Isaia 41:1-29

  • Një pushtues nga lindja (1-7)

  • Perëndia zgjedh Izraelin si shërbëtor (8-20)

    • ‘Abrahami, miku im’ (8)

  • Sfidohen perënditë e tjera (21-29)

41  «Më dëgjoni në heshtje,* o ishuj! Le të marrin përsëri fuqi kombet! Le të afrohen; pastaj le të flasin!+ Le të mblidhemi për gjykim!   Kush e ka nxitur dikë nga lindja+dhe e ka thirrur te këmbët e Tij, që të zbatojë drejtësinë,*që t’i japë në dorë kombee që ta dërgojë për të nënshtruar mbretër?+ Kush i kthen ata në pluhur para shpatës së tijdhe me harkun e tij i shpërndan sa andej këtej si kashtë?   Ai i ndjek pa hasur pengesanëpër shtigje që nuk i ka shkelur më parë.   Kush ka vepruar dhe e ka bërë këtë,duke i thirrur brezat që nga fillimi? Unë, Jehovai, jam i Pari;+edhe me të fundit, jam i njëjti.»+   Ishujt e kanë parë këtë dhe i ka zënë frika. Skajet e tokës i kanë zënë dridhmat. Kombet po vijnë, po afrohen.   Secili ndihmon shokundhe i thotë vëllait të vet: «Bëhu i fortë!»   Kështu artizani i jep forcë metalpunuesit;+ai që përpunon me çekanin e farkëtarit,i jep forcë atij që rreh në kudhër. Ai thotë për saldimin: «Është mirë.» Pastaj e mbërthen me gozhdë që të mos lëvizë.   «Por ti, o Izrael, je shërbëtori im,+ti, o Jakob, je i zgjedhuri im,+pasardhësi* i Abrahamit, mikut tim.+   Ty të mora nga skajet e tokës+dhe të thirra nga viset e saj më të thella. Të thashë: ‘Ti je shërbëtori im;+të kam zgjedhur dhe nuk të kam hedhur poshtë.+ 10  Mos ki frikë, se unë jam me ty.+ Mos ji në ankth, se unë jam Perëndia yt.+ Unë do të të jap forcë, po, do të të ndihmoj,+do të të mbaj fort me të djathtën time të drejtësisë.’ 11  Ja, të gjithë ata që zemërohen me ty, do të turpërohen e do të poshtërohen.+ Ata që të kundërvihen, do të katandisen në hiç e do të zhduken.+ 12  Do t’i kërkosh ata që luftojnë kundër teje, por nuk do t’i gjesh;ata që janë në luftë me ty, do të kthehen në hiç, nuk do të jenë më,+ 13  sepse unë Jehovai, Perëndia yt, të kap nga dora e djathtëdhe të them: ‘Mos ki frikë. Unë do të të ndihmoj.’+ 14  Mos ki frikë, o Jakob, o krimb i vogël.*+ Mos kini frikë, o banorë të Izraelit. Unë do t’ju ndihmoj,​—thotë Jehovai, Riblerësi juaj,+ i Shenjti i Izraelit. 15  Ja, unë të kam kthyer në një trinë shirëse,*+në një vegël të re shirëse që i ka dhëmbët me dy tehe. Ti do t’i shkelësh malet e do t’i thërrmosh,dhe kodrat do t’i bësh si byku. 16  Do t’i hedhësh në erësi hidhet drithi për t’u pastruar,dhe stuhia do t’i shpërndajë. Do të gëzosh, falë Jehovait,+me të Shenjtin e Izraelit do të krenohesh.+ 17  Të munduarit dhe të varfrit kërkojnë ujë, por s’ka. Gjuha u është tharë nga etja.+ Unë, Jehovai, do t’u përgjigjem.+ Unë, Perëndia i Izraelit, nuk do t’i braktis.+ 18  Mbi kodrat e zhveshura do të bëj të vërshojnë lumenj+dhe në rrafshinat e luginave do të bëj të dalin kroje.+ Do ta kthej shkretëtirën në një pellg me kallamishtedhe tokën e thatë në burime uji.+ 19  Në shkretëtirë do të mbjell cedër,akacie, mërsinë dhe pishë.+ Në rrafshinën e shkretë do të mbjell dëllinjën,bashkë me frashërin e qiparisin,+ 20  me qëllim që të gjithë njerëzit të shohin, të dinë,të kushtojnë vëmendje e të kuptojnëse këtë e ka bërë dora e Jehovaitdhe e ka sjellë i Shenjti i Izraelit.+ 21  Paraqitni çështjen tuaj,​—thotë Jehovai. Parashtroni argumentet tuaja,​—thotë Mbreti i Jakobit. 22  Paraqitni prova dhe na thoni çfarë do të ndodhë. Na tregoni për gjërat e kaluara,*që të mendojmë thellë për to* dhe të dimë si do të përfundojnë. Ose na shpallni gjërat që do të vijnë.+ 23  Na tregoni ç’do të ndodhë në të ardhmen,që të kuptojmë se jeni perëndi.+ Po, bëni diçka, të mirë a të keqe,që të mahnitemi kur ta shohim.+ 24  Por ju jeni një hiç,dhe nuk mund të bëni asgjë.+ Kushdo që ju zgjedh, është i pështirë.+ 25  Unë nxita dikë nga veriu, dhe ai do të vijë,+dikë nga lindja+ që do t’i japë lavdi emrit tim. Ai do t’i shkelë sundimtarët* e vendit si të ishin argjilë,+njësoj si shkel poçari argjilën e njomë. 26  Kush ka treguar për këtë gjë që nga fillimi, që ta dimëose që nga kohët e kaluara, që të themi: ‘Ka të drejtë.’+ Faktikisht, asnjë nuk e ka lajmëruar! Asnjë nuk e ka shpallur! Asnjë nuk ju dëgjoi të thoni gjë!»+ 27  Unë isha i pari që i thashë Sionit: «Shih çfarë do të ndodhë»,+dhe Jerusalemit do t’i dërgoj dikë që ka lajme të mira.+ 28  Por vazhdova të shihja, dhe nuk kishte asnjë;mes tyre nuk kishte asnjë që të jepte këshilla. Vazhdova të pyesja, por askush s’u përgjigj. 29  Ja, të gjithë ata janë një mashtrim.* Veprat e tyre nuk vlejnë gjë. Shëmbëlltyrat e tyre prej metali* janë erë dhe kotësi.+

Shënime në fund të faqes

Ose «Rrini në heshtje para meje».
Domethënë, që t’i shërbejë Atij.
Fjalë për fjalë «fara». Në hebraisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
Domethënë, i pambrojtur dhe i përvuajtur.
Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».
Fjalë për fjalë «e para».
Ose «që t’u kushtojmë vëmendje».
Ose «mëkëmbësit».
Ose «hiç».
Ose «Shtatoret e tyre të derdhura».