Isaia 30:1-33

  • Ndihma e Egjiptit është krejt e pavlerë (1-7)

  • Populli hedh poshtë fjalën profetike (8-14)

  • Fuqia qëndron në besimin tuaj (15-17)

  • Jehovai tregohet zemërmirë me popullin e tij (18-26)

    • Jehovai, Mësuesi i Madh (20)

    • «Kjo është udha» (21)

  • Jehovai ekzekuton gjykimin ndaj Asirisë (27-33)

30  Jehovai thotë: «Mjerë bijtë kokëfortë,+ata që thurin plane që nuk vijnë nga unë,+që lidhin aleanca,* por kundër vullnetit tim,*për t’i shtuar mëkatet njëri pas tjetrit.   Pa më pyetur,*+ ata zbresin në Egjipt+që të kenë mbrojtjen e faraonit*dhe që të gjejnë strehë nën hijen e Egjiptit.   Por mbrojtja e faraonit do të shndërrohet në turp për ju,kurse streha nën hijen e Egjiptit do të kthehet në poshtërim për ju.+   Se princat ndodhen në Zoan,+dhe të dërguarit kanë arritur në Hanes.   Të gjithë do të turpërohenpër një popull që nuk do t’u hyjë fare në punë,që s’jep asnjë ndihmë dhe nuk sjell asnjë dobi,por vetëm turp e poshtërim.»+  Shpallje kundër kafshëve të jugut.* Përmes një vendi vuajtjesh dhe vështirësish,me luanë, po, me luanë që ulërijnë,me nepërka e gjarpërinj helmues që hidhen si shigjetë,*ata e mbartin pasurinë mbi kurrizin e gomarëvedhe furnizimet mbi gungat e deveve. Por këto gjëra s’do t’i hyjnë në punë popullit,   sepse ndihma e egjiptianëve është krejt e pavlerë.+ Prandaj unë e quajta atë: «Rahabë*+ që rri kot.»   «Tani shko, shkruaje këtë në një pllakë në prani të tyre,po, shkruaje në një libër,+që të shërbejë për një ditë të ardhme,si dëshmi e përhershme.+   Se janë një popull rebel,+ bij mashtrues,+bij që nuk duan ta dëgjojnë ligjin* e Jehovait.+ 10  Ata u thonë parashikuesve: ‘Mos shikoni!’ U thonë edhe vegimtarëve: ‘Mos na thoni vegime* të vërteta.+ Na thoni gjëra që na pëlqejnë;* në vegim shihni iluzione.+ 11  Largohuni nga ajo udhë, lëreni atë shteg. Mos na e përmendni më të Shenjtin e Izraelit!’»+ 12  Prandaj kështu thotë i Shenjti i Izraelit: «Meqë e hidhni poshtë fjalën time,+besoni te gënjeshtrat e te mashtrimet,dhe mbështeteni tek ato,+ 13  ky faj do të bëhet për ju si një mur i lartë e i plasaritur,që është i fryrë dhe gati të bjerë. Ai do të shembet papritur, në një çast. 14  Do të copëtohet si qypi i madh i poçarit,do të thërrmohet kaq shumë, sa s’do të mbetet asnjë copëpër të marrë zjarr në vatërose për të marrë ujë nga një pellg.»* 15  Se kështu thotë Zotëria Sovran Jehova, i Shenjti i Izraelit: «Nëse ktheheni tek unë dhe rrini të qetë, atëherë do të shpëtoni;fuqia juaj qëndron në qetësinë dhe në besimin tuaj.»+ Por ju nuk deshët.+ 16  Përkundrazi thatë: «Jo, do t’ia mbathim me kuaj!» Prandaj do t’ia mbathni. «Mbi kuaj të shpejtë do të kalërojmë!»+ Atëherë ndjekësit tuaj do të jenë të shpejtë.+ 17  Një mijë do të dridhen prej kërcënimit të një të vetmi.+ Ju do t’ia mbathni prej kërcënimit të pesë vetave,derisa ata që do të mbeten nga ju, do të jenë si një shtyllë në majë të malit,si një sinjal* mbi kodër.+ 18  Por Jehovai mezi pret* që të tregohet zemërmirë me ju+dhe t’ju tregojë mëshirë,+sepse Jehovai është Perëndi i drejtësisë.+ Të lumtur janë të gjithë ata që e presin plot shpresë!*+ 19  Kur populli të banojë në Sion, në Jerusalem,+ nuk do të qash më.+ Me të dëgjuar klithmën tënde për ndihmë, ai do të tregohet zemërmirë me ty; po, sapo ta dëgjojë, ai do të të përgjigjet.+ 20  Ndonëse Jehovai do t’ju japë vuajtje si bukë dhe shtypje si ujë,+ Mësuesi yt i Madh nuk do të fshihet më, dhe ti do ta shohësh me sytë e tu Mësuesin tënd të Madh.+ 21  Ngado që të shkoni, djathtas ose majtas,+ do të dëgjoni* nga pas fjalët: «Kjo është udha.+ Ecni në të!» 22  Ju do të ndotni veshjen prej argjendi të shëmbëlltyrave tuaja të skalitura dhe veshjen prej ari të statujave tuaja prej metali.*+ Ju do t’i flakni ato si të ishin një copë e përdorur gjatë menstruacioneve, e do t’u thuash: «Zhdukuni prej këtej!»*+ 23  Ai do të dërgojë shi për farën që ke mbjellë,+ dhe toka do të japë bukë të bollshme e të shkëlqyer.*+ Atë ditë bagëtia jote do të kullotë në livadhe të gjera.+ 24  Gjedhët dhe gomarët që punojnë tokën, do të hanë tagji të përzier me lëpjetë, të pastruar e të hedhur në erë me lopatë e me sfurk. 25  Ditën e masakrës së madhe, kur të bien kullat, mbi çdo mal dhe kodër të lartë do të ketë rrëke dhe lumenj plot ujë.+ 26  Ditën që Jehovai do të fashojë kockën e thyer* të popullit të tij+ dhe do të shërojë plagën e rëndë të goditjes së tij,+ drita e hënës së plotë do të bëhet si drita e diellit, dhe drita e diellit do të jetë shtatë herë më e fortë,+ sa drita e shtatë ditëve. 27  Ja, emri i Jehovait po vjen nga larg,i ndezur nga zemërimi dhe i rrethuar me re të dendura. Buzët e tij janë plot indinjatëdhe gjuha e tij është si një zjarr që përpin.+ 28  Fryma e tij është si një përrua përmbytës që arrin deri në grykë,që vjen për t’i shoshitur kombet me shoshën e shkatërrimit*dhe për t’u vënë popujve një fre në nofulla+ që t’i çojë në rrugë të gabuar. 29  Por ju do të këndoni ashtu si këndoni natënkur përgatiteni* për një festë,+dhe do të keni gëzim në zemërsi ai që ecën nën tingujt e fyellit,ndërsa ngjitet në malin e Jehovait, Shkëmbit të Izraelit.+ 30  Me flakët e një zjarri që përpin,+me rrebesh,+ shtrëngatë e breshër,+Jehovai do të bëjë që të dëgjohet zëri i tij madhështor+dhe do të tregojë forcën e krahut të tij+ në kulmin e zemërimit.+ 31  Asirinë do ta pushtojë tmerri nga zëri i Jehovait;+ai do ta godasë me shkop.+ 32  Çdo goditje që Jehovai do t’i japë Asirisëme thuprën e ndëshkimit,do të shoqërohet me dajre e me harpa,+teksa ai lufton me krahun e vet kundër saj në betejë.+ 33  Se Tofeti*+ tashmë është përgatitur për të;është bërë gati edhe për mbretin.+ Ai* ka përgatitur një vend të thellë e të gjerë,të mbushur plot me dru e me zjarr. Fryma e Jehovait, si një përrua squfuri,do ta ndezë flakë.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «derdhin një libacion», ka të ngjarë t’i referohet bërjes së një marrëveshjeje.
Fjalë për fjalë «frymës sime».
Ose «Pa kërkuar fjalë nga goja ime».
Fjalë për fjalë «në kalanë e faraonit».
Fjalë për fjalë «të Negebit».
Fjalë për fjalë «gjarpërinj djegës që sulmojnë».
Ose «udhëzimin».
Fjalë për fjalë «lajka».
Një mundësi tjetër «një sternë».
Ose «shtyllë sinjalizuese».
Ose «po pret me durim».
Ose «me zjarr; me padurim».
Ose «veshët tuaj do të dëgjojnë».
Ose «të shtatoreve të derdhura».
Një mundësi tjetër «e do t’i quash ndyrësi».
Ose «të ushqyeshme e që të ngop».
Ose «shembjen».
Fjalë për fjalë «me shoshën e gjërave të kota».
Ose «shenjtëroheni».
Tofeti këtu përdoret në kuptim të figurshëm si një vend djegieje, si simbol i shkatërrimit.
Domethënë, Jehovai.