Isaia 27:1-13

  • Jehovai vret leviathanin (1)

  • Këngë për Izraelin që krahasohet me një vresht (2-13)

27  Atë ditë Jehovai, me shpatën e tij të pathyeshme, të madhe e të fortë,+do të ndëshkojë leviathanin,* gjarprin që rrëshqet,po, gjarprin dredha-dredha,dhe do ta vrasë këtë përbindësh deti.   Këndojini asaj* atë ditë: «Një vresht me verë shkumëzuese!+   Unë, Jehovai, po e ruaj atë+dhe e ujis në çdo çast.+ Unë e ruaj ditë e natë,që askush të mos e dëmtojë.+   Nuk jam më i zemëruar me të.+ Nëse dikush më nxjerr ferra dhe barëra të këqija në betejë,unë do t’i shkel dhe do t’ua vë zjarrin të gjithave njëherësh.   Prandaj le të kapet fort pas kalasë sime,le të bëjë paqe me mua,po, le të bëjë paqe me mua.»   Në ditët që po vijnë, Jakobi do të lëshojë rrënjë,Izraeli do të lulëzojë e do të mbijë,+dhe do ta mbushë vendin me fryte.+   A duhet goditur siç bëri ai që e goditi?! A duhet vrarë siç u masakruan të vrarët e tij?!   Me një thirrje të frikshme, ti do ta thërrasësh në gjyq këtë komb e do ta përzësh. Ti do ta dëbosh me një erë të stuhishme në ditën e erës lindore.+   Kështu do të shlyhet faji i Jakobit,+dhe ky do të jetë rezultati i plotë kur t’i jetë hequr mëkati: ai do t’i bëjë tërë gurët e altarit si pluhur gëlqereje,dhe s’do të mbeten më shtylla të shenjta* e mbajtëse temjani,+ 10  sepse qyteti i fortifikuar do të shkretohet. Kullotat do të lihen e do të braktisen, si të ishin shkretëtirë.+ Atje viçi do të kullotë, do të shtrihete do të hajë degët.+ 11  Kur degëzat t’i thahen,do të vijnë gra që do t’i këputine do t’i përdorin për të ndezur zjarrin. Pa dyshim ky popull s’është i mençur,*+prandaj Bërësi i tij nuk do të ketë mëshirë për të,Ai që e formoi, nuk do të ndiejë keqardhje për të.+ 12  Atë ditë, Jehovai do ta shkundë frytin, që nga rrjedha e Lumit* deri te vadi* i Egjiptit,+ e do t’ju mbledhë njërin pas tjetrit, o popull i Izraelit.+ 13  Atë ditë, një bri i madh do të kumbojë,+ dhe ata që janë duke vdekur në Asiri+ bashkë me të shpërndarët në Egjipt,+ do të vijnë e do të përkulen para Jehovait në malin e shenjtë në Jerusalem.+

Shënime në fund të faqes

Me sa duket i referohet Izraelit, që këtu personifikohet nga një grua dhe krahasohet me një vresht.
Ose «është pa mend».
Domethënë, Eufrati.