Hozea 14:1-9

  • Thirrje për t’u kthyer te Jehovai (1-3)

    • Ofrojnë lëvdimin e buzëve (2)

  • Jobesnikëria e Izraelit shërohet (4-9)

14  Kthehu, o Izrael, te Jehovai, Perëndia yt,+sepse ti je penguar për shkak të fajit tënd.   Kthehuni te Jehovai me këto fjalëdhe i thoni: «Na e fal fajin,+ prano atë që është e mirë,dhe ne do të të ofrojmë lëvdimin e buzëve tona,+ njësoj si do të të ofronim dema të rinj.*   Asiria nuk do të na shpëtojë.+ Nuk do t’u hipim kuajve.+ Nuk do t’i themi më ‘O Perëndia ynë!’ veprës së duarve tona,sepse ti je ai që i tregon mëshirë jetimit.»+   «Unë do t’ua shëroj jobesnikërinë.+ Do t’i dua me vullnetin tim të lirë,+sepse zemërimi im është larguar prej tyre.+   Unë do të bëhem si vesa për Izraelin. Ai do të lulëzojë si zambakudhe do t’i lëshojë rrënjët si pemët e Libanit.   Do t’i përhapen degëzatdhe shkëlqimi i tij do të jetë si ai i pemës së ullirit,ndërsa aroma si ajo e pemës së Libanit.   Ata do të banojnë sërish nën hijen e Tij. Do të kultivojnë drithë dhe do të lëshojnë sythe si hardhia.+ Fama e Tij do të jetë si ajo e verës së Libanit.   Efraimi do të thotë: ‘Ç’punë kam unë me idhujt?’+ Unë do t’i përgjigjem dhe do të kujdesem për të.+ Unë do të jem si një pemë dëllinje e harlisur. Nga unë do të dalë fryt për ty.»   Kush është i mençur? Le t’i kuptojë këto gjëra. Kush është i matur? Le t’i dallojë ato,sepse udhët e Jehovait janë të ndershme+dhe në to do të ecin të drejtët,kurse shkelësit do të pengohen.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «do të të japim demat e rinj të buzëve tona».