Isaia 32:1-20

  • Një mbret dhe princat do të qeverisin për të siguruar drejtësinë e vërtetë (1-8)

  • Paralajmërohen gratë moskokëçarëse (9-14)

  • Bekimet që sjell fryma e Perëndisë (15-20)

32  Ja, një mbret+ do të mbretërojë për të siguruar të drejtën,+dhe princat do të qeverisin për të siguruar drejtësinë.   Secili do të jetë si një strehë për t’u mbrojtur nga eradhe si një vend për t’u fshehur* nga shtrëngata,si rrëke uji në një vend të thatë,+si hija e një shkrepi të madh në një tokë të zhuritur.   Atëherë sytë e atyre që shohin, nuk do të mbyllen më,dhe veshët e atyre që dëgjojnë, do të kushtojnë vëmendje.   Zemra e atyre që janë të rrëmbyer, do të mendohet mirë e do të thellojë njohurinë. Madje edhe atyre që u mbahet goja, do t’u zgjidhet gjuha e do të flasin lirisht.+   I pamendi nuk do të quhet më zemërgjerë*dhe njeriu i pandershëm nuk do të quhet fisnik,   sepse i pamendi do të thotë marrëziradhe zemra e tij do të thurë të këqija,+që të nxitë apostazinë* dhe të thotë gënjeshtra kundër Jehovait,që ta lërë pa ngrënë të uriturin*dhe ta lërë pa pirë të eturin.   Taktikat e të pandershmit janë të këqija;+ai nxit një sjellje të turpshmeqë të rrënojë të përvuajturit me gënjeshtra,+madje edhe kur i varfri thotë të drejtën.   Por zemërbujari ka qëllime fisnike*dhe nuk heq dorë nga bujaria* e vet.   «O gra moskokëçarëse, çohuni, dëgjoni zërin tim! O bija të shkujdesura,+ vërjani veshin fjalëve të mia! 10  Kur të kalojë pak më shumë se një vit, ju o të shkujdesura, do të trembeni,sepse s’do të keni mbledhur asgjë kur të ketë përfunduar vjelja e rrushit.+ 11  Dridhuni, o gra moskokëçarëse! Trembuni, o të shkujdesura! Hiqini rrobatdhe vini në mes një copë thesi!*+ 12  Goditni kraharorin dhe vajtonipër arat e mrekullueshme dhe për hardhinë e frytshme, 13  sepse toka e popullit tim do të mbushet me gjemba e me driza,të cilat do të mbulojnë të gjitha shtëpitë ku ka gëzim,po, qytetin e hareshëm.+ 14  Kullën e fortifikuar e kanë braktisur;qytetin e zhurmshëm e kanë lënë të shkretë.+ Ofelin+ dhe kullën e rojës i kanë shkretuar përgjithmonë,i kanë bërë një vend kënaqësie për gomarët e egër,dhe kullotë për kopetë,+ 15  derisa fryma e Perëndisë të vijë mbi ne,+dhe shkretëtira të shndërrohet në pemishtee pemishtja të konsiderohet si pyll.+ 16  Atëherë në shkretëtirë do të banojë drejtësiadhe në pemishte, e drejta.+ 17  Rezultati i drejtësisë së vërtetë do të jetë paqja,+dhe fryti i saj do të jetë qetësia dhe siguria e përhershme.+ 18  Populli im do të banojë në një vend paqësor,në banesa të sigurta e në vende të qeta.+ 19  Kurse pyllin do ta shkatërrojë breshridhe qyteti do të rrafshohet krejt. 20  Lum ju që mbillni farë përgjatë ujërave,dhe i nxirrni në fushë* demat e gomarët!»+

Shënime në fund të faqes

Ose «një strehë».
Ose «bujar».
Ose «të veprojë në një mënyrë që nuk tregon nderim».
Ose «shpirtin e të uriturit».
Ose «bujare».
Ose «fisnikëria».
Ose «i lini të lirë».