Isaia 14:1-32

  • Izraeli do të banojë në vendin e vet (1, 2)

  • Tallje kundër mbretit të Babilonisë (3-23)

    • Ai që shkëlqente, do të bjerë nga qielli (12)

  • Dora e Jehovait do të dërrmojë asirianin (24-27)

  • Shpallje kundër Filistisë (28-32)

14  Jehovai do t’i tregojë mëshirë Jakobit+ dhe do ta zgjedhë përsëri Izraelin.+ Ai do t’i vendosë* në tokën e tyre,+ dhe të ardhurit do të bashkohen me ta e do të lidhen me shtëpinë e Jakobit.+  Popujt do t’i marrin ata* e do t’i kthejnë në vendin e vet, dhe shtëpia e Izraelit do t’i bëjë këta popuj shërbëtorë e shërbëtore+ në tokën e Jehovait; do të robërojnë ata që i mbanin robër dhe do të mbajnë të nënshtruar ata që i shtrëngonin të punonin.*  Ditën kur Jehovai të të japë prehje nga dhembja, nga vuajtjet dhe nga skllavëria e rëndë në të cilën të nënshtruan,+  ti do të thuash këtë proverb kundër mbretit të Babilonisë:* «Oh, çfarë fundi i erdhi atij që i shtrëngonte të tjerët të punonin!* Oh, çfarë fundi i erdhi shtypjes!+   Jehovai e theu thuprën e të ligjve,bastunin e sundimtarëve,+   ata që i goditnin pareshtur e me furi popujt,+ata që i nënshtronin kombet gjithë zemërim duke i përndjekur pa mëshirë.+   Mbarë toka ka gjetur prehje dhe s’ka më shqetësim. Njerëzit lëshojnë britma gëzimi.+   Edhe dëllinjat dhe cedrat e Libanitjanë gëzuar për atë që të ndodhi ty,e thonë: ‘Që kur ke rënë ti,asnjë druvar nuk vjen më te ne.’   Edhe Varri* poshtë është vënë në lëvizjeqë të të takojë kur të hysh. Për ty i zgjon ata që dergjen të pafuqishëm në vdekje,tërë udhëheqësit shtypës* të tokës. Gjithë mbretërit e kombeve i ngre nga fronet. 10  Të tërë ata marrin fjalën dhe të thonë: ‘Edhe ti qenke bërë i dobët si ne?! Qenke bërë si ne?! 11  Në Varr* u vërvitën krenariadhe tingujt e instrumenteve të tua me tela.+ Vemjet u bënë shtrati yt,dhe krimbat u bënë mbulesa jote.’ 12  Si re nga qielli,o bir i agimit, ti që shkëlqeje! Si u hodhe përtokë,ti që mposhtje kombet!+ 13  Ti thoshe me vete:* ‘Do të ngjitem në qiej.+ Do ta ngre fronin tim mbi yjet e Perëndisë+dhe do të ulem në malin e takimit,*në viset më të thella të veriut.+ 14  Unë do të ngjitem mbi retë e larta;do të bëhem i ngjashëm me Më të Lartin.’ 15  Përkundrazi, do të vërvitesh në Varr,*në pjesët më të thella të gropës. 16  Ata që do të të shikojnë, do të t’i ngulin sytë,do të të vështrojnë me kujdes dhe do të thonë: ‘Ky është njeriu që e bënte tokën të dridhejdhe mbretëritë të tronditeshin,+ 17  që e shkretoi botëndhe shkatërroi qytetet e saj,+që nuk i linte të ktheheshin në shtëpi të burgosurit e vet?!’+ 18  Të gjithë mbretërit e tjerë të kombeve,po, që të gjithë, prehen në lavdi,secili në varrin* e tij. 19  Kurse ty, si një filiz* të pështirë,të kanë flakur tutje pa varr,si një kufomë të shkelur,të mbështjellë me të vrarët nga shpata,që i hedhin në një gropë e i mbulojnë me gurë. 20  Ty s’do të të varrosin me mbretërit,sepse shkatërrove vendin tënddhe vrave popullin tënd. Pasardhësit e keqbërësve nuk do të përmenden më kurrë. 21  Bëni gati një trung që bijtë e tij të ekzekutohen,për fajin e paraardhësve të tyre,dhe të mos ngrihen e të shtien në dorë tokëne ta mbushin me qytete.» 22  «Unë do të ngrihem kundër tyre,+​—thotë Jehovai i ushtrive. Do t’ia shuaj emrin Babilonisë, si dhe ata që i kanë mbetur, pasardhësit dhe brezat e ardhshëm,+​—thotë Jehovai. 23  Do ta kthej në fole ferrëgjatësh* dhe në moçalishte. Do ta fshij me fshesën e shfarosjes»,+​—thotë Jehovai i ushtrive. 24  Jehovai i ushtrive është betuar: «Siç kam ndër mend, ashtu do të ndodhë,dhe siç kam vendosur, ashtu do të bëhet. 25  Do ta dërrmoj asirianin në vendin timdhe do ta shtyp në malet e mia.+ Zgjedha e tij do të hiqet nga populli imdhe ngarkesa e tij do të hiqet nga kurrizi i tyre.»+ 26  Kjo është vendosur* kundër gjithë tokës,dhe kjo është dora që është ngritur kundër* tërë kombeve. 27  Përderisa Jehovai i ushtrive e ka marrë vendimin,kush mund ta anulojë?+ Përderisa e ka ngritur dorën,kush mund t’ia kthejë mbrapsht?+ 28  Vitin kur vdiq mbreti Akaz,+ u bë kjo shpallje: 29  «Mos gëzoftë asnjë prej banorëve të tu, o Filisti,vetëm ngaqë u thye shkopi i atij që të godiste. Se nga pasardhësi* i gjarprit+ do të dalë një gjarpër helmues,+e pasardhësi i tij do të jetë një gjarpër helmues që hidhet si shigjetë.* 30  Ndërkohë që të parëlindurit e të munduarve do të kenë ushqimdhe të varfrit do të shtrihen të sigurt,unë do të bëj që populli yt* të vdesë nga zia e bukës,e çfarë mbetet prej teje, do të vritet.+ 31  Ulëri, o portë! Thërrit për ndihmë, o qytet! Ty do të të lëshojë zemra, o Filisti! Se nga veriu po afrohet një re tymidhe askush nuk ngelet prapa në radhët e armikut.» 32  E ç’përgjigje do t’u jepet lajmëtarëve të kombit? Që Jehovai ka hedhur themelet e Sionit,+dhe të munduarit e popullit të tij do të gjejnë strehë atje.

Shënime në fund të faqes

Ose «do t’u japë prehje».
Domethënë, izraelitët.
Ose «mbikëqyrësit e rreptë».
Ose «do të tallesh me mbretin e Babilonisë».
Ose «i erdhi mbikëqyrësit të rreptë!»
Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «cjeptë».
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «thoshe në zemër».
Ose «në malin e mbledhjes».
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «shtëpinë».
Ose «degë».
Një brejtës i madh që ka në kurriz gjemba të gjatë.
Fjalë për fjalë «këshilla që është këshilluar».
Ose «që është gati të godasë».
Fjalë për fjalë «rrënja».
Fjalë për fjalë «gjarpër djegës që sulmon».
Fjalë për fjalë «rrënja jote».