Isaia 29:1-24

  • Mjerë Arieli! (1-16)

    • Dënohet adhurimi që bëhet veç me fjalë (13)

  • Të shurdhrit do të dëgjojnë; të verbrit do të shohin (17-24)

29  «Mjerë Arieli,* Arieli, qyteti ku fushoi Davidi!+ Vazhdoni vit pas viti;mbajini të gjitha festat+ njëra pas tjetrës.   Por unë do t’i shkaktoj vuajtje Arielit,+dhe për të do të qajnë e do të vajtojnë,+e për mua ai do të jetë si vatër e altarit të Perëndisë.+   Unë do të fushoj kundër teje në të gjitha anët,do të të rrethoj me hunjdhe do të ngre kundër teje rrethimin.+   Ty do të të poshtërojnë;do të flasësh nga toka,dhe fjalët e tua do t’i mbytë pluhuri. Zëri yt do të vijë nga toka+si zëri i një mediumi,*dhe fjalët e tua do të dëgjohen si pëshpëritje nga pluhuri.   Turma e armiqve* të tu do të bëhet pluhur e hi,+turma e tiranëve do të bëhet si byku që era e merr tutje.+ Kjo do të ndodhë befas, në një çast.+   Jehovai i ushtrive do ta kthejë vëmendjen nga ti për të të çliruarme bubullima, me tërmete dhe me zhurmë të fortë,me erë shtrëngate e me furtunë, si dhe me flakën e një zjarri që përpin.»+   Atëherë turma e të gjitha kombeve që luftojnë kundër Arielit+​—të gjithë ata që luftojnë kundër tij,kullat e rrethimit të ngritura kundër tijdhe ata që i shkaktojnë vuajtje—​do të bëhen veçse një ëndërr, një vegim* nate.   Po, do të ndodhë si me një të uritur që ëndërron sikur po ha,por zgjohet i uritur,*dhe si me një të etur që ëndërron sikur po pi,por zgjohet i lodhur dhe i etur.* Kështu do t’i ndodhë turmës së të gjitha kombeveqë luftojnë kundër malit Sion.+   Shtanguni e habituni!+ Verbohuni e mos shihni!+ Ata janë dehur, por jo me verë. U merren këmbët, por jo nga alkooli. 10  Se Jehovai ju ka futur në një gjumë të thellë;+ai ka mbyllur sytë tuaj, profetët,+dhe ka mbuluar kokat tuaja, vegimtarët.+ 11  Çdo vegim është për ju si fjalët e një libri të vulosur.+ Kur ia japin librin dikujt që di të lexojë dhe i thonë: «Të lutem, lexoje me zë këtë», ai thotë: «Nuk e lexoj dot, se është i vulosur.» 12  Kur ia japin librin dikujt që nuk di të lexojë dhe i thonë: «Të lutem, lexoje me zë këtë», ai thotë: «Unë s’di të lexoj fare.» 13  Jehovai thotë: «Ky popull më afrohet veçse me fjalëe më nderon veçse me buzë,+por zemra e tyre është larguar shumë nga unë,dhe më adhurojnë duke u bazuar* veçse në urdhërime njerëzish.+ 14  Prandaj, unë do të bëj përsëri gjëra të mrekullueshme për këtë popull,+do të bëj mrekulli pas mrekullie. Mençuria e të mençurve do të marrë fund,dhe dituria* e të maturve do të fshihet.»+ 15  Mjerë ata që bëjnë çmos t’i fshehin planet* e tyre nga Jehovai.+ Në një skutë të errët i kryejnë veprat e tyrendërkohë që thonë: «E kush na sheh? Kush e di çfarë po bëjmë?»+ 16  Sa të mbrapshtë jeni!* A duhet të konsiderohet poçari njësoj si argjila?+ Po diçka e bërë, a duhet të thotë për bërësin e vet: «Nuk më bëri ai.»+ Po diçka e formuar, a thotë për formuesin e vet: «Ai s’kupton fare.»+ 17  Edhe pak kohë, e Libani do të kthehet në pemishte,+kurse pemishtja do të konsiderohet një pyll.+ 18  Atë ditë të shurdhrit do t’i dëgjojnë fjalët e librit,dhe sytë e të verbërve, dikur në terr e në errësirë, do të shohin.+ 19  Zemërbutët do të gëzojnë shumë për shkak të Jehovait,dhe të varfrit do të jenë të gëzuar për shkak të të Shenjtit të Izraelit.+ 20  Se tiranit do t’i vijë fundi,mburracaku do të marrë funddhe do të shfarosen të gjithë ata që rrinë gati të bëjnë të keqen,+ 21  ata që me gënjeshtra i nxjerrin të tjerët fajtorë,që ngrenë gracka për atë që bën mbrojtjen* te porta+dhe që me argumente boshe ia mohojnë drejtësinë të drejtit.+ 22  Prandaj Jehovai, ai që shpengoi* Abrahamin,+ i thotë kështu shtëpisë së Jakobit: «Jakobi nuk do të turpërohet mëdhe fytyra nuk do t’i zverdhet më.*+ 23  Se kur të shohë mes tij fëmijët e vet,veprën e duarve të mia,+do të shenjtërojnë emrin tim;po, do të shenjtërojnë të Shenjtin e Jakobit,dhe do të kenë nderim të thellë për Perëndinë e Izraelit.+ 24  Ata që kanë një frymë rebele, do të fitojnë aftësi për të kuptuar,dhe ata që ankohen, do ta pranojnë udhëzimin.»

Shënime në fund të faqes

Mund të ketë kuptimin «vatër e altarit të Perëndisë», e me sa duket i referohet Jerusalemit.
Ose «e të huajve».
Ose «zgjohet dhe shpirti i tij është bosh».
Ose «dhe shpirti i tij është i zhuritur».
Ose «dhe frikën nga unë e bazojnë».
Ose «aftësia për të kuptuar».
Ose «qëllimet».
Ose «Sa i shtrembëroni gjërat!»
Fjalë për fjalë «atë që korrigjon».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Domethënë, nga turpi dhe nga zhgënjimi.