Isaia 4:1-6

  • Shtatë gra për një burrë (1)

  • Ajo që mbin falë Jehovait do të jetë e lavdishme (2-6)

4  Atë ditë shtatë gra do të kapin një burrë+ dhe do t’i thonë: «Do të hamë bukën tonëe do të veshim rrobat tona,veç na lejo të mbajmë emrin tënd,që të na hiqet çnderimi.»*+  Atë ditë, ajo që do të mbijë falë Jehovait, do të jetë e shkëlqyer dhe e lavdishme, e frytet e vendit do të jenë krenaria dhe bukuria e të mbijetuarve të Izraelit.+  Kushdo që mbetet në Sion dhe që lihet në Jerusalem do të quhet i shenjtë,* po, të gjithë ata në Jerusalem që janë shënuar për të jetuar.+  Kur Jehovai të lajë ndyrësinë* e banorëve të Sionit+ dhe të shpëlajë gjakun e derdhur në Jerusalem, me anë të forcës së gjykimit dhe të shkrumbimit,*+  Jehovai do të krijojë mbi tërë malin Sion dhe mbi vendin e asambleve një re tymi ditën dhe një zjarr flakërues natën;+ i tërë vendi i lavdishëm do të jetë i mbrojtur.  Atje do të ketë një strehë* që të bëjë hije gjatë të nxehtit të ditës+ dhe për t’u strehuar e për t’u mbrojtur nga stuhitë e nga shirat.+

Shënime në fund të faqes

Domethënë, poshtërimi ngaqë ishin të pamartuara e pa fëmijë.
Fjalë për fjalë «jashtëqitjet».
Ose «të spastrimit».
Ose «kasolle».