Isaia 3:1-26

  • Krerët e Judës mashtrojnë popullin (1-15)

  • Gjykohen bijat flirtuese të Sionit (16-26)

3  Ja, Zotëria i vërtetë, Jehovai i ushtrive,po i heq Jerusalemit dhe Judës çdo mbështetje e përkrahje: gjithë mbështetjen me bukë e ujë,+   të fuqishmin, luftëtarin, gjykatësin,profetin,+ fallxhorin, plakun,   kreun e 50-shes,+ fisnikun, këshilltarin,mjeshtrin e magjisë dhe hipnotizuesin e shkathët.+   Si princa do t’u jap djem,e njerëz të paqëndrueshëm do të sundojnë mbi ta.   Njerëzit do të shtypin njëri-tjetrin,secili shokun e vet.+ Djali do të sulmojë të moshuarindhe njeriu i papërfillshëm do të sfidojë fisnikun.+   Secili do ta kapë e do t’i thotë vëllait të vet në shtëpinë e të atit: «Mantelin e ke. Prandaj bëhu komandanti ynëe sundo mbi këtë grumbull rrënojash!»   Por ai do të kundërshtojë: «Nuk do t’jua fashoj unë plagët.* Nuk kam as ushqim, as veshje në shtëpi. Mos më vini mua komandant mbi popullin.»   Jerusalemi nuk mbahet dot në këmbëdhe Juda ka rënë,sepse flasin e veprojnë kundër Jehovait;ata rebelohen në praninë e tij të lavdishme.*+   Vetë shprehjet e fytyrës dëshmojnë kundër tyre;njësoj si banorët e Sodomës+flasin hapur për mëkatet e tyree nuk përpiqen t’i fshehin. Mjerë ata, sepse po i sjellin të keqen vetes! 10  Thuajuni të drejtëve se do t’u vejë mbarë;ata do të shpërblehen për veprat e tyre.*+ 11  Mjerë i ligu! Atij do t’i bjerë e keqja,sepse do ta pësojë siç ka trajtuar të tjerët! 12  Popullin tim e keqtrajtojnë mbikëqyrësit e rreptëdhe gratë sundojnë mbi të. O populli im, krerët e tu po të hallakatin,po të ngatërrojnë e po të çojnë në shtigje të gabuara.+ 13  Jehovai po zë vend për të paraqitur akuzën;ngrihet që të japë vendimin për popujt. 14  Jehovai do t’i akuzojë e do t’i gjykojë pleqtë dhe princat e popullit të tij. «Ju i bëtë shkrumb vreshtat. Në shtëpitë tuaja gjendet ajo që i grabitët të varfrit.+ 15  Si guxoni ta shtypni popullin tim dhe të dërrmoni të varfrit?!»,+​—thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive. 16  Jehovai thotë: «Bijat e Sionit janë fodulledhe ecin kokëpërpjetë,*hedhin shikime flirtuese teksa ecin lehtë-lehtëdhe byzylykët e këmbëve u tringëllijnë. 17  Prandaj Jehovai do t’ua mbushë kokën me dregëza bijave të Sionit. Jehovai do të bëjë që të mbeten pa flokë.*+ 18  Atë ditë Jehovai do t’ua heqë zbukurimet: byzylykët e këmbëve, rrathët e kokës, zbukurimet në formë gjysmëhëne,+ 19  vathët,* byzylykët dhe vellot, 20  shamitë e kokës, zinxhirët e vegjël të këmbëve,* rripat e kraharorit,*mbajtëset e parfumit* dhe hajmalitë,* 21  unazat e gishtave dhe të hundës, 22  rrobat për raste të veçanta, veshjet e sipërme, mantelet dhe çantat e vogla, 23  pasqyrat e dorës,+ veshjet prej linoje,*çallmat dhe vellot. 24  Në vend të vajit të balsamit,+ do të ketë erë kalbësire;në vend të rripit të mesit, litar;në vend të flokëve të krehur bukur, do të mbeten pa flokë;+në vend të veshjes luksoze, copë thesi;*+në vend të bukurisë, një damkë zjarri.* 25  Njerëzit e tu do të vdesin nga shpatadhe burrat e tu të fuqishëm do të bien në betejë.+ 26  Në portat e qytetit do të vajtojnë e do të pikëllohen;+si një grua e mjerë, Sioni do të ulet përtokë.»+

Shënime në fund të faqes

Ose «Nuk do të bëhem shëruesi juaj».
Fjalë për fjalë «në sy të lavdisë së tij».
Fjalë për fjalë «do të shijojnë frytin e veprave të tyre».
Fjalë për fjalë «me qafën (gushën) të tendosur».
Ose «do t’ua zbulojë ballin».
Ose «varëset».
Zinxhirë të vegjël që lidhin të dyja kyçet e këmbëve.
Ose «jelekët».
Fjalë për fjalë «shtëpitë e shpirtit».
Ose «hajmalitë prej guaske».
Ose «të brendshmet».
Domethënë, një shenjë që u bëhej me djegie në trup skllevërve ose të burgosurve.