Hozea 7:1-16

  • Përshkruhet ligësia e Efraimit (1-16)

    • S’ka shpëtim nga rrjeta e Perëndisë (12)

7  «Sa herë që dua t’i sjell shërim Izraelit,del në shesh faji i Efraimit+ dhe ligësia e Samarisë,+ sepse ata merren me mashtrime;+hajdutët vjedhin nëpër shtëpi dhe bandat e kusarëve plaçkitin rrugëve.+   Por as që u shkon fare ndër mend* se unë do të kujtoj gjithë ligësinë e tyre.+ Veprimet e tyre i kanë zënë në lak;ato janë pikërisht para fytyrës sime.   Me ligësinë e tyre gëzojnë mbretindhe me mashtrimet e tyre princat.   Ata janë të gjithë kurorëshkelësdhe digjen si një furrë e ndezur nga bukëpjekësi,i cili pushon së trazuari zjarrin ndërsa zë brumin dhe pret që ky të vijë.   Në ditën e festës së mbretit tonë, princat janë sëmurur—janë tërbuar për shkak të verës.+ Ai u ka dhënë dorën tallësve.   Zemra u digjet si një furrë;*bukëpjekësi i tyre fle gjithë natën;në mëngjes furra djeg si një zjarr flakërues.   Të gjithë janë të nxehtë si një furrëdhe i përpijnë sundimtarët* e tyre. Mbretërit e tyre kanë rënë të tërë;+asnjëri nga ata s’më thërret.+   Efraimi përzihet me kombet.+ Efraimi është bërë si një kulaç i pjekur vetëm nga njëra anë.   Fuqinë ia kanë përpirë të panjohurit,+ por ai as që e di. Koka i është zbardhur nga thinjat, por ai as që e vëren. 10  Izraeli, me krenarinë e tij, ka dëshmuar kundër vetes,+por, pavarësisht nga kjo, ata nuk janë kthyer te Jehovai, Perëndia i tyre,+e as nuk e kanë kërkuar. 11  Efraimi është si një pëllumb mendjelehtë që i mungon gjykimi i mirë.*+ Kanë thirrur Egjiptin;+ kanë shkuar tek Asiria.+ 12  Ngado që të shkojnë, unë do të hedh mbi ta rrjetën time. Do t’i rrëzoj si zogjtë e qiellit. Do t’i disiplinoj* sipas paralajmërimit që i dhashë asamblesë së tyre.+ 13  Mjerë ata, sepse ia kanë mbathur nga unë! Rrënim për ta, sepse kanë kryer shkelje* kundër meje! Isha gati t’i shpengoja,* por ata kanë thënë gënjeshtra kundër meje.+ 14  Nuk më thirrën për ndihmë me gjithë zemër,+edhe pse ulërinin në shtratin e tyre. Për të pasur drithë e verë të re, pritnin veten;u kthyen kundër meje. 15  Edhe pse i disiplinova dhe ua forcova krahët,ata janë kundër meje dhe thurin të këqija. 16  Ndryshuan udhë, por nuk u kthyen te diçka më e lartë;*ishin po aq të pabesë sa ç’është një hark i shtendosur.+ Princat e tyre do të bien të vdekur nga shpata për faj të gjuhës së tyre sfiduese. Për këtë do të bëhen gazi i botës në vendin e Egjiptit.»+

Shënime në fund të faqes

Ose «nuk thonë në zemër».
Një mundësi tjetër «Zemra e tyre është si një furrë teksa afrohen me intrigat e tyre».
Fjalë për fjalë «gjykatësit».
Fjalë për fjalë «pa zemër».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Domethënë, te një formë adhurimi shumë e lartë.