Isaia 56:1-12

  • Bekime për të huajt dhe eunukët (1-8)

    • Shtëpi lutjesh për të gjithë (7)

  • Roja të verbra, qen të pagojë (9-12)

56  Kështu thotë Jehovai: «Zbatoni drejtësinë+ dhe bëni atë që është e drejtë,sepse shpëtimi im do të vijë së shpejtidhe drejtësia ime do të shpaloset.+   Lum njeriu që vepron kështudhe biri i njeriut që kapet fort pas saj,që mban Sabatin pa e përdhosur+dhe nuk bën asgjë të ligë me dorën e tij!   I huaji që bashkohet me Jehovain+ të mos thotë: ‘Me siguri, Jehovai do të më ndajë nga populli i tij.’ As eunuku të mos thotë: ‘Jam një dru i thatë.’»  Se kështu thotë Jehovai: «Eunukëve që mbajnë sabatet e mia, që zgjedhin atë që më pëlqen mua dhe që respektojnë besëlidhjen time,   do t’u jap në shtëpinë time dhe brenda mureve të mianjë kujtim* dhe një emër të përjetshëm,diçka më të mirë se bijtë e bijat. Unë do t’u jap një emër të përjetshëm,një emër që nuk do të fshihet.   Edhe të huajt që bashkohen me Jehovain për t’i shërbyer,për ta dashur emrin e Jehovait+dhe për t’u bërë shërbëtorë të tij,të gjithë ata që mbajnë Sabatin pa e përdhosurdhe që respektojnë besëlidhjen time,   do t’i çoj në malin tim të shenjtë+dhe do t’u fal gëzim brenda shtëpisë sime të lutjes. Blatimet e plota të djegura dhe flijimet e tyre do të pranohen në altarin tim,sepse shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjesh për të gjithë popujt.»+  Zotëria Sovran Jehova, që i mbledh të shpërndarët e Izraelit,+ thotë: «Veç atyre që tashmë janë mbledhur,do të mbledh edhe të tjerë rreth tij.»+   Të gjitha ju kafshë të egra të tokës,të gjitha ju kafshë të egra të pyllit, ejani të hani.+ 10  Rojat e tij janë të verbra,+ asnjë prej tyre nuk dallon gjë.+ Të gjithë janë si qen të pagojë që nuk lehin dot,+por vetëm gulçojnë, shtrihen dhe u pëlqen të dremitin. 11  Janë si qen të uritur;* nuk ngopen kurrë. Janë barinj që nuk kuptojnë.+ Gjithsecili ndjek rrugën e vet;çdokush prej tyre kërkon përfitim të padrejtë dhe thotë: 12  «Ejani se do të sjell ca verë,le të pimë sa të dehemi.+ Nesër do të jetë si sot, madje shumë më mirë.»

Shënime në fund të faqes

Ose «një monument».
Ose «si qen me shpirt të pangopur».