Hozea 4:1-19

  • Çështja ligjore e Jehovait kundër Izraelit (1-8)

    • Në vend s’ka njohuri për Perëndinë (1)

  • Idhujtaria dhe sjellja imorale e Izraelit (9-19)

    • Sjellja imorale të largon nga udha e drejtë (12)

4  Dëgjoni çfarë thotë Jehovai, o popull i Izraelit,sepse Jehovai ka një çështje ligjore kundër banorëve të vendit,+pasi në vend s’ka as të vërtetë, as dashuri besnike, as njohuri për Perëndinë.+   Janë përhapur betimet e rreme, gënjeshtrat,+ vrasjet,+ vjedhjet dhe kurorëshkeljet.+Është derdhur gjak mbi gjak.+   Ja pse vendi do të mbajë zi+dhe çdo banor i tij do të marrë fund. Kafshët e egra të fushës dhe zogjtë e qiellit,madje edhe peshqit e detit, do të ngordhin.   «Megjithatë, askush të mos ngrihet kundër teje a të të korrigjojë,+sepse ti je si ata që ngrihen kundër një prifti.+   Ti do të pengohesh në mes të ditës ashtu si pengohet dikush natën,e bashkë me ty do të pengohet edhe profeti. Unë do t’ia mbyll gojën* nënës sate.   Popullit tim do t’ia mbyll gojën,* sepse nuk më njeh. Meqë ti ke hedhur poshtë njohurinë,+ edhe unë do të të hedh poshtë dhe ti nuk do të më shërbesh më si prift. Meqë ti e ke harruar ligjin* e Perëndisë tënd,+edhe unë do t’i harroj bijtë e tu.   Sa më shumë shtoheshin, aq më shumë mëkatonin kundër meje.+ Lavdinë e tyre do ta kthej në çnderim.*   Ata ushqehen me mëkatin e popullit timdhe nuk kanë të ngopur me* fajin e tij.   Për popullin do të jetë njësoj si për priftin. Unë do t’u kërkoj llogari për udhët e tyredhe do të sjell mbi ta pasojat e veprimeve të tyre.+ 10  Do të hanë, por s’do të ngopen.+ Do të sillen si prostituta,* por nuk do të shtohen,+sepse nuk e kanë respektuar fare Jehovain. 11  Prostitucioni,* vera e vjetër dhe vera e reta heqin motivin për të bërë atë që është e drejtë.*+ 12  Populli im pyet idhujt prej druridhe vepron sipas asaj që u tregon shkopi i tyre.* Atyre u rri mendja te prostitucioni,* prandaj largohen nga rruga e drejtëdhe, për shkak të prostitucionit të tyre,* refuzojnë t’i nënshtrohen Perëndisë së tyre. 13  Bëjnë flijime në majat e maleve+dhe në kodra paraqitin tymin e blatimeve,nën pemën e lisit, nën pemën e stiraksit* dhe nën çdo pemë të madhe,+sepse hija e tyre është e mirë. Ja pse vajzat tuaja kryejnë prostitucion*dhe nuset tuaja kryejnë kurorëshkelje. 14  Unë nuk do t’u kërkoj llogari vajzave tuaja për prostitucionin* e tyredhe as nuseve tuaja për kurorëshkeljet,sepse burrat ikin me prostitutatdhe bëjnë flijime me prostitutat e tempullit. Ky popull pa mend+ do të shkatërrohet. 15  Edhe pse ti kryen prostitucion,* o Izrael,+të paktën të mos bëhet fajtore edhe Juda.+ Mos ejani as në Gilgal,+ as në Beth-Aven+e mos u betoni: ‘Siç është e vërtetë që Jehovai rron!’+ 16  Se Izraeli është bërë kokëfortë si bualli.+ Mos do ta kullotë tani Jehovai si një dash të ri në kullotë të hapur?!* 17  Efraimi është bashkuar me idhujt.+ Lëreni! 18  Pasi i mbaron birra,*sillet si prostitutë.* Sundimtarët* e tij e duan fort çnderimin.+ 19  Era do ta hedhë tutje,dhe atij do t’i vijë turp për flijimet e veta.»

Shënime në fund të faqes

Ose «do ta zhduk».
Ose «do ta zhduk».
Ose «udhëzimin».
Një mundësi tjetër «Lavdinë time e kanë këmbyer me çnderim».
Ose «shpirti i tyre dëshiron». Shih Fjalorthin, «Shpirti».
Ose «Do të zhyten në imoralitet; do të kenë marrëdhënie seksuale me shumë persona».
Ose «Imoraliteti; Marrëdhëniet seksuale me shumë persona».
Fjalë për fjalë «të heqin zemrën».
Ose «shkopi i fallxhorëve».
Ose «imoraliteti; marrëdhëniet seksuale me shumë persona». Fjalë për fjalë «frymë prostitucioni».
Ose «të imoralitetit; të marrëdhënieve seksuale me shumë persona».
Një pemë me lule të bukura e me aromë të këndshme.
Ose «imoralitet; marrëdhënie seksuale me shumë persona».
Ose «imoralitetin; marrëdhëniet seksuale me shumë persona».
Ose «imoralitet; marrëdhënie seksuale me shumë persona».
Fjalë për fjalë «një vend të hapur».
Ose «birra e grurit».
Ose «zhytet në imoralitet; kryen marrëdhënie seksuale me shumë persona».
Fjalë për fjalë «mburojat».