Isaia 53:1-12

  • Vuajtja, vdekja dhe varrosja e shërbëtorit të Jehovait (1-12)

    • I përbuzur dhe i mënjanuar (3)

    • Merr mbi vete sëmundjet dhe dhembjet tona (4)

    • ‘Si qengj në thertore’ (7)

    • Mbart mëkatin e shumë njerëzve (12)

53  Kush tregoi besim tek ajo që dëgjoi nga ne?*+ Kujt iu shfaq+ krahu i Jehovait?+   Ai* do të mbijë si një filiz+ para tij,* si një rrënjë në një vend të zhuritur. Nuk do të ketë as pamje mbresëlënëse, as madhështi,+dhe kur ta shohim, nuk do të na bëjë për vete.*   Njerëzit e përbuzën dhe e mënjanuan;+ai ishte bërë për të njohur* dhembjet; e dinte ç’ishin sëmundjet. Askush nuk ia hodhi as sytë,*e përbuzën, dhe ne nuk e çmuam aspak.+   Ai mori mbi vete sëmundjet tona+dhe mbarti dhembjet tona.+ Por ne e konsideruam si një njeri të goditur me plagë, të qëlluar dhe të munduar nga Perëndia.   Mirëpo, atë e shpuan tejpërtej+ për shkeljet* tona;+e shtypën për fajet tona.+ Ai mori mbi vete ndëshkimin që ne të kishim paqe,+dhe falë plagëve të tij u shëruam.+   Të gjithë ishim si dele të hallakatura,+secili nga ne ndiqte rrugën e vet;Jehovai bëri që faji i secilit prej nesh të binte mbi të.+   Atë e shtypën,+ dhe ai pranoi që ta mundonin,+e megjithatë nuk e hapi gojën. E çuan si qengji në thertore;+ashtu si delja që s’nxjerr zë para qethësve,ai nuk e hapi gojën.+   Atij ia morën jetën* duke ia mohuar gjykimin e drejtë.*Kush do të merret me hollësitë e prejardhjes* së tij? Atë e hoqën nga vendi i të gjallëve;+e goditën* për shkak të shkeljeve të popullit tim.+   Varrin ia dhanë* mes të ligjve,+e varrosën mes të pasurve* kur vdiq,+ndonëse nuk kishte bërë asnjë të keqe*dhe në gojën e tij s’kishte asnjë mashtrim.+ 10  Por ishte vullneti yt, o Jehova,* që ai të dërrmohej dhe të vuante. Nëse ti e paraqet jetën* e tij si blatim për fajin,+ai do të shohë pasardhës,* do t’i zgjaten ditët,+dhe nëpërmjet tij do të përmbushet vullneti yt,* o Jehova.+ 11  Pas gjithë asaj që vuajti,* do të shohë çfarë ka arritur dhe do të kënaqet. «Me anë të njohurisë së tij, shërbëtori im,+ i drejti im,do t’i ndihmojë shumë njerëz të quhen të drejtë+ dhe do të mbartë fajet e tyre.+ 12  Për këtë arsye do t’i caktoj një pjesë mes shumë të tjerëvee ai do ta ndajë plaçkën me të fuqishmit,sepse e zbrazi jetën* e tij deri në vdekje+dhe u llogarit si shkelës i ligjit;+ai mbarti mëkatin e shumë njerëzve+dhe ndërmjetësoi në favor të shkelësve.»+

Shënime në fund të faqes

Një mundësi tjetër «ajo që dëgjuam ne?»
Domethënë, «shërbëtori» i përmendur tek Is 52:13.
«Tij» mund t’i referohet një vëzhguesi në përgjithësi ose Perëndisë.
Ose «nuk do të ketë pamje tërheqëse».
Ose «Ai i kuptonte».
Ose «Fytyra e tij ishte e fshehur (e padukshme) për ne».
Fjalë për fjalë «Atë e morën».
Ose «me anë të shtypjes dhe të gjykimit të padrejtë».
Ose «e mënyrës së jetesës». Fjalë për fjalë «e brezit».
Ose «e goditën për vdekje».
Ose «Njëri do t’i japë varrin e vet».
Fjalë për fjalë «me një të pasur».
Ose «asnjë dhunim».
Ose «Por Jehovait i pëlqeu».
Ose «shpirtin».
Fjalë për fjalë «farë». Në hebraisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
Ose «ajo që të pëlqen ty».
Ose «mundimit të shpirtit».
Ose «shpirtin».