Isaia 50:1-11

  • Mëkatet e Izraelit shkaktojnë probleme (1-3)

  • Shërbëtori i bindur i Jehovait (4-11)

    • Gjuha dhe veshi i të mësuarve (4)

50  Kështu thotë Jehovai: «Ku është certifikata e divorcit+ me të cilën e përzura nënën tuaj? Te cili nga huadhënësit e mi ju shita? Ja, për shkak të fajeve tuaja+ jeni shitur,dhe për shkak të shkeljeve* tuaja nëna juaj është përzënë.+   Pse, pra, s’kishte asnjeri kur erdha? Pse s’u përgjigj askush kur thirra?+ Kaq shumë është shkurtuar dora ime, sa nuk mund të shpengojë?* A nuk kam unë fuqi t’ju çliroj?+ Ja, me qortimin tim e thaj detin;+i kthej lumenjtë në shkretëtirë.+ Peshqit e tyre qelben ngaqë nuk ka më ujëe ngordhin nga etja.   Unë i vesh qiejt me errësirë+dhe i mbështjell me copë thesi.»   Zotëria Sovran Jehova më ka dhënë gjuhën e të mësuarve,*+që të di si t’i përgjigjem* të lodhurit me fjalët e duhura.*+ Ai më zgjon mëngjes për mëngjes;e zgjon veshin tim që të dëgjoj si ata që mësohen.+   Zotëria Sovran Jehova ma ka hapur veshin që të kuptoj,e unë nuk u rebelova.+ Nuk shkova në drejtim të kundërt.+   E shtrova kurrizin para atyre që më goditnindhe ua dhashë faqet atyre që më shkulnin mjekrën. Nuk ua fsheha fytyrën poshtërimeve dhe të pështyrave.+   Por Zotëria Sovran Jehova do të më ndihmojë.+ Ja pse nuk do të ndihem i poshtëruar;ja pse e bëra fytyrën si gur stralli,+dhe e di se nuk do të turpërohem.   Ai që më shpall të drejtë, është afër. Kush mund të më akuzojë?*+ Le të përballemi me njëri-tjetrin. Kush ka një çështje kundër meje? Le të më afrohet.   Ja, Zotëria Sovran Jehova do të më ndihmojë. Kush do të më shpallë fajtor?! Të gjithë do të konsumohen si një rrobë;mola do t’i brejë. 10  Kush nga ju e nderon thellësisht Jehovain*dhe e dëgjon zërin e shërbëtorit të tij?+ Kush nga ju ecën në errësirë të dendur pa asnjë dritë? Le të ketë besim në emrin e Jehovait dhe le të mbështetet te Perëndia i vet. 11  «Por të gjithë ju që ndizni një zjarr,duke bërë të dalin shkëndija,ecni në dritën e zjarrit tuajdhe mes shkëndijave që përhapët. Ja çfarë do t’ju vijë nga dora ime: do të lëngoni në shtrat nga dhembje të forta.

Shënime në fund të faqes

Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «një gjuhë të stërvitur mirë».
Një mundësi tjetër «si të forcoj».
Fjalë për fjalë «me një fjalë».
Ose «të hahet me mua?»
Fjalë për fjalë «i frikësohet Jehovait». Shih Fjalorthin.