Isaia 23:1-18

  • Shpallje kundër Tirit (1-18)

23  Shpallje për Tirin.+ Ulërini, o anije të Tarshishit,+sepse portin e kanë shkatërruar, e në të nuk mund të hyjnë më. Ky lajm u erdhi nga vendi i Kitimit.+   Heshtni, o banorë të bregdetit! Tregtarët nga Sidoni,+ ata që përshkojnë detin, ju kanë mbushur me të mira.   Drithi* i Shihorit*+ dhe të korrat e Nilit,​—burimi i të ardhurave të Tirit—​dërgoheshin përmes ujërave të shumta,duke u sjellë fitime kombeve.+   Të të vijë turp, o Sidon, o fortesë e detit,sepse deti tha: «S’kam pasur dhembje lindjeje dhe s’kam lindur,as kam rritur djem a vajza.»*+   Ashtu si ndodhi kur erdhi lajmi për Egjiptin,+edhe kur të vijë lajmi për Tirin, njerëzit do t’i pushtojë ankthi.+   Shkoni në Tarshish,ulërini, o banorë të bregdetit!   Ky qenka qyteti juaj që ngazëllonte shumë kohë më parë, që nga kohët e hershme?! Me këmbët e tij shkonte larg për të banuar.   Kush e ka vendosur këtë kundër Tirit,kundër atij që jepte kurora,tregtarët e të cilit ishin princadhe shitblerësit e të cilit nderoheshin në mbarë tokën?+   E ka vendosur vetë Jehovai i ushtrive,që t’i japë fund krenarisë që ndien Tiri për gjithë shkëlqimin e vet,që të poshtërojë gjithë të nderuarit e dheut.+ 10  Përshkoje vendin tënd si lumi Nil, o bijë e Tarshishit! Nuk ka më asnjë kantier* detar.+ 11  Ai e ka zgjatur dorën mbi det;i ka tronditur mbretëritë. Jehovai ka urdhëruar shfarosjen e fortesave të Fenikisë.+ 12  Ai thotë: «Nuk do të ngazëllosh më,+o virgjëreshë e shtypur e Sidonit. Ngrihu, shko në Kitim;+as atje nuk do të gjesh prehje.» 13  Ja, vendi i kaldeasve.+ Ky popull, dhe jo Asiria,+e ktheu atë në një vend për kafshët e rajoneve të shkreta. Ngriti kullat e tij të rrethimit,zhveshi krejt kullat e tij të fortifikuara.+ E katandisi në një grumbull rrënojash. 14  Ulërini, o anije të Tarshishit,sepse fortesën tuaj e shkatërruan!+ 15  Që nga ajo ditë, Tiri do të harrohet për 70 vjet,+ aq sa zgjat jeta* e një mbreti. Në fund të 70 vjetëve, Tirit do t’i ndodhë si në këngën e prostitutës: 16  «Merr një harpë, o prostitutë e harruar,bjeri qytetit rreth e qark. Luaj sa më bukure merrja shumë këngëve,që ata të mos të të harrojnë.» 17  Në fund të 70 vjetëve, Jehovai do ta drejtojë vëmendjen nga Tiri, i cili do t’u kthehet fitimeve të veta e do ta shesë veten si prostitutë me të gjitha mbretëritë që gjenden mbi faqen e dheut. 18  Por të ardhurat dhe fitimet e tij do të bëhen diçka e shenjtë për Jehovain. Ato nuk do të ruhen dhe as do të vihen mënjanë, sepse fitimet e tij do të përdoren për popullin e Jehovait, që të hanë derisa të ngopen dhe të vishen me rroba të zgjedhura.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «fara».
Domethënë, degë e lumit Nil.
Fjalë për fjalë «virgjëresha».
Një mundësi tjetër «port».
Fjalë për fjalë «ditët».