Isaia 5:1-30

  • Këngë për vreshtin e Jehovait (1-7)

  • Mjerime për vreshtin e Jehovait (8-24)

  • Zemërimi i Perëndisë kundër popullit të tij (25-30)

5  Më lini, ju lutem, t’i këndoj të shtrenjtit tim,atij që kam për zemër, një këngë për vreshtin e tij!+ I shtrenjti im kishte një vresht në anë të një kodre pjellore.   Ai e punoi, i hoqi gurët,mbolli rrush të kuq të zgjedhure në mes ndërtoi një kullë;hapi një vend dhe bëri një shtypëse rrushi.+ Shpresonte që të jepte rrush të mirë,por ai dha vetëm rrush të egër.+   «E tani, o banorë të Jerusalemit dhe të Judës,gjykoni, ju lutem, mes meje dhe vreshtit tim.+   Çfarë tjetër mund t’i kisha bërë vreshtit timqë nuk ia kam bërë tashmë?+ Pse dha vetëm rrush të egërkur unë shpresoja të jepte rrush të mirë?   Tani, më lini t’ju tregojse ç’do t’i bëj vreshtit tim: do t’ia heq gardhine do ta bëjnë shkrumb;+do t’ia shemb murin prej gurie do ta shkelin me këmbë.   Unë do ta kthej në një vend të shkretë;+as do të krasitet e as do të prashitet. Përkundrazi, do ta pushtojnë ferrat dhe barërat e këqija,+e unë do t’u jap urdhër reve të mos derdhin shi mbi të.+   E pra, vreshti i Jehovait të ushtrive është shtëpia e Izraelit;+banorët e Judës janë plantacioni që kishte për zemër. Ai shpresonte që të gjykonin me drejtësi,+por ja, kishte padrejtësi;shpresonte për drejtësi,por ja, dëgjohej klithma e të keqtrajtuarve.»+   Mjerë ata që i shtojnë shtëpitë+e fushat njëra pas tjetrës,+aq sa zënë gjithë hapësirëne banojnë vetëm ata në vend!   Unë e kam dëgjuar Jehovain e ushtrive të betohetse shumë shtëpi, edhe pse luksoze e të bukura,do të bëhen objekt llahtarie,do të mbeten pa asnjë banor.+ 10  Katër hektarë* vresht do të japin vetëm një bato* rrush,dhe një homer* farë do të prodhojë vetëm një efë.*+ 11  Mjerë ata që çohen herët në mëngjes për të pirë alkool+dhe rrinë vonë në mbrëmje derisa t’i ndezë vera! 12  Në gostitë e tyre kanë harpa, instrumente me tela,dajre, fyej dhe verë,por s’duan t’ia dinë për veprën e Jehovait,e nuk e vënë re atë që bëjnë duart e tij. 13  Ja pse populli im do të shkojë në mërgim,sepse nuk më njeh.+ Të lavdishmit e tij do të jenë të uritur,+njerëzit e tij do të thahen nga etja. 14  Prandaj Varri* është zgjeruar,e ka hapur gojën jashtë mase;+shkëlqimi i Jerusalemit,* turmat e tij të zhurmshme dhe ata që rendin pas ahengjeve,do të zbresin në të. 15  Njeriu do të përkulet,njeriu do të poshtërohet,sytë e fodullëve do të poshtërohen. 16  Jehovai i ushtrive do të lartësohet nëpërmjet gjykimit që do të japë;*Perëndia i vërtetë, i Shenjti,+ do të shenjtërohet me anë të drejtësisë.+ 17  Qengjat do të kullotin si në livadhin e tyre;të ardhurit do të ushqehen në vendet e braktisura ku dikur kishte kafshë të majme. 18  Mjerë ata që e tërheqin fajin me litarët e mashtrimit,mëkatin me litarët e karrocës! 19  Mjerë ata që thonë: «Le ta përshpejtojë Ai veprën e tij,të nxitojë ajo që ta shohim. Le të kryhet qëllimi* i të Shenjtit të Izraelit,që ta marrim vesh!»+ 20  Mjerë ata që thonë se e mira është e keqe dhe e keqja është e mirë,+ata që e quajnë errësirën dritë dhe dritën errësirë,të hidhurën të ëmbël dhe të ëmblën të hidhur! 21  Mjerë ata që u duket vetja të mençure që e mbajnë veten për të matur!+ 22  Mjerë ata që janë me nam për të pirë verë,ata që janë të zotë për të përzier pije alkoolike,+ 23  ata që e shfajësojnë të ligun për një ryshfet+dhe që ia mohojnë drejtësinë të drejtit!+ 24  Prandaj, ashtu si gjuhët e zjarrit e përpijnë kashtëndhe flakët e shkrumbojnë barin e thatë,ashtu do të kalben edhe rrënjët e tyree lulet e tyre do të shpërndahen si pluhuri,sepse hodhën poshtë ligjin* e Jehovait të ushtrive,nuk e respektuan fjalën e të Shenjtit të Izraelit.+ 25  Ja pse Jehovai është tej mase i zemëruar me popullin e tijdhe do ta ngrejë dorën kundër tyre e do t’i godasë.+ Malet do të lëkunden,kufomat e tyre do të hidhen si plehra në rrugë.+ Për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur, atij nuk i është fashitur zemërimi,por e ka ende dorën të ngritur kundër tyre. 26  Ai ngriti një sinjal* për një komb të largët;+i fishkëlleu që të vijë nga skajet e tokës;+dhe ja, ai po vjen me të shpejtë.+ 27  Mes këtij kombi nuk ka asnjë që lodhet a që i merren këmbët. Askush nuk është i përgjumur dhe askush nuk fle. Rripat përreth mesit nuk i kanë të zgjidhur,as lidhëset e sandaleve të këputura. 28  Të gjitha shigjetat i kanë mprehur,gjithë harqet i kanë të tendosur;*thundrat e kuajve të tyre duken si gurë stralli,rrotat e karrocave të tyre, si furtunë.+ 29  Ulërimat e tyre janë si të luanëve,po, tamam si të luanëve të rinj.*+ Ata do të ulërijnë, do ta mbërthejnë prenë,do ta marrin me vete dhe askush s’do ta shpëtojë. 30  Atë ditë ata do të ulërijnë mbi prenëashtu si ulërin deti.+ Kushdo që do t’ia ngulë sytë vendit,do të shohë një errësirë që të fut trishtimin,madje edhe drita do të errësohet nga retë.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «Dhjetë pendë tokë», pra, sipërfaqja e tokës që dhjetë pendë ose dhjetë çifte qesh mund të lërojnë në një ditë.
Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «fisnikët e Jerusalemit».
Ose «nëpërmjet drejtësisë».
Ose «vendimi; këshilla».
Ose «udhëzimin».
Ose «shtyllë sinjalizuese».
Ose «janë gati për të gjuajtur».
Ose «të luanëve të rinj me krifë».