Isaia 43:1-28

  • Jehovai mbledh sërish popullin e tij (1-7)

  • Perënditë dalin në gjyq (8-13)

    • «Ju jeni dëshmitarët e mi» (10, 12)

  • Çlirimi nga robëria babilonase (14-21)

  • «Le të paraqesim çështjen kundër njëri-tjetrit» (22-28)

43  Kështu thotë Jehovai,Krijuesi yt, o Jakob, Ai që të formoi, o Izrael:+ «Mos ki frikë, se unë të kam riblerë.+ Të kam thirrur me emër. Ti më përket mua.   Kur të kalosh përmes ujërave, unë do të jem me ty,+kur të kalosh përmes lumenjve, ata nuk do të të rrëmbejnë.+ Kur të ecësh përmes zjarrit, nuk do të zhuritesh,as flakët nuk do të të përcëllojnë,   sepse unë jam Jehovai, Perëndia yt,i Shenjti i Izraelit, Shpëtimtari yt. Unë kam dhënë Egjiptin si shpërblesë për ty,kam dhënë Etiopinë dhe Sebën në vendin tënd.   E gjithë kjo sepse në sytë e mi+je i çmuar e i nderuar, dhe unë të dua.+ Prandaj për ty, do të jap njerëz,për jetën tënde,* kombe.   Mos ki frikë se unë jam me ty.+ Do t’i sjell pasardhësit* e tu nga lindjae do t’i mbledh nga perëndimi.+   Do t’i them veriut: ‘Dorëzoji!’+ Do t’i them jugut: ‘Mos i mbaj! Silli djemtë e mi nga larg dhe vajzat e mia nga skajet e tokës,+   të gjithë ata që thirren me emrin tim,+që i kam krijuar për lavdinë time,që i kam formuar dhe i kam bërë unë.’+   Nxirre popullin që është i verbër, edhe pse ka sy,që është i shurdhër, edhe pse ka veshë.+   Le të mblidhen të gjitha kombet në një vende le të grumbullohen popujt.+ Kush nga ato* mund ta thotë këtë? Ose, kush mund të na tregojë gjërat e para?*+ Le të paraqesin dëshmitarë që të provojnë se kanë të drejtë,ose le të dëgjojnë e të thonë: ‘Është e vërtetë.’+ 10  Ju jeni dëshmitarët e mi,+​—thotë Jehovai. Po, shërbëtori im, të cilin e kam zgjedhur,+që ju të më njihni e të keni besim tek unë,dhe të kuptoni se unë jam po Ai që kam qenë.+ Përpara meje nuk u formua asnjë Perëndie pas meje nuk ka pasur asnjë tjetër.+ 11  Unë, unë jam Jehovai+ dhe nuk ka shpëtimtar tjetër veç meje.+ 12  Unë jam ai që ka folur, ka shpëtuar dhe ka shpallurkur nuk kishte mes jush asnjë perëndi të huaj.+ Prandaj, ju jeni dëshmitarët e mi,​—thotë Jehovai,—​dhe unë jam Perëndia.+ 13  Përveç kësaj, unë jam gjithnjë i njëjti+dhe askush nuk mund të rrëmbejë diçka nga dora ime.+ Kur unë veproj, kush mund të më ndalë?»+ 14  Kështu thotë Jehovai, Riblerësi juaj,+ i Shenjti i Izraelit:+ «Për hirin tuaj, do të dërgoj dikë në Babiloni dhe do të heq shulat e portave.+ Kaldeasit në anijet e tyre do të thërrasin në pikë të hallit.+ 15  Unë jam Jehovai, i Shenjti juaj,+ Krijuesi i Izraelit,+ Mbreti juaj.»+ 16  Kështu thotë Jehovai,Ai që hap një rrugë përmes detit,një shteg përmes ujërave të rrëmbyeshme,+ 17  Ai që bën të dalin karroca lufte e kuaj,+ushtri e luftëtarë të fuqishëm së bashku: «Ata do të bien përtokë e nuk do të ngrihen;+do të shuhen, do të fiken si fitili.» 18  «Mos i kujtoni gjërat e mëparshmedhe mos e mbani mendjen te e shkuara. 19  Ja, unë po bëj diçka të re;+madje që tani po shfaqet. A nuk e dalloni?! Do të hap një rrugë përmes shkretëtirës,+do të bëj të rrjedhin lumenj nëpër vendin e shkretë.+ 20  Egërsirat e fushës,çakejtë dhe strucët, do të më nderojnë,sepse popullit tim të zgjedhur+ do t’ia shuaj etjen,do t’i jap ujë në shkretëtirë,+lumenj në vendin e shkretë, 21  po, popullit që formova për vete,që të shpallë lavdinë time.+ 22  Por ti nuk më kërkove, o Jakob,+sepse u lodhe me mua, o Izrael.+ 23  Nuk më solle dele për blatimin e plotë të djegure nuk më dhe lavdi me flijimet e tua. Unë nuk të detyrova të më sillje dhurata,as të lodha duke të kërkuar temjan të bardhë.+ 24  Ti nuk më bleve kallam të ëmbël* me pará,as më kënaqe me dhjamin e flijimeve të tua.+ Përkundrazi, më mundove me mëkatet e tua,më lodhe me fajet e tua.+ 25  Unë, pikërisht unë, i fshij shkeljet e tua*+ për hir të emrit tim,+dhe mëkatet e tua nuk do t’i kujtoj më.+ 26  Ta paraqesim çështjen kundër njëri-tjetrit. Më kujto; jep argumentet e tua që të provosh se ke të drejtë. 27  Paraardhësi yt i parë mëkatoi,dhe zëdhënësit* e tu u rebeluan kundër meje.+ 28  Prandaj, unë do t’i përdhos princat e vendit të shenjtë,do ta lë Jakobin të shkatërrohet,Izraelin do ta lë të shahet.+

Shënime në fund të faqes

Ose «shpirtin tënd».
Fjalë për fjalë «farën».
Me sa duket u referohet perëndive të rreme.
Mund t’u referohet gjërave të para që do të ndodhin në të ardhmen.
Një kallam aromatik.
Ose «veprimet e tua rebele».
Mund t’u referohet mësuesve të Ligjit.