Isaia 54:1-17

  • Sioni shterpë do të ketë shumë bij (1-17)

    • Jehovai, bashkëshorti i Sionit (5)

    • Bijtë e Sionit do të mësohen nga Jehovai (13)

    • Armët kundër Sionit do të dështojnë (17)

54  «Lësho britma gëzimi, o grua shterpë që nuk ke lindur!+ Gëzo e brohorit me hare,+ ti që nuk ke pasur kurrë dhembje lindjeje,+sepse bijtë* e së braktisurës janë më të shumtëse bijtë e gruas që e ka burrin,*+​—thotë Jehovai.   Zgjeroje vendin e tendës sate.+ Shtriji pëlhurat e tabernakullit tënd të madhërishëm. Zgjati pa kursim litarët e tendës satedhe forcoji kunjat e saj,+   sepse do të shtrihesh në të djathtë e në të majtë. Pasardhësit e tu do të shtien në dorë kombee do të popullojnë qytetet e shkretuara.+   Mos ki frikë,+ se nuk do të turpërohesh;+mos u ndiej e poshtëruar, se nuk do të zhgënjehesh. Do të harrosh edhe turpin e rinisëdhe nuk do ta kujtosh më poshtërimin e vejërisë sate.   Se Bërësi yt i Madh+ është si një bashkëshort* për ty,+emri i tij është Jehovai i ushtrive,dhe i Shenjti i Izraelit është Riblerësi yt.+ Ai do të quhet Perëndia i gjithë tokës.+   Jehovai të thirri sikur të ishe një grua e braktisur dhe e hidhëruar,*+si një grua që martohet në rini, por pastaj e përzënë,​—thotë Perëndia yt.   Të braktisa veç për një çast,por plot mëshirë do të të marr prapë.+   Në valën e zemërimit i largova sytë* nga ti për një çast,+por do të kem mëshirë për ty, duke të treguar përherë dashuri besnike,+​—thotë Riblerësi yt,+ Jehovai.   Për mua kjo është tamam si në ditët e Noesë.+ Siç jam betuar se ujërat e Noesë nuk do ta mbulojnë më tokën,+po njësoj betohem se nuk do të zemërohem më me ty dhe as do të të qortoj më.+ 10  Se malet mund të zhduken,kodrat mund të lëkunden,por dashuria që ndiej për ty nuk do të zhduket,+as besëlidhja e paqes që kam bërë me ty, nuk do të lëkundet,+​—thotë Jehovai, Ai që ndien mëshirë për ty.+ 11  O grua e munduar,+ e goditur nga stuhitë dhe e pangushëlluar,+do t’i shtroj gurët e tu me llaç të fortëdhe do t’i bëj themelet e tua prej safirësh.+ 12  Do t’i bëj bedenat e tu prej rubinësh,portat e tua prej gurësh vezullues*dhe tërë kufijtë e tu prej gurësh të çmuar. 13  Tërë bijtë* e tu do të mësohen nga Jehovai+dhe paqja e bijve* të tu do të jetë e madhe.+ 14  Drejtësia do të jetë themeli yt i fortë.+ Do të jesh i mbrojtur nga shtypja,+asgjë s’do të të frikësojë dhe s’do të të ngjallë tmerr,sepse asgjë e tmerrshme nuk do të të afrohet.+ 15  Nëse ndokush të sulmon,s’do ta bëjë me urdhrin tim. Kushdo që të sulmon, do të bjerë për shkakun tënd.+ 16  Ja, unë e krijova kovaçinqë i fryn prushit të zjarritdhe me punën e tij bën një armë. Gjithashtu, unë e krijova atë që sjell shkatërrim.+ 17  Asnjë armë e sajuar kundër teje nuk do të ketë sukses+dhe çdo gjuhë që ngrihet kundër teje për të të gjykuar, ti do ta dënosh. Kjo është trashëgimia e shërbëtorëve të Jehovait,dhe drejtësia e tyre vjen nga unë»,​—thotë Jehovai.+

Shënime në fund të faqes

Ose «fëmijët».
Ose «zotërinë».
Ose «zotëri».
Fjalë për fjalë «e vrarë në frymë».
Fjalë për fjalë «e fsheha fytyrën».
Ose «gurësh të zjarrtë».
Ose «fëmijët».
Ose «e fëmijëve».