Isaia 18:1-7

  • Shpallje kundër Etiopisë (1-7)

18  Mjerë vendi i insekteve zukatësenë rajonin e lumenjve të Etiopisë!+   Nëpërmjet detit, nis të dërguarit e vetme anije papirusi dhe thotë: «Shkoni, o lajmëtarë të shpejtë,te një komb shtatlartë e lëkurëlëmuar,te një popull që ngjall frikë kudo,+një komb i fortë, që i pushton të tjerët,*tokën e të cilit e kanë marrë me vete lumenjtë.»   Të gjithë ju banorë të vendit dhe të tokësdo të shihni diçka si një sinjal* të ngritur mbi malee do të dëgjoni një tingull si ai i bririt.   Se kështu më tha Jehovai: «Unë do të rri i qetë dhe do të vështroj* vendin tim me themele të forta,e prania ime do të jetë si ngrohtësia e dritës së diellit,si vesa gjatë nxehtësisë së vjeljes,   sepse përpara vjeljes,kur lulëzimi ka përfunduar dhe lulja është bërë rrush i pjekur,duhen krasitur degëzat me kizëdhe duhen hequr dredhat e hardhisë.   Ato do të lihen të tëra për zogjtë grabitqarë të malevedhe për kafshët e tokës. Me to do të ushqehen zogjtë grabitqarë gjatë verësdhe të gjitha kafshët e tokës gjatë kohës së vjeljes.   Atë ditë, në vendin që mban emrin e Jehovait të ushtrive, në malin Sion,+Jehovait të ushtrive do t’i vijë një dhuratënga një popull shtatlartë e lëkurëlëmuar,nga një popull që ngjall frikë kudo,një komb i fortë, që i pushton të tjerët,*tokën e të cilit e kanë marrë me vete lumenjtë.»

Shënime në fund të faqes

Ose «një komb që ka forcë dhe i shtyp të tjerët».
Ose «shtyllë sinjalizuese».
Një mundësi tjetër «do të vështroj nga».
Ose «një komb që ka forcë dhe i shtyp të tjerët».