai që i nxori nga deti+ me barinjtë e kopesë së vet?+ Ku është Ai që i dha frymën e Tij të shenjtë?+ 12  Ku është Ai që e mbështeti Moisiun me fuqinë e Tij të madhe,*+që i ndau ujërat para tyre+për t’i bërë vetes një emër të përjetshëm?+ 13  Ku është Ai që u priu përmes ujërave të thella*që të mos pengoheshin kur ecnin,ashtu si kali në një vend të hapur?* 14  Fryma e Jehovait u dha atyre prehje,ashtu si prehet kafsha që zbret poshtë në luginë.»*+ Në këtë mënyrë i prive popullit tënd,që t’i bëje vetes një emër madhështor.*+ 15  Shih nga qielli,nga banesa jote shumë e lartë, e shenjtë dhe e lavdishme.* Ku është zelli dhe fuqia jote e madhe? Ku është dhembshuria*+ dhe mëshira jote?+ Këto nuk i ke shfaqur ndaj meje, 16  sepse ti je Ati ynë.+ Megjithëse Abrahami mund të mos na njohëdhe Izraeli mund të mos na pranojë,ti, o Jehova, je Ati ynë,dhe quhesh Riblerësi ynë i kohëve të mëparshme.+ 17  Pse, o Jehova, lejon* që të largohemi nga udhët e tua? Pse lejon* që zemra jonë të ngurtësohet e të mos kemi nderim të thellë* për ty?+ Kthehu për hir të shërbëtorëve të tu,fiseve të trashëgimisë sate.+ 18  Populli yt i shenjtë zotëronte një pronë për pak kohë,por kundërshtarët tanë e shkelën me këmbë shenjtëroren tënde.+ 19  Për shumë kohë jemi bërë si ata mbi të cilët nuk ke sunduar kurrë,si ata që nuk janë thirrur kurrë me emrin tënd.

Shënime në fund të faqes

Një mundësi tjetër «të kuqe të ndezur».
Domethënë, në shtypësen në formë govate.
Ose «e kam në zemër».
Ose «fitore».
Ose «që nuk do të më tradhtojnë».
Ose «Engjëlli që qëndronte në praninë e tij».
Ose «që e vuri krahun e tij të lavdishëm në dorën e djathtë të Moisiut».
Ose «ujërave të trazuara».
Ose «në shkretëtirë?»
Fjalë për fjalë «rrafshinë lugine».
Ose «një emër të lavdishëm».
Ose «e bukur».
Ose «Ku është drithërima brenda teje».
Fjalë për fjalë «bën».
Fjalë për fjalë «bën».
Fjalë për fjalë «të mos kemi frikë». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».