Isaia 57:1-21

  • I drejti dhe besniku vdesin (1, 2)

  • Demaskohet tradhtia e Izraelit ndaj Perëndisë (3-13)

  • Ngushëllim për të brengosurin (14-21)

    • Të ligjtë janë si deti i trazuar (20)

    • Nuk ka paqe për të ligjtë (21)

57  I drejti vdes, por askush s’do t’ia dijë. Besnikët zhduken*+ e askush nuk e kuptonqë i drejti zhduket për shkak të së keqes.*   Ai prehet në paqe;të gjithë ata që ecin sipas drejtësisë, prehen në shtrat.*   «Kurse ju, afrohuni këtu,o bij të magjistares,fëmijë të kurorëshkelëses dhe të prostitutës!   Kë vini në lojë? Me kë talleni* dhe kujt ia nxirrni gjuhën? A nuk jeni ju fëmijë të shkeljes,*fëmijë të mashtrimit?+   A nuk jeni ju që ju ndizet pasioni mes pemëve të mëdha,+nën çdo pemë të harlisur,+e që i vritni fëmijët nëpër lugina,*+nën të çarat e shkrepave?   Ti ke zgjedhur gurët e lëmuar të luginës.*+ Po, këta ke për të marrë. Edhe mbi ta ti derdh blatime në pije dhe u bën dhurata.+ A duhet të kënaqem* me këto gjëra?   Ti e përgatite shtratin tënd mbi një mal të lartë, shumë të lartë,+dhe u ngjite atje për të bërë flijime.+   Idhullin* që bëre, e vure pas derës dhe pas shtalkës.* Më braktise dhe u zhveshe;u ngjite lart dhe e zgjerove shtratin tënd. Bëre besëlidhje me ta. Të pëlqeu të flije me ta+ dhe admirove organin mashkullor.*   Shkove te Meleku* me vajdhe plot me parfume. I nise larg të dërguarit e tu,e kështu zbrite në Varr.* 10  U rraskapite duke ndjekur rrugët e tua të shumta,por nuk the: ‘Është e kotë!’ I ripërtërive fuqitë e tua. Ja pse nuk dorëzohesh.* 11  Kujt i trembeshe? Nga kush kishe frikë që nise të gënjeje?+ Për mua nuk u kujtove.+ Për asgjë nuk deshe t’ia dije.+ A nuk kam qëndruar në heshtje dhe i tërhequr?*+ Prandaj nuk tregove nderim të thellë* ndaj meje. 12  Unë do të shpall ‘drejtësinë’ tënde+ dhe veprat e tua,+që nuk do të të sjellin dobi.+ 13  Kur të thërrasësh për ndihmë,koleksioni yt i idhujve nuk do të të shpëtojë.+ Atë do ta marrë me vete era;vetëm po t’i frysh pak, do të fluturojë tutje. Kurse ata që strehohen tek unë,do të trashëgojnë vendin,do të zotërojnë malin tim të shenjtë.+ 14  Do të thuhet: ‘Shtrojeni, shtrojeni rrugën. Përgatiteni rrugën!+ Hiqni çdo pengesë nga rruga e popullit tim.’» 15  Se kështu thotë i Larti dhe i Madhërishmiqë ekziston* përgjithmonë+ dhe që e ka emrin të shenjtë:+ «Unë banoj në lartësi e në vend të shenjtë+por jam edhe me të dërrmuarin e të brengosurin,*që t’u jap forcë të brengosurvedhe t’ua ngre zemrën peshë të dërrmuarve.+ 16  Sepse nuk do t’u kundërvihem përgjithmonëdhe as do të mbetem i zemëruar përjetë,+përndryshe njeriut* do t’i priteshin fuqitë për shkakun tim,+madje edhe çdo krijese të gjallë që kam bërë. 17  Unë u indinjova me mëkatin e tij,*ngaqë lakmonte gjithnjë fitime të pandershme,+prandaj e godita, i largova sytë prej tij dhe u indinjova. Por ai, si një tradhtar,*+ vazhdoi të ndiqte zemrën e vet. 18  Unë i kam parë udhët që ka ndjekur,gjithsesi do ta shëroj+ e do t’i prij,+që ta ngushëlloj* sërish atë+e këdo që mban zi bashkë me të.+ 19  Unë e krijoj frytin e buzëve. Paqe të vazhdueshme do t’i japatij që është larg dhe atij që është afër,+e do t’i shëroj,​—thotë Jehovai. 20  Por të ligjtë janë si deti i trazuar që s’mund të qetësohet,ujërat e të cilit nxjerrin leshterikë dhe llucë. 21  Nuk ka paqe për të ligjtë,+​—thotë Perëndia im.

Shënime në fund të faqes

Domethënë, vdesin.
Një mundësi tjetër «që të shpëtojë nga e keqja».
Domethënë, në varr.
Ose «Ndaj kujt e hapni gojën».
Ose «vade». Shih Fjalorthin.
Ose «të vadit». Shih Fjalorthin.
Ose «A duhet të ngushëllohem».
Fjalë për fjalë «Përmendoren».
Domethënë, kornizës së derës.
Mund t’i referohet adhurimit të idhujve.
Një mundësi tjetër «mbreti».
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «nuk lodhesh».
Ose «që të mos nxirrja në dritë veprat e tua?»
Fjalë për fjalë «nuk tregove frikë». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «qëndron».
Ose «të përulurin». Fjalë për fjalë «të përvuajturin në frymë».
Fjalë për fjalë «frymës së njeriut». Shih Fjalorthin, «Fryma».
Me sa duket i referohet popullit të Izraelit.
Ose «renegat».
Ose «ta dëmshpërblej duke e ngushëlluar».