Hozea 8:1-14

  • Korrin pasojat e idhujtarisë (1-14)

    • Erë mbjellin, shtrëngatë korrin (7)

    • Izraeli e ka harruar Bërësin e tij (14)

8  «Bjerini bririt!+ Dikush vjen si shqiponjë kundër shtëpisë së Jehovait,+sepse ata kanë shkelur besëlidhjen time+ dhe kanë mëkatuar kundër ligjit tim.+   Ata më thërrasin: ‘O Perëndia ynë, ne, Izraeli, të njohim!’+   Izraeli e ka hedhur poshtë të mirën.+ Le ta ndjekë armiku.   Ata kanë vendosur mbretër, por jo me miratimin tim. Kanë vënë princa, por unë nuk i miratova. Me argjendin dhe arin e tyre kanë bërë idhuj+për shkatërrimin e vetes.+   Viçi yt është hedhur poshtë, o Samari.+ Zemërimi im është ndezur kundër tyre.+ Edhe sa kohë duhet që të bëheni sërish të pastër?!*   Se ky viç ishte nga Izraeli. Një artizan e bëri, dhe s’është Perëndi;viçi i Samarisë do të bëhet copë-copë.   Erë po mbjellin,dhe erë shtrëngate do të korrin.+ Asnjë kalli nuk jep kokrra të pjekura.+Çfarëdo që të mbijë, nuk do të japë miell. Edhe nëse jep prodhim, do ta gllabërojnë të huajt.*+   Izraelin do ta gllabërojë armiku.+ Tani ata do të jenë mes kombeve+si një enë e padëshirueshme,   sepse u ngjitën në Asiri+ si një gomaricë e egër dhe e vetmuar. Efraimi mori dashnorë me pagesë.+ 10  Edhe pse i marrin me pagesë mes kombeve,tani unë do t’i mbledh;ata do të fillojnë të vuajnë+ për shkak të barrës që u kanë vënë mbreti dhe princat, 11  sepse Efraimi i ka shtuar altarët, që të mëkatojë.+ Ata i përdorin altarët për të mëkatuar.+ 12  Shkrova për të shumë ligje,*por ato u konsideruan si diçka e huaj.+ 13  Më ofrojnë flijime dhe hanë mishin,por unë, Jehovai, nuk kënaqem fare me to.+ Tani unë do ta kujtoj fajin e tyre dhe do t’i ndëshkoj për mëkatet e tyre.+ Ata janë kthyer* në Egjipt.+ 14  Izraeli e ka harruar Bërësin e tij+ dhe ka ndërtuar tempuj,+kurse Juda i ka shtuar qytetet e fortifikuara.+ Por unë do të dërgoj zjarr në qytetet e saj,që do të përpijë kullat e secilit qytet.»+

Shënime në fund të faqes

Ose «që të arrini pafajësinë?!»
Ose «të panjohurit».
Ose «udhëzime».
Një mundësi tjetër «Ata do të kthehen».