Isaia 52:1-15

  • Zgjohu, o Sion! (1-12)

    • Këmbët e bukura të atyre që sjellin lajmin e mirë (7)

    • Rojat e Sionit thërrasin njëzëri (8)

    • Ata që mbajnë pajisjet e shtëpisë së Jehovait duhet të jenë të pastër (11)

  • Shërbëtori i Jehovait do të lartësohet (13-15)

    • Pamja e shpërfytyruar (14)

52  Zgjohu! Zgjohu dhe vishu me forcë,+ o Sion!+ Vish rrobat e tua të bukura,+ o Jerusalem, o qytet i shenjtë,sepse te ti nuk do të hyjë më i parrethpreri dhe i papastri!+   Shkunde pluhurin, ngrihu nga toka dhe ulu në një vend, o Jerusalem! Këputi vargonjtë nga qafa, o robinjë e Sionit!+   Se kështu thotë Jehovai: «Ju u shitët pa asnjë çmim,+prandaj pa pará do të ribliheni.»+   Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: «Në fillim populli im zbriti në Egjipt që të banonte atje si i huaj;+më vonë, Asiria e shtypi pa shkak.   Atëherë, ç’duhet të bëj?​—thotë Jehovai. Se popullin tim e morën pa asnjë çmim. Ata që sundojnë mbi të,​—thotë Jehovai,—​lëshojnë ulërima triumfuese+dhe vazhdimisht, gjithë ditën, e përbuzin emrin tim.+   Prandaj populli im do ta njohë emrin tim;+prandaj atë ditë do ta kuptojnë se jam Unë që po flas. Jam pikërisht Unë!»   Sa të bukura janë mbi malekëmbët e atij që sjell lajmin e mirë,+që shpall paqen,+që sjell lajmin e mirë për diçka më të mirë,që shpall shpëtimin,që i thotë Sionit: «Perëndia yt është bërë Mbret!»+   Dëgjo! Rojat e tua ngrenë zërin. Të gjithë njëzëri lëshojnë britma gëzimi,sepse e shohin qartë* që Jehovai i kthen njerëzit e Sionit.   Gëzoni dhe lëshoni britma hareje njëzëri, o rrënoja të Jerusalemit,+sepse Jehovai e ka ngushëlluar popullin e tij;+ e ka riblerë Jerusalemin.+ 10  Jehovai e ka përveshur krahun e tij të shenjtë para syve të të gjitha kombeve;+të gjitha skajet e tokës do të shohin veprat e shpëtimit* të Perëndisë tonë.+ 11  Largohuni! Largohuni! Dilni që andej+ e mos prekni asgjë të papastër!+ Dilni prej saj+ dhe qëndroni të pastër,ju që mbani pajisjet e shtëpisë së Jehovait.+ 12  Ju s’do të niseni në panik,as do t’ia mbathni,sepse Jehovai do të shkojë para jush+dhe Perëndia i Izraelit do të jetë praparoja juaj.+ 13  Ja, shërbëtori im+ do të veprojë me gjykim të thellë. Ai do të lartohet,do të nderohet e do të lartësohet shumë.+ 14  Ashtu si shumë veta ia ngulën sytë të habitur​—ngaqë fytyra e tij u shpërfytyrua më shumë se e çdo njeriu tjetërdhe pamja e tij mbresëlënëse u shpërfytyrua më shumë se e çdo krijese njerëzore—​ 15  po ashtu ai do të befasojë shumë kombe.+ Para tij mbretërit do të mbeten pa fjalë,*+sepse do të shohin atë që nuk u ishte treguardhe do të shqyrtojnë atë që nuk kishin dëgjuar.+

Shënime në fund të faqes

Ose «do ta shohin me sytë e vet».
Ose «do të shohin fitoren».
Ose «do ta mbyllin gojën».