Isaia 15:1-9

  • Shpallje kundër Moabit (1-9)

15  Shpallje kundër Moabit.+ Meqë u plaçkit brenda një nate,Ari+ i Moabit mori fund. Meqë u plaçkit brenda një nate,Kiri+ i Moabit mori fund.   Është ngjitur në tempull* dhe në Dibon,+në vendet e larta,* që të qajë. Moabi ulërin për Nebon+ dhe për Medebën.+ Tërë kokat janë rruajtur;+ çdo mjekër është hequr.+   Nëpër rrugët e tij, njerëzit janë veshur me copë thesi.* Mbi tarraca e nëpër sheshe të gjithë ulërijnëdhe zbresin duke qarë.+   Heshboni dhe Elealehu+ thërrasin;zëri u dëgjohet deri në Jahaz.+ Prandaj burrat e armatosur të Moabit vazhdojnë të bërtasin. Ai po dridhet.   Zemra ime qan për Moabin. Të arratisurit e tij kanë arritur deri në Zoar+ dhe në Eglath-Shelishijah.+ Të përpjetën e Luhitit e ngjitin duke qarë,rrugës për në Horonaim ulërijnë për katastrofën.+   Se ujërat e Nimrimit janë shteruar,bari i njomë është tharë; s’ka më as bar, as gjelbërim.   Prandaj i marrin me vete tepricat dhe pasuritë;ata kalojnë matanë luginës* së plepave.   Klithma jehon anembanë territorit të Moabit.+ Ulërima arrin deri në Eglaim;ulërima arrin deri në Ber-Elim,   sepse ujërat e Dimonit janë mbushur me gjak. Unë do të sjell mbi Dimonin diçka edhe më të keqe: një luan për ata që ia mbathin nga Moabidhe për ata që do të mbeten në vend.+

Shënime në fund të faqes

Ose «në shtëpi».
Ose «vadit». Shih Fjalorthin.